Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Misioni Vëzhgues i BE-së: Janë vërejtur tendenca të Serbisë për të ndikuar në votim në Kosovë

15/05/2025
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian (EU EOM) në konferencë për media në Prishtinë prezantoi raportin përfundimtar për zgjedhjet parlamentare në Kosovë.

Anëtarja e Parlamentit Evropian, Natalie Loiseau, duke folur për ndërhyrjet e jashtme nga shteti i Serbisë në zgjedhjet e Kosovës, theksoi se janë vërejtur tendenca për të ndikuar në votim.

“Sa i përket ndërhyrjeve nga jashtë, i kam cekur ato në përgjithësi. Jemi dëshmitarë të tendencave nga jashtë për të ndikuar në votimin e tyre dhe kjo nuk do të duhej të ndodhte mes fqinjëve. Transmetimi publik, radio dhe televizioni, si dhe programet për komunitetet joshumicë, do të përmirësohen në mënyrë që votuesit nga të gjitha komunitetet në Kosovë të kenë qasje më të mirë në informacionin përkatës rreth zgjedhjeve”, tha Loiseau.

Ajo tha se raporti përmban një vlerësim gjithëpërfshirës dhe 19 rekomandime për përmirësimin e mëtejmë të proceseve zgjedhore.

“Është kënaqësi të rikthehem në Prishtinë dhe të paraqes para jush raportin përfundimtar të Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të Bashkimit Evropian për zgjedhjet parlamentare në Kosovë. Që nga ardhja ime para dy ditësh, jam takuar me presidenten e Kosovës, kryeministrin në detyrë dhe kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për t’ua dorëzuar raportin dhe për të diskutuar rekomandimet që përmban ai. Në emër të misionit tonë, dëshiroj të falënderoj presidenten e Kosovës për ftesën për të vëzhguar këto zgjedhje. Dua gjithashtu të shpreh mirënjohjen time për qytetarët e Kosovës. Përkushtimi i tyre ndaj procesit demokratik është i dukshëm”, tha Loiseau.

Ajo tha se rekomandimet kanë për qëllim të nxisin reflektim dhe dialog mes aktorëve politikë, institucioneve dhe shoqërisë civile.

Loiseau tha gjithashtu se personat me aftësi të kufizuara vazhdojnë të përballen me pengesa për të votuar në mënyrë të pavarur.

Previous Post

Incident në Kuvend,përplasje gati fizike mes dy deputetëve

Next Post

Taravari dorëzon dorëheqjen nga posti i ministrit të shëndetsisë

Related Posts

Aktuale

KSHZ: Deri në orën 20:00 kanë votuar 3.327 nga gjithsej 4.826 persona të sëmurë ose të paaftë

01/11/2025
Maqedoni

Bastisje në Podmolje të Ohrit, gjenden drogë, armë dhe municion

01/11/2025
Maqedoni

KF Shkëndija Haraçinë: “Futbolli bashkon – jo ndan

01/11/2025
Maqedoni

KSHZ: Procesi i votimit po vijon pa asnjë problem dhe asnjë ankesë të raportuar

01/11/2025
Maqedoni

Shkupi solidarizohet me popullin palestinez, pa drejtësi nuk ka paqe

01/11/2025
Maqedoni

Humb jetën Kire Gjorgjievski, njëri nga të dënuarit për rastin “27 Prilli”

01/11/2025
Next Post

Taravari dorëzon dorëheqjen nga posti i ministrit të shëndetsisë

KSHZ: Deri në orën 20:00 kanë votuar 3.327 nga gjithsej 4.826 persona të sëmurë ose të paaftë

01/11/2025

U ekstradua nga Shqipëria, “mbreti i kriptomonedhave” gjendet pa jetë në burg

01/11/2025

Bastisje në Podmolje të Ohrit, gjenden drogë, armë dhe municion

01/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk