Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Ministria e mjedisit ndan mjete financiare për parqet nacionale “Mali Sharr” dhe ” Pelister”

07/10/2025
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Me propozim të Zëvendëskryeministrit të Parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, në mbledhjen e sotme Qeveria miratoi ndarjen e mjeteve financiare për dy parqet nacionale “Mali Sharr” dhe “Pelister”, të cilat po ballafaqohen me probleme financiare vite me radhë.

Qëllimi i ndarjes së mjeteve ka të bëj me përforcimin e kapaciteteve institucionale dhe zhvillimin e qëndrueshëm të këtyre zonave të mbrojtura, ndërsa bazuar në kërkesat e dorëzuara nga të dy institucionet, Qeveria vendosi që me ribalancin e buxhetit për vitin 2025 të ndan 10 milion denarë për ndërmarrjen publike “Malin Sharr” dhe12.6 milion denarë për Ndërmarrjen publike “Pelister”, në formë subvenciosh kapitale për ndërmarrjet publike.

Këto fonde do të përdoren për mbështetje të obligimeve të papaguara ndaj të punësuarve dhe realizuesve të projekteve në këto dy parqe, sigurim të pajisjeve moderne për prognozë të përkohshme dhe monitorim të rreziqeve nga zjarret pyjore dhe përmbytjet si dhe implementimin e teknikave inovative për mbrojtjen dhe gatishmërinë e qytetarëve në kuadër të projektit PREVENT nga programi IPA 2.

Me këtë mbështetje financiare, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor synon të forcojë menaxhimin e qëndrueshëm të parqeve nacionale, të nxisë zhvillimin e eko-turizmit dhe të përmirësojë mbrojtjen e trashëgimisë natyrore dhe biodiversitetit në këto zona me rëndësi të veçantë kombëtare.

Parqet kombëtare kanë rëndësi të veçantë për shtetin, pasi ato zhvillojnë aktivitete për mbrojtjen e natyrës, menaxhimin e qëndrueshëm dhe zhvillimin e ekoturizmit, ndërsa janë destinacionet më të rëndësishme turistike, ku realizohen projekte për përmirësimin e infrastrukturës, edukimin mjedisor dhe promovimin e trashëgimisë natyrore.

Previous Post

Plagosja e Zekirja Shainit, BDI: Pezullojmë aktivitetet e ditës sotme

Next Post

Albin Kurti takon përfaqësuesit e Lëvizjes “Arbëria”

Related Posts

Maqedoni

Mexhiti: VLEN fitues absolut i zgjedhjeve lokale, në rrethin e dytë do t’i fitojmë edhe komunat tjera

29/10/2025
Maqedoni

Muhamed Elmazi mori detyrën e kryetarit të komunës së Sarajit: Zoti na ndihmoftë!

29/10/2025
Maqedoni

Berisha: Pas reagimit të VLEN-it, certifikatat e këshilltarëve në Shkup do të jenë në dy gjuhë

29/10/2025
Maqedoni

Andonovski: Digjitalizimi është energjia e re e menaxhimit

29/10/2025
Maqedoni

Ramadani i reagon Ilievskit: Askush s’mund ta ndalë këmbën e shqiptarit në Bërvenicë

29/10/2025
Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë ndan 134 mijë euro për servisimin e automjeteve zyrtare

29/10/2025
Next Post

Albin Kurti takon përfaqësuesit e Lëvizjes “Arbëria”

Mexhiti: VLEN fitues absolut i zgjedhjeve lokale, në rrethin e dytë do t’i fitojmë edhe komunat tjera

29/10/2025

Muhamed Elmazi mori detyrën e kryetarit të komunës së Sarajit: Zoti na ndihmoftë!

29/10/2025

SHBA-ja heq Millorad Dodikun nga lista e zezë

29/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk