Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Shëndet & Style

Miqësia mes dy miliarderëve, Gates tregon këshillat më të vyera që ka marrë nga Buffett

21/03/2023
Miqësia mes dy miliarderëve, Gates tregon këshillat më të vyera që ka marrë nga Buffett
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Edhe inteligjenca artificiale dëshiron të mësojë nga Bill Gates.

Kur bashkë-themeluesi i Microsoft-it u ul për një intervistë me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak muajin e kaluar, të dy iu përgjigjën pyetjeve që ishin përgatitur nga një chatbot i inteligjencës artificiale si ChatGPT.

Softueri e pyeti Gates për këshillat më të mira që ka marrë ndonjëherë dhe sesi ato kanë ndikuar në jetën e tij. Si përgjigje, 67-vjeçari listoi një sërë këshillash që i ka dhënë miku i tij i vjetër, miliarderi Warren Buffett.

“Warren Buffett thotë se në fund, ajo që ka rëndësi është sesi miqtë tuaj mendojnë vërtetë për ju dhe sesa të forta janë ato miqësi,” tregoi Gates.

Gates dhe Buffett kanë qenë miq për më shumë se tre dekada. Interesat e tyre të përbashkëta shkojnë përtej pasurisë së tyre: Ata bashkëthemeluan The Giving Pledge, që inkurajon njerëzit më të pasur në botë të dhurojnë të paktën gjysmën e pasurisë së tyre për qëllime bamirësie.

Gates ka folur edhe më parë për mësimet që ka marrë nga 92-vjeçari Buffett, nga investimi deri te menaxhimi i kohës. Në krye të listës, ai vendos këshillat që Buffett i ka dhënë për miqësinë. “Kam mësuar shumë gjëra nga Warren gjatë 25 viteve të fundit, por ndoshta gjëja më e rëndësishme është se çfarë është miqësia,” shkroi Gates në një postim të vitit 2016 .

“Edhe pse ai ka një orar të ngjeshur, Warren ende gjen kohë për të mbajtur gjallë miqësitë, si pak njerëz të tjerë që njoh,” shtoi Gates.

“Ai telefonon për të përshëndetur. Më dërgon rregullisht artikuj që i lexon dhe mendon se do të më duken interesante.”

Buffett shpesh flet për rëndësinë e zgjedhjes së miqve të mirë dhe të qenit një mik i mirë vetë. Kjo do të thotë të rrethosh veten “me njerëz që janë më të mirë se vetja”, në mënyrë që të mund të mësosh prej tyre dhe të frymëzohesh prej tyre, tha ai në një bisedë të vitit 2017 me Gates në Universitetin e Kolumbisë.

“Do të lëvizni në drejtimin e njerëzve me të cilët shoqëroheni.”

Previous Post

Shkupi shkarkon Goce Sedlloskin

Next Post

Kovaçevski paralajmëron veting në gjyqësor,pas kritikave të DASH

Related Posts

Pse pushimet janë të mira për shëndetin mendor
Shëndet & Style

Pse pushimet janë të mira për shëndetin mendor

29/05/2024
“Rituali i tërbimit”, terapia e mirëqenies që po qarkullon në TikTok
Shëndet & Style

“Rituali i tërbimit”, terapia e mirëqenies që po qarkullon në TikTok

29/05/2024
Migrena, mënyrat se si ta parandaloni
Shëndet & Style

Migrena, mënyrat se si ta parandaloni

28/05/2024
A është mirë të qëndrosh bashkë për hir të fëmijëve?
Shëndet & Style

A është mirë të qëndrosh bashkë për hir të fëmijëve?

27/05/2024
Rrjetet sociale janë arsyeja e shtimit të maktheve
Shëndet & Style

Rrjetet sociale janë arsyeja e shtimit të maktheve

26/05/2024
Këto zakone ju plakin shpejt
Shëndet & Style

Këto zakone ju plakin shpejt

25/05/2024
Next Post
Kovaçevski paralajmëron veting në gjyqësor,pas kritikave të DASH

Kovaçevski paralajmëron veting në gjyqësor,pas kritikave të DASH

10 vjet nga “Lagjja e Trimave”

09/05/2025

VLEN: 9 dhe 10 Maji – Ditë të kobshme në Kumanovë, shtëpitë e shqiptarëve digjeshin ndërsa ministrat e BDI-së kriheshin!

09/05/2025

Ky është parashikimi i motit për sot

09/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk