Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Ministrja suedeze humb ndjenjat në konferencë, rrëzohet para gazetarëve

09/09/2025
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një moment i pazakontë ndodhi të martën në Suedi, vetëm pak minuta pas prezantimit zyrtar të ministres së re të Shëndetësisë, Elisabeth Lann.

Gjatë një konference për shtyp në prani të kryeministrit Ulf Kristersson dhe anëtarëve të kabinetit, Lann humbi ndjenjat dhe u rrëzua, duke goditur kokën në podium.

Pamjet e incidentit u përhapën me shpejtësi në mediat suedeze, ndërsa të pranishmit mbetën të tronditur.

Sipas Prokurorisë së Posaçme të Suedisë, rojet e sigurisë ndërhynë menjëherë, ndërsa kryetarja e Partisë Demokristiane, Ebba Busch, dhe disa anëtarë të tjerë të qeverisë nxituan për të ndihmuar ministren.

Pas disa minutash tensioni, Elisabeth Lann u shoqërua jashtë sallës, ndërsa konferenca për shtyp u anulua.

“Gjendja duket shumë serioze. Ra pikërisht para meje”, tha një gazetar që ndodhej në sallë.

Pak më vonë, ministrja u kthye në sallë e buzëqeshur, duke qetësuar të pranishmit. “Nuk ishte një e martë normale, por kjo mund të ndodhë kur ke sheqer të ulët në gjak”, u shpreh ajo.

Edhe pse nuk u raportua për lëndime serioze, nuk dihet ende nëse ministrja ka kërkuar trajtim të mëtejshëm mjekësor.

Elisabeth Lann është anëtare e Partisë Demokristiane dhe më parë ka shërbyer si këshilltare bashkiake në qytetin Göteborg. Ajo mori postin e ministres së Shëndetësisë të martën, pas dorëheqjes së papritur të ish-ministres Ako Ankarberg Johansson, një ditë më parë.

https://x.com/Elly_Bar_News/status/1965433508027138202

Previous Post

Muhamet Elmazi në bashkëbisedim me Forumin e Grave të VLEN-it në Saraj: Zëri i grave është forcë për ndryshim

Next Post

OKB dënon sulmin mbi Doha të Katarit

Related Posts

Botë

9 anije ndihmash vazhdojnë të lundrojnë drejt Gazës për të sfiduar bllokadën izraelite

07/10/2025
Botë

E rëndë në Gjermani, kryebashkiakja masakrohet me thikë para shtëpisë, në gjendje të rëndë për jetën

07/10/2025
Botë

Bisedimet për armëpushim në Gaza vazhdojnë, ndërsa Izraeli shënon përvjetorin e sulmit të 7 tetorit

07/10/2025
Botë

OBSH: Mbi 100 milionë njerëz në mbarë botën përdorin cigare elektronike

07/10/2025
Botë

Merz e akuzon Putinin për “luftë hibride” ndaj Gjermanisë

06/10/2025
Botë

Franca në krizë të re politike pas dorëheqjes së kryeministrit, tri opsionet e Macron

06/10/2025
Next Post

OKB dënon sulmin mbi Doha të Katarit

PP: Indikacionet fillestare nuk tregojnë motive politike pas incidentit të armatosur në Kumanovë

07/10/2025

9 anije ndihmash vazhdojnë të lundrojnë drejt Gazës për të sfiduar bllokadën izraelite

07/10/2025

Kjo është gjendja shëndetësore e Zekirija Shahinit, të plagosurit me armë në Kumanovë

07/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk