Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Miteva: Miratohet programi qeveritar për vitin 2025

23/01/2025
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Siç po hyjmë në vitin 2025, kam nderin t’ju prezantoj sot Programin e Punës së Qeverisë për vitin 2025, i cili u miratua në mbledhjen e 45-të të Qeverisë. Do të doja të ndaja me ju shtyllat kryesore të këtij Programi dhe se si synojnë të rrisin standardet e jetesës.

Programi për vitin 2025 synon realizimin e prioriteteve strategjike për 2024 – 2028, secili i dizajnuar për t’iu përgjigjur sfidave urgjente: nga rikthimi i besimit te institucionet, te lufta efektive kundër krimit dhe korrupsionit, te sundimi i së drejtës.

Sigurisht, ringjallja ekonomike e vendit është prioriteti ynë kryesor, nxitja e një cikli të fortë rritjeje ekonomike, përmirësimi i infrastrukturës së përgjithshme të transportit, rritja e standardit të jetesës, një jetë më e mirë dhe më cilësore për të gjithë, sigurisht krijimi i vendeve cilësore të punës, modernizimi i sistemit arsimor dhe përshpejtimi i transformimit digjital të shërbimeve publike.

Përmbajtja e këtij Programi është e ndarë sipas fushave tematike dhe e ndarë sipas dinamikës sipas muajve për secilin prioritet, gjë që konfirmon edhe një herë përkushtimin tonë për transparencën dhe parashikueshmërinë që qytetarët mund të kenë, që të dijnë se çfarë mund të presin. Natyrisht, në të kaluarën, shumë prej projekteve u vonuan, gjë që konfirmon edhe një herë se ky Program synon të ofrojë në kohë dhe rezultate të matshme.

Më lejoni të filloj pak më detajisht, në pjesën e parë të Programit, që i referohet akteve dhe materialeve për të cilat vendos Kuvendi, do të listoj vetëm disa nga mbi 120 Propozim-zgjidhje ligjore që janë parashikuar në këtë Program. Do të veçoja Propozim-ligjin për menaxhimin e lëndëve në gjykata dhe do të punojmë në Propozim-ligjin për shërbimin gjyqësor dhe shërbimin e prokurorisë publike , qëllimi është përmirësimi i kuadrit profesional në këto shërbime. Dëshiroj të përmend edhe Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit.

Në pjesën e dytë, që i referohet punës së Qeverisë dhe akteve dhe materialeve të nxjerra nga Qeveria, fushëveprimi është më i gjerë në të gjitha segmentet, do të përmendja sektorin e arsimit, siç është rindërtimi i objekteve shkollore, buxheti i këtij viti është 6 miliardë denarë më shumë se vitin e kaluar ose gjithsej 38 miliardë denarë. Bllok dotacionet ndaj komunave janë rritur për shkak se pagat e punonjësve të arsimit do të rriten për 7% duke filluar nga muaji mars.

Paga më të larta nga ky muaj do të marrin edhe punonjësit në institucionet e arsimit të lartë, përkatësisht personeli mësimor për 14%, dhe personeli jomësimdhënës për 8%. Presim që ky përforcim i stabilitetit ekonomik të jetë një stimulim për angazhim shtesë për arsim më cilësor.

Në fund, do të doja të theksoj se në Programin e Punës së Qeverisë, rreth njëqind aktivitete kanë të bëjnë me obligimet e Agjendës Reformuese për 2024-2027 dhe Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, gjë që konfirmon edhe një herë konfirmon angazhimin serioz për reformat në këtë Qeveri që kanë të bëjnë me rekomandimet nga Bashkimi Evropian.

Vazhdojmë me shumë punë, vizioni ynë është i qartë: Një vend në të cilin funksionon sistemi, ekonomi me prosperitet dhe Qeveri që punon për qytetarët dhe të cilën qytetarët e besojnë”.

Previous Post

Dafina zbulon gjininë e bebit, Kreshnik Gjergji i bën një koment epik

Next Post

Janevska: MASH konstatoi parregullsi të shumta në “Universitetin e Merkos”

Related Posts

Aktuale

Qytetarët e RMV të cilët shfrytëzojnë aeroportin e Tiranës, më 15 dhe 16 maj duhet të arrijnë 3 orë para fluturimit

14/05/2025
Maqedoni

BDI: Në vend që ta afrojë, Mickoski po e largon Maqedoninë e Veriut nga Bashkimi Evropian

14/05/2025
Aktuale

Moti me diell, temperatura deri në 24 gradë

14/05/2025
Maqedoni

Arrestohet Driton Ibishi në Prishtinë, pjesëtar i grupit “Gërçeci”

13/05/2025
Maqedoni

DPHM: Gjatë fundjavës moti do të jetë me shi dhe temperatura nën mesataren për muajin maj

13/05/2025
Maqedoni

“Dikush del, dikush hyn”, Sejdiu: Qeveria është stabile, do të ketë zhvillime të reja

13/05/2025
Next Post

Janevska: MASH konstatoi parregullsi të shumta në “Universitetin e Merkos”

Qytetarët e RMV të cilët shfrytëzojnë aeroportin e Tiranës, më 15 dhe 16 maj duhet të arrijnë 3 orë para fluturimit

14/05/2025

BDI: Në vend që ta afrojë, Mickoski po e largon Maqedoninë e Veriut nga Bashkimi Evropian

14/05/2025

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

14/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk