Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Miteva: Një llogari zyrtare për donacione me Kryqin e Kuq, sigurojmë transport dhe akomodim për familjet e të lënduarve që janë hospitalizuar në shtete të tjera

17/03/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Këto ditë po mblidhemi nën rrethana shumë të vështira. Kjo tragjedi në Koçan na ka tronditur thellë të gjithëve dhe para së gjithash dua të shpreh ngushëllimet më të thella për familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre. Mendimet tona janë edhe me ata që në çfarëdo mënyre janë lënduar ose prekur nga ky ngjarje e tmerrshme. Si qeveri, por mbi të gjitha si njerëz, qëndrojmë pranë tyre në këtë moment të dhimbshëm.

Që nga fillimi, prioriteti ynë ishte të sigurojmë ndihmë të shpejtë dhe të koordinuar. Si Qeveri, po punojmë me përkushtim për t’i marrë të gjitha masat e nevojshme – si në aspektin e reagimit emergjent, ashtu edhe në mbështetjen afatgjatë për të prekurit.

Në momente si këto, shoqëria duhet të veprojë si një e vetme. Prandaj, si Qeveri, morëm një vendim të qartë: do të bashkëpunojmë me Kryqin e Kuq të Shkupit për menaxhimin e llogarisë zyrtare për donacione.

Ky vendim është marrë për disa arsye:

Mbështetje e unifikuar – Duke pasur një llogari të vetme, zyrtare për donacione, eliminojmë çdo dilemë se ku dhe si tëjepet donacion. Kjo siguron që çdo kontribut të shkojë saktësisht aty ku është më i nevojshëm.

Parandalimi i abuzimit dhe konfuzionit – Fatkeqësisht, në kohë të vështira, mund të përhapen dezinformata dhe duam të parandalojmë çdo pasiguri në lidhje me kanalet për donacione.

Besim dhe transparencë – Kryqi i Kuq tashmë ka një histori për menaxhim me të këtij lloji.

Në kohra si këto, kemi dy qëllime: e para, një luftë e fortë dhe përgjegjësi për këdo që në çfarëdolloj mënyre është përgjegjës, dhe e dyta, njerëzimi duhet të ngrihet mbi gjithçka tjetër. Viktimat dhe familjet e tyre kanë nevojë për drejtësi të pakompromistë, për të cilën po punojmë pa u ndalur, por edhe për forcën tonë kolektive.

Përveç përpjekjeve për ndihmë humanitare, dua t’ju informoj se në mbledhjen e nesërme të qeverisë do të zyrtarizojmë një vendim për mbështetje për transportin dhe akomodimin e familjeve të të lënduarve që aktualisht janë të hospitalizuar në stete të tjera.

Në këto momente, familjet nuk duhet të shqetësohen për logjistikën apo barrën financiare kur janë më të nevojshëm për më të dashurit e tyre. Prandaj, qeveria do të marrë përsipër mbulimin e kostove të transportit dhe akomodimit, duke siguruar që familjet të jenë pranë të afërmve të tyre.

Për ta lehtësuar këtë proces, pas meje ndodhet një numër kontakti ku anëtarët e familjes mund të drejtohen për të gjitha detajet e nevojshme dhe për koordinim. I ftojmë të gjitha familjet ta përdorin këtë linjë në mënyrë që të mund ta organizojmë ndihmën që u nevojitet sa më shpejt dhe në mënyrë efikase.

Të nderuar,

Kjo është një kohë për solidaritet dhe veprim. Qeveria mbetet e përkushtuar të qëndrojë pranë çdo familjeje të prekur, duke u ofruar jo vetëm fjalë mbështetse, por edhe ndihmë të vërtetë dhe konkrete në momentet e tyre më të vështira. Edhe një herë, shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjet.”

Previous Post

Valbon Limani përkujton viktimat e Koçanit në Gostivar

Next Post

Edi Rama për mbylljen e TikTok në Shqipëri: Brenda 15 ditëve do jetë black out

Related Posts

Maqedoni

Rasti “Koçani”,Prokuroria propozon që ish ministri Bekteshi të vendoset në arrest shtëpiak

14/05/2025
Aktuale

Kryetari i Këshillit Evropian Antonio Kosta nesër në Shkup

14/05/2025
Maqedoni

Taravari nesër do të jep dorëheqje nga posti i ministrit

14/05/2025
Biznes

14/05/2025
Biznes

Dimitrieska-Koçoska: U injektuan edhe 41.2 milionë euro në ekonominë vendore, u pagua transheja e tretë e huasë hungareze e destinuar për kompanitë

14/05/2025
Maqedoni

Konferenca rajonale ” Empowered” në Shkup i bashkoi akterët e Ballkanit Perëndimor për përfshirje më të madhe të personave me aftësi të kufizuara

14/05/2025
Next Post

Edi Rama për mbylljen e TikTok në Shqipëri: Brenda 15 ditëve do jetë black out

Rasti “Koçani”,Prokuroria propozon që ish ministri Bekteshi të vendoset në arrest shtëpiak

14/05/2025

Kryetari i Këshillit Evropian Antonio Kosta nesër në Shkup

14/05/2025

Taravari nesër do të jep dorëheqje nga posti i ministrit

14/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk