Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Shëndet & Style

Mishi i kuq rrit rrezikun për sëmundje të ndryshme, gjashtë grupet e njerëzve që duhet ta kufizojnë

03/10/2023
Mishi i kuq rrit rrezikun për sëmundje të ndryshme, gjashtë grupet e njerëzve që duhet ta kufizojnë
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mishi i kuq (sidomos mishi i përpunuar) ka një reputacion të keq për një kohë të gjatë, prandaj mjekët dhe nutricionistët këshillojnë të mos e teproni. Rekomandohet të mos konsumohet më shumë se 500 gramë mish të kuq në javë.

Nutricionistja Roxana Ehsan thotë se konsumimi i rregullt i mishit të kuq lidhet me rritjen e rrezikut për zhvillimin e kolesterolit të lartë dhe presionit të lartë të gjakut, gjë që mund të çojë në sëmundje të zemrës dhe gjithashtu rrit rrezikun e zhvillimit të disa llojeve të kancerit.

Ajo gjithashtu thekson se disa studime kanë zbuluar se konsumimi i tepërt i mishit të kuq rrit rrezikun e zhvillimit të diabetit dhe mund ta zvogëlojë jetëgjatësinë. Prandaj, sipas Eat This, Not That, shumë njerëz duhet ta shmangin atë:

Njerëzit me kolesterol të lartë

Nutricionistja shprehet se personat me kolesterol të lartë nuk duhet të hanë mish të kuq çdo ditë, sepse do ta rritë edhe më shumë nivelin e kolesterolit. Do të ishte mirë që sasia e mishit të kuq të kufizohej në konsum një ose dy herë në muaj.

Njerëzit me sindromën Alpha-gal

Sindroma Alpha-gal (galactose-alpha-1,3-galactose) është në fakt një reaksion ndaj kësaj substance prezentë në mishin e kuq. Është një molekulë sheqeri që gjendet te gjitarët, jo te peshqit, zogjtë, zvarranikët apo njerëzit. Mund të shkaktojë urtikarie, urth, diarre, nauze, kollë, dhimbje të forta stomaku, ënjtje të buzëve, syve dhe fytit.

Njerëzit me sëmundje të zemrës

Njerëzit me sëmundje të zemrës duhet të jenë shumë të kujdesshëm me marrjen e mishit të kuq, sepse ata tashmë mund të kenë grumbullim të pllakave në arteriet e tyre dhe duhet të jenë në vëzhgim për këtë. Nëse arteriet bllokohen, mund të ndodhë një atak në zemër ose goditje në tru.

Njerëzit me sëmundje të avancuar të veshkave

Nëse keni probleme me veshkat, duhet të shmangni një dietë të pasur me proteina. Këshillohet që të reduktoni marrjen e proteinave në më pak se një gram për kilogram të peshës suaj.

Personat e rrezikuar për të zhvilluar sëmundje të zemrës

Nëse keni një ose më shumë faktorë rreziku për sëmundje të zemrës si presioni i lartë i gjakut, kolesteroli i lartë, diabeti, obeziteti, jeni fizikisht joaktivë dhe/ose hani një dietë jo të shëndetshme, ndoshta duhet të jeni më të kujdesshëm me konsumimin e shpeshtë të mishit të kuq.

Njerëzit me një histori familjare të llojeve të caktuara të kancerit

Ehsani shprehet se konsumimi i mishit të kuq dhe produkteve të mishit ka rrezik më të lartë për t’u prekur nga kanceri i zorrës së trashë. Prandaj, personat – familjarët e të cilëve kanë vuajtur nga kanceri i zorrës së trashë – duhet të jenë të kujdesshëm. Një studim i ri ka zbuluar se mishi i kuq dhe i përpunuar mund të shkaktojë dëme gjenetike që mund të shkaktojnë edhe kancer të zorrës së trashë

Previous Post

SHBA paralajmëron Ukrainën që të godasë më tej korrupsionin

Next Post

Mali i Zi ndalon përdorimin e qeseve plastike

Related Posts

Pse pushimet janë të mira për shëndetin mendor
Shëndet & Style

Pse pushimet janë të mira për shëndetin mendor

29/05/2024
“Rituali i tërbimit”, terapia e mirëqenies që po qarkullon në TikTok
Shëndet & Style

“Rituali i tërbimit”, terapia e mirëqenies që po qarkullon në TikTok

29/05/2024
Migrena, mënyrat se si ta parandaloni
Shëndet & Style

Migrena, mënyrat se si ta parandaloni

28/05/2024
A është mirë të qëndrosh bashkë për hir të fëmijëve?
Shëndet & Style

A është mirë të qëndrosh bashkë për hir të fëmijëve?

27/05/2024
Rrjetet sociale janë arsyeja e shtimit të maktheve
Shëndet & Style

Rrjetet sociale janë arsyeja e shtimit të maktheve

26/05/2024
Këto zakone ju plakin shpejt
Shëndet & Style

Këto zakone ju plakin shpejt

25/05/2024
Next Post
Mali i Zi ndalon përdorimin e qeseve plastike

Mali i Zi ndalon përdorimin e qeseve plastike

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk