Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Misajllovski-Helez: Përforcim i partneritetit dhe besimit në mbrojtje mes Maqedonisë së Veriut dhe Bosnjë dhe Hercegovinës

01/10/2025
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Siguria dhe stabiliteti janë prioritete kyçe për Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjë dhe Hercegovinën. Pa këto parakushte nuk është e mundur të flitet për zhvillim në sfera tjera, siç janë ekonomia, porositi ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski pas takimit me kolegun e tij nga Bosnja dhe Hercegovina, Zukan Helez, i cili gjendet për vizitë zyrtare në vendin tonë.

Gjatë bisedës me ministrin e Mbrojtjes Helez, ministri Misajllovski ka shprehur bindje se Maqedonia e Veriut si anëtare e NATO-s e përkrah procesin e integrimit të Bosnjë dhe Hercegovinës në Aleancë dhe se është e gatshme të ndajë përvoja dhe të ndihmojë me qëllim të përforcimit të partneritetit mes dy vendeve.

“Ministrit Helez i kam shprehur bindje se si shtet anëtar i NATO-s, Bosnja dhe Hercegovina ka mbështetjen tonë në përforcimin e marrëdhënieve me Aleancën. Jemi të gatshëm të ndajmë përvojat tona në procesin e integrimit në NATO, gjë që besoj se si vende mike duhet ta bëjmë, të mbështesim dhe ndihmojmë njëri-tjetrin në arritjen e qëllimeve tona për një të nesërme më të mirë për qytetarët tanë”, theksoi Misajllovski në konferencën e përbashkët për shtyp.

Ministri theksoi se Maqedonia mbetet pa rezerva e përkushtuar ndaj kontributit të saj në misionin paqeruajtës ALTEA të Bashkimit Evropian, i cili synon të ruajë stabilitetin dhe sigurinë në Bosnjë dhe Hercegovinë, ku aktualisht marrin pjesë 33 pjesëtarë nga vendi ynë.

Misajllovski po ashtu shprehu mirënjohjen e tij për bashkëpunimin dhe transparencën, duke theksuar se bashkëpunimi i zgjeruar do të kontribuojë në përforcimin e sigurisë dhe stabilitetit rajonal.

Ministri Helez u falënderua për ndihmën në arsimimin e kadetëve të tyre të Akademisë Ushtarake “Gjeneral Mihailo Apostolski” dhe theksoi se Maqedonia është vendi i dytë pas Turqisë, në të cilin Bosnja dhe Hercegovina dërgon kadetët e saj.

“Krahas temës për kadetë, diskutuam edhe për integrimin euroatlantik. Maqedonia dhe Bosnja kanë një përbërje të ngjashme si shtete multietnike. Aktualisht po kalojmë nëpër fazat që ju keni kaluar për anëtarësim në NATO, po zbatojmë programin e reformave, ndërsa qëllimi ynë i papërfunduar është edhe anëtarësimi në BE, ku kemi të njëjtën rrugë ose të ngjashme drejt atij anëtarësimi”, theksoi Helez.

Previous Post

Fillon viti i ri akademik/UNT me 1040 regjistrime, rrit potencialin akademik dhe konfirmon misionin e tij edukativ

Next Post

Fillimi i tetorit, Egli bën ndryshim tek vetja

Related Posts

Aktuale

Moti në mëngjes i ftohtë, gjatë ditës deri në 20 gradë

29/10/2025
Aktuale

Mexhiti: Cërnilishtja na priti me bujari, mikpritjen dhe respektin do ta kthejmë me qeverisje të drejtë dhe përkushtim

28/10/2025
Aktuale

Paraburgim 30 ditë për drejtorin dhe punëtorin e “Higjienës Komunale” për rrezikim të mjedisit

28/10/2025
Aktuale

MPB me njoftim për kërcënimet me bomba në Kumanovë

28/10/2025
Aktuale

Kasami flet për deklaratat e fundit – Tregon qëndrimet e tij dhe të VLEN-it

28/10/2025
Lajme

Mbeturinat në Shkup bllokojnë edhe dyert e shtëpive!

28/10/2025
Next Post

Fillimi i tetorit, Egli bën ndryshim tek vetja

Qeveria borxhin do ta shlyejë me buxhetin për 2026

29/10/2025

Moti në mëngjes i ftohtë, gjatë ditës deri në 20 gradë

29/10/2025

Renditja e penalltive në Serie A pro dhe kundër, kush ka pasur më shumë dhe kush ka vuajtur më shumë deri më tani

29/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk