Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Ministria e ekologjisë përgënjeshtron LSDM-në dhe BDI-në, publikon dokumente për punën e ish ministrave të tyre (Dokument)

25/02/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor e Republikës së Maqedonisë së Veriut kategorikisht i hedh poshtë dhe i mohon spekulimet dhe pretendimet e rrejshme të bëra nga partitë politike LSDM dhe BDI në ditët e fundit.

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në lidhje me pretendimet dhe spekulimet në media që ka të bëjë me vendimin e Inspektoratit Administrativ, dëshiron që të informojë publikun për pikat kryesore të mëposhtme:

Së pari, paralajmërimet dhe vërejtjet për punën në zyrë dhe atë arkivore të shërbimeve në Ministri nuk përbëjnë skandal.

Mbikëqyrja e rregullt inspektuese nga Inspektorati Administrativ ka të bëjë ekskluzivisht me aspektet teknike të punës arkivore dhe në zyrë. Në asnjë moment nuk u konstatua ndonjë keqpërdorim i pozitës zyrtare apo sjellje të tjera të paligjshme.

Së dyti, bëhet fjalë për mbikëqyrje të rregullt dhe të vazhdueshme inspektuese.

Inspektorati Administrativ ka vepruar sipas programit të rregullt të punës dhe nuk bëhet fjalë për veprim sipas ndonjë njoftimi apo konstatimi të një gabimi në procedurë.

Së treti, vërejtjet e inspektoratit i referohen një praktike të futur në vitin 2017.

Mënyra e punës në zyrë dhe asaj arkivore në Ministrinë e Mjedisit Jetësor është krijuar në vitin 2017 dhe që nga ajo kohë është zbatuar e pandryshuar nga të gjithë ministrat që kanë udhëhequr ministrinë – si nga radhët e LSDM-së dhe BDI-së. Këtë mënyrë të punës e kanë ndjekur edhe ministrat Nurhan Izairi, Bashkim Ameti, Sadulla Duraku, Naser Nuredini dhe Kaja Shukova. Kjo do të thotë se çdo vëzhgim i bërë nga inspektorati nuk ka të bëjë me punën e menaxhmentit aktual, por me një proces të vazhdueshëm administrativ të trashëguar nga vitet e mëparshme.

Së katërti, Ministria mbetet e përkushtuar ndaj transparencës dhe i fton të gjitha mediat që të inspektojnë dokumentacionin.

Për transparencë të plotë dhe informim të saktë të publikut, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor i fton të gjitha mediat e interesuara të vijnë në ambientet e Ministrisë, ku do t’iu prezantohen të gjitha materialet arkivore që lidhen me këtë procedurë. Nuk ka asgjë për të fshehur – puna e Ministrisë është e hapur për shqyrtim publik.

Ministria mbetet e përkushtuar në angazhimin e saj për punë ligjore dhe profesionale në interes të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Bashkangjitur ju sjellim dokumente si dëshmi për veprimet e të gjithë ministrave të mëparshëm në MMJPH nga radhët e LSDM-së dhe BDI-së.

20172023202020182024

Previous Post

VLEN: Shëndetësia po merr frymë të re falë ministrit Taravari!

Next Post

Ibrahimi: E kemi për detyrë ta ndryshojmë preambulën e kushtetutës si dhe emërtimin pezhorativ “20 për qind” për gjuhën shqipe

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

17/05/2025
Next Post

Ibrahimi: E kemi për detyrë ta ndryshojmë preambulën e kushtetutës si dhe emërtimin pezhorativ “20 për qind” për gjuhën shqipe

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk