Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Miteva: Qeveria e shqyrtoi mendimin e MD-së, e obligoi atë të dorëzojë propozim për shkarkimin e prokurorit publik, të cilin Qeveria do ta dorëzojë te Këshilli i Prokurorëve Publik

18/02/2025
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Si Qeveri, duam ta informojmë opinionin se në mbledhjen e sotme u shqyrtua mendimi i Ministrisë së Drejtësisë, pas së cilit Qeveria hapi një diskutim serioz.

Duke vepruar në bazë të konkluzionit të miratuar në mbledhjen e mëparshme qeveritare, me të cilin e obliguam Ministrinë e Drejtësisë të ndërmarrë veprimet për fillimin e procedurës për shkarkimin e Prokurorit Publik, Ministria e Drejtësisë dorëzoi një mendim në të cilin janë evidentuar gjendjet e mëposhtme: Së pari: është dëmtuar reputacioni i institucionit që drejtohet nga Prokurori Publik, pasi ruajtja e reputacionit të institucionit është një detyrim që buron nga Ligji për Prokurorinë Publike, konkretisht neni 4, paragrafi 1.

Më tutje, i gjithë opinioni gjatë kësaj periudhe ka qenë dëshmitar i një sërë skandalesh, funksionimit të dëmtuar të Prokurorisë Publike, veprimeve të jashtëligjshme dhe korrupsionit, joefikasitetit dhe shkeljes së parimeve dhe pavarësisë në ushtrimin e funksioneve të prokurorëve.

Këto gjendje janë plotësisht në kundërshtim me detyrimet që rrjedhin nga kompetencat ligjore. Nuk bëhet fjalë vetëm për perceptimin e Qeverisë, por kjo është konstatuar edhe nga ekspertët edhe në raporte që përmbajnë tregues konkretë, të matshëm dhe objektivë. Në këtë drejtim, Qeveria vlerëson se kontributi i Prokurorit Publik për këto gjendje është i konsiderueshëm dhe është rezultat i një sërë mangësish dhe shkeljesh në veprimet e tij dhe në ushtrimin e funksionit.

Këto veprime, të cilat kanë shkaktuar pasoja të rënda në funksionimin e Prokurorisë Publike dhe përbëjnë një gabim profesional të rëndë të qëllimshëm dhe të pajustifikuar, janë argumentet ligjore me të cilat do të kërkojmë shkarkimin e Prokurorit Publik para përfundimit të mandatit. Për më tepër, si Qeveri vlerësojmë se Prokurori Publik, përveç përgjegjësisë ligjore, i nënshtrohet ose duhet t’i nënshtrohet edhe një përgjegjësie më të gjerë shoqërore, veçanërisht para organit që e ka zgjedhur dhe mbi të gjitha para qytetarëve, interesat e të cilëve duhet t’i mbrojë.

Në përputhje me këtë mendim të konstatuar, Qeveria e obligoi Ministrinë e Drejtësisë të dorëzojë propozim për shkarkimin e Prokurorit Publik, të cilin Qeveria do ta dorëzojë te Këshilli i Prokurorëve Publik, nga ku, sipas dispozitave ligjore, është e nevojshme të merret mendim.

Previous Post

Aksident në rrugën Shkup – Kumanovë, lëndohen katër persona

Next Post

BDI në mbështetje të idesë së saj për vetting partiak, thotë se është pioniere e luftës kundër korrupsionit

Related Posts

Maqedoni

Situata në Trubarevë është nën kontroll të plotë

15/09/2025
Maqedoni

U mbyll deponia ilegale në Nikushtak – Premtimi i Izet Mexhitit u bë realitet!

15/09/2025
Maqedoni

Mexhiti: Pas punimeve nëntokësore, vijon asfaltimi dhe ndriçimi publik në rrugën 157

15/09/2025
Aktuale

“Sa libra janë kërkuar aq i kemi dorëzuar” – Ministria e Arsimit fajin e hedh te drejtorët e shkollave

15/09/2025
Maqedoni

Valbon Limani paralajmëron 16 kënde lojërash, e para vendoset në oborrin e Sh.F. “Liria” në Raven

15/09/2025
Maqedoni

Banorët e Gazi Babës e presin Izet Mexhitin me kafe dhe ngrohtësi

15/09/2025
Next Post

BDI në mbështetje të idesë së saj për vetting partiak, thotë se është pioniere e luftës kundër korrupsionit

Situata në Trubarevë është nën kontroll të plotë

15/09/2025

U mbyll deponia ilegale në Nikushtak – Premtimi i Izet Mexhitit u bë realitet!

15/09/2025

Mexhiti: Pas punimeve nëntokësore, vijon asfaltimi dhe ndriçimi publik në rrugën 157

15/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk