Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Ministrja Dimitrieska-Koçoska në takimet pranverore të FMN-së dhe BB-së në Uashington

24/04/2025
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga dita e sotme deri më 26 prill, ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, do të marrë pjesë në takimet pranverore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, të cilat mbahen në Uashington.

Pjesëmarrja do të jetë një mundësi për ministren që të zhvillojë takime me përfaqësuesit e lartë të FMN-së dhe BB-së, ku do të prezantojë arritjet, planet e ardhshme për politikën fiskale dhe hapat reformues të ndërmarrë nga Qeveria në menaxhimin e financave publike për ruajtjen e stabilitetit makroekonomik.

Ajo do të zhvillojë takime me drejtorin ekzekutiv të FMN-së, Jeron Klik, drejtorin e Njësisë Europiane të FMN-së, Alfred Kamer dhe me shefin e Misionit të FMN-së për Republikën e Maqedonisë së Veriut, Anet Kjob. Njëkohësisht, do të ketë takim edhe me përfaqësuesit e Njësisë së Çështjeve Fiskale pranë Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Ministrja do të takohet edhe me përfaqësuesit e lartë të Bankës Botërore, përkatësisht me drejtorin ekzekutiv të Bankës Botërore, Juxhin Rugenat, nënkryetaren Antonela Basani, drejtoreshën rajonale për Ballkanin Perëndimor, Europën dhe Azinë Qendrore, Shiaoçin Ju, si dhe me drejtorin e BB-së në vendin tonë, Masimiliano Paoluçi.

Gjatë qëndrimit në Uashington, ministrja do të takohet edhe me përfaqësuesit e Thesarit të SHBA-së dhe të korporatave multinacionale për shërbime financiare, të përfshira në proceset e emetimit të euroobligacioneve në vendin tonë. Ministrja do të marrë pjesë edhe në Tryezën rajonale për sistemet e pagesave, dedikuar Zonës së Vetme të Pagesave në Euro – SEPA, në kuadër të së cilës këtë vit u anëtarësua edhe vendi ynë.

Takimet pranverore janë evente të rregullta vjetore ndërmjet Grupit të Bankës Botërore dhe FMN-së, ku marrin pjesë ministrat e financave, guvernatorët, përfaqësuesit e komunitetit të biznesit dhe sektorit të shoqërisë civile, akademikët dhe ku po diskutohet për ekonominë globale, zhvillimin ndërkombëtar dhe tregjet financiare.

 

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska mori pjesë në Takimet pranverore së bashku me guvernatoren e Bankës Popullore Anita Angellovska Bezhoska. Në përëbërjen e delegacionit ishin dhe zëvendësguvernatorët Ana Mitreska dhe Fadil Bajrami, si dhe sekretarja shtetërore e Ministrisë së Financave, Andriana Matlioska.

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, më herët vizitoi Çikagon, SHBA-në, ku mbajti takime me diasporën maqedonase në atë pjesë të SHBA-së.

Previous Post

Me në fund Livia takohet me personin e zemrës

Next Post

Pamje dramatike: Njerëzit dalin në rrugë pas tërmeteve të njëpasnjëshme në Stamboll

Related Posts

Maqedoni

Mexhiti nga Likova: Shqiptarët kërkojnë zgjidhje reale, jo premtime boshe

11/10/2025
Maqedoni

Siljanovska-Davkova: Komisioni i Venedikut një ndërgjegje e gjallë e demokracisë kushtetuese

11/10/2025
Maqedoni

Elmazi: Llaskarca do të ketë shkollë të re, ndryshimi është i pashmangshëm!

11/10/2025
Maqedoni

Ibrahimi nga Likova: Sa herë që ata flasin për nderin e shqiptarit, është mirë t’i jepet lista e të burgosurve shqiptar nëpër raste të montuara

11/10/2025
Maqedoni

Nexhmedin Sadiku: Do ta sjellim ndryshimin e shumëpritur në Likovë

11/10/2025
Maqedoni

Mexhiti: Çairi investon në kampionët e vet

11/10/2025
Next Post

Pamje dramatike: Njerëzit dalin në rrugë pas tërmeteve të njëpasnjëshme në Stamboll

Festë e “çmendur” kuqezi në dhomat e zhveshjes pas fitores me Serbinë (VIDEO)

11/10/2025

Fitore historike: Shqipëria mposht Serbinë 1–0

11/10/2025

Festoi golin e Manajt ndaj Serbisë duke qëlluar me pistoletë, arrestohet

11/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk