Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Ministria e Financave do të lë pa punë mjekët specializantë?!

20/12/2023
Ministria e Financave do të lë pa punë mjekët specializantë?!
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deri në fund të dhjetorit qindra mjekë specializantë me participim privat do të mbeten pa punë. Kjo për shkak se do të përfundojnë specializimin në klinikat shtetërore prej ku edhe paguhen rreth 150 euro nën pagën mesatare, për punën që bëjnë. Ata nuk e kanë statusin e të punësuarit në klinika dhe nga ato pak para që marrin iu ndalet tatimi personal për 10%. Ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti tha se janë duke zhvilluar bisedime intensive me Ministrinë e Financave për tu dhënë pëlqimin e pagave, për ti punësuar në spitalet rajonale ku ka mungesë të dukshme të specialistëve të ndryshëm, përndryshe do ti humbasin si kuadro të kualifikuar. Ai tha se po nuk futën në sistem menjëherë, shumica do të ikin jashtë shtetit.

“Specializantët privat, që marrin rreth 30 mijë denarë nga Ministria e Shëndetësisë, të cilët ishin të kyçur në kohën e kovidit në detyrë, duam që edhe këta ti punësojmë që të nesër mos të kemi migrim të mjekëve duke i punësuar në vendet e tyre të banimit, në spitalet rajonale ku kemi deficit. Dikush duhet të kryer 5-6 vjet specializim dhe në fund të lëshohet kot të shkoj në Perëndim, duke thënë lamtumirë se nuk kemi asnjë detyrim ndaj shtetit”, deklaroi Fatmir Mexhiti, Ministër i Shëndetësisë.

Nga Shoqata e mjekëve specializantë privat ngrenë alarmin që vet pushteti për po i lë doktorët e gatshëm specialistë, kuadër deficitar në vend, që të ikin jashtë shtetit me diplomat të çmuara.

Udhëheqësja e kësaj shoqate Aleksandra Georgieva, e cila edhe vetë është para specializimit, tha se këta doktorë të ri do të paguhen nga Fondi sigurimeve shëndetësor por ka një mos rregullimi ligjorë për këtë.

Gerogieva tha se aktualisht janë 600 specializant privat me status pezull, 90% e të cilëve kanë interesim të punësohen në Maqedoninë e Veriut, qoftë në spitalet publike apo në ato private me paga të majme.

“Nuk ka pasur përgjigje pozitive nga Ministria e Financave, përkatësisht nuk iu kanë dhënë pëlqimet e kërkuara nga Ministria e Shëndetësisë. Atë që e kanë patjetër ta kuptojn institucionet, i jap mesazh Ministrit të Financave që mos të harrojnë: nëse e shkatërrojnë sistemin e shëndetësisë në vend do të ndodh katastrofë shëndetësore dhe në fund edhe ata duhet të mjekohen aty. Absolutisht, kolegët që do të përfundojnë specializimin dhe nuk do të punësohen do të ikin. Maqedonia nuk bën asgjë për ti mbajtur mjekët e vet, por bën të kundërtën i përzë nga shteti”, u shpreh Aleksandra Georgieva, Shoqata e mjekëve specializantë privat.

Me pak fjalë, në vend që të vendos Fatmiri i Ministrisë së Shëndetësisë, fati i mantel bardhëve mbetet në duart e një Fatmiri tjetër, atij të Ministrisë së Financave, i cili për dy javë nëse nuk jep dritë jeshile, do të mbetemi pa një gjeneratë të tërë të qindra mjekëve specialistë, të cilët mezi presin të emigrojnë jashtë.

Ministria e Financave ka mbajtur takim me Fondin Shëndetësor, por edhe nesër do të zhvillohet takim në nivel ministror, në mënyrë që në seancën e fundit për sivjet të Qeverisë që do të mbahet të martën, ky problem pritet të ketë një epilog. Po ashtu kur bëhet fjalë për sigurimin e pagave me vendim të përhershëm për personelin medicinal që janë me kontratë në vepër shteti tregohet dorë shtrënguar, prej ku Ministria e Financave nuk firmos pagat e tyre, ndërsa Ministria e Shëndetësisë nuk bën kompromis. /Alsat.mk

Previous Post

Stoltenberg: Tensionet në Ballkan janë rritur

Next Post

Ndihma financiare në shkolla/MASH: Nuk duhet vërtetim nga Agjencia për punësim, mjafton dëshmi bankare!

Related Posts

Maqedoni

Alarmi për bombë në Aeroport, arrestohet 26 vjeçari

21/08/2025
Maqedoni

Shtatë vatra zjarri po digjen sonte në Maqedoni

21/08/2025
Maqedoni

Nesër moti me erë dhe jostabil me të reshura lokale të shiut dhe bubullima

21/08/2025
Maqedoni

VLEN: Arbër Ademi dhe BDI e ulën përqindjen e shqiptarëve, sot bëjnë viktimën!

21/08/2025
Maqedoni

Bakiu: Frçkovski s’mund të lajë duart nga krimet e së kaluarës, shqiptarët nuk harrojnë dhe nuk falin!

21/08/2025
Maqedoni

Yll Limani ndezi natën në Shkup me një koncert të paharrueshëm

21/08/2025
Next Post
Ndihma financiare në shkolla/MASH: Nuk duhet vërtetim nga Agjencia për punësim, mjafton dëshmi bankare!

Ndihma financiare në shkolla/MASH: Nuk duhet vërtetim nga Agjencia për punësim, mjafton dëshmi bankare!

Turqia mbyll portet për anijet izraelite

21/08/2025

Nuk përmbahet Remzie Osmani, kë po e thumbon?

21/08/2025

Alarmi për bombë në Aeroport, arrestohet 26 vjeçari

21/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk