Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Miteva: AOJSH në vend të grevës, duhej të fillonte me dialog

14/01/2025
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Më lejoni fillimisht të theksoj se Qeveria është partner i të gjithëve dhe se jemi të gatshëm të pranojmë të gjitha propozimet dhe sugjerimet.

Kjo është në përputhje me gatishmërinë tonë të lartë për të diskutuar për të gjitha temat.

Por më lejoni të theksoj se nuk na befason fakti që pikërisht AOJSH si hap të parë ka ndërmarrë grevën, në vend të dialogut, i cili është metoda e parë demokratike dhe mënyra për të funksionuar.

Dua të rikujtojmë opinionin se për vetëm gjashtë muaj arritëm marrëveshje për rritjen e pagave të punonjësve në shëndetësi, arsim dhe gjithashtu janë rritur pensionet.

Gjithashtu, theksojmë se Qeveria siguroi shtesa në paga dhe K-15 për të gjithë të punësuarit. Dhe përsëris, jemi të gatshëm të diskutojmë për çdo temë, por njëkohësisht më lejoni të theksoj se çdo grevë duhet të jetë e organizuar në përputhje me Ligjin për Marrëdhëniet e Punës dhe marrëveshjet kolektive, të shpallet sipas ligjit, të realizohet procedura e pajtimit që është e detyrueshme dhe të përcaktohen punët e domosdoshme që duhet të kryhen.

Sepse fatkeqësisht, asnjë nga këto kushte ekzistuese ligjore nuk është përmbushur, çka flet për paligjshmërinë e grevës dhe hap dyshime të forta se kjo grevë është politikisht e motivuar.

Qeveria është e hapur, përsëris, për çdo lloj propozimi dhe sugjerimi. Ekzistojnë mekanizma të shumtë përmes të cilëve mund të hapen këto çështje, ndër të tjera është edhe Këshilli Ekonomik dhe Social i krijuar nga Qeveria, ku sindikata merr pjesë dhe mund të hapte këtë çështje.

Është interesante që në vitet e fundit kjo sindikatë duket se ka heshtur për këtë çështje dhe me keqardhje duhet të theksojmë se hapur dyshojmë se pas këtij hapi qëndron një sfond politik i sindikatës, që vepron si një zgjatim i partive, të cilat deri më tani për fat të keq kanë abuzuar me të drejtat e punëtorëve.

Pyesim, a është kjo mënyra se si po abuzohet me lëvizjen sindikale në shtet?

Dua të theksoj se si Qeveri shohim realisht situatën dhe nuk jemi të kënaqur me nivelin e pagave në administratë. Por, përsëris dhe theksoj se dialogu është mënyra e duhur për të gjetur zgjidhje.

Previous Post

Iu vazhdohet paraburgimi Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit

Next Post

Nxehet situata, G Bani tenton ta godasë me grusht Gjestin (VIDEO)

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

17/05/2025
Next Post

Nxehet situata, G Bani tenton ta godasë me grusht Gjestin (VIDEO)

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk