Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Rajon

Ministri shqiptar kërcënohet nga bosi i mafies turke

24/01/2024
Ministri shqiptar kërcënohet nga bosi i mafies turke
0
SHARES
21
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri shqiptar në Malin e Zi, Marash Dukaj është kërcënuar nga një kriminel i rrezikshëm turk që vuan dënimin në shtetin fqinj.

Sipas medive fqinje, Ministri i Administratës Publike u premtoi miqve të tij nga Kosova dhe Shqipëria se do të pyeste në Ministrinë e Brendshme për mundësinë që Binali Camgoz të merrte ligjërisht azil në Mal të Zi.

Por në momentin kur kjo nuk ndodhi, shtetasi turk i akuzuar për krime të rënda e kërcënoi atë përmes anëtarëve të klanit kriminal të Kavaçit.

Sipas medias malazeze episodi ka ndodhur në kohën kur Dukaj ishte anëtar i qeverisë së Dritan Abazoviçit.

“Unë ia kam bërë të qartë atij mikut tim se nuk jam përgjegjës për këto çështje, por i kam premtuar se do të kontaktoj me miqtë e mi nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe do të pyes për mundësitë ligjore që të jepet azili”, ka deklaruar Dukaj në deklarimet e dhëna përpara inspektorëve.

Megjithatë Dukaj ka refuzuar t’u tregojë inspektorëve se kush ishte shoku i tij nga Kosova që e lidhi me njerëzit e mafiozit turk.

“Vijesti” shkruan se ai është marrë në pyetje në fund të korrikut 2023, pasi Departamenti i Policisë Speciale (SPO) dhe Agjencia e Sigurisë Kombëtare (ANB) kanë marrë informacione se Camgoz po e kërcënonte seriozisht për një premtim të pambajtur.

Ministri i tha inspektorit se nuk i kishte premtuar ndihmë të dënuarit turk, por kishte frikë për jetën e tij pasi ishte i sigurt se Indrit Koleshi, me të cilin kishte biseduar përCamgozin, e kishte bërë këtë gjë në emër tij.

Ai shpjegoi gjatë seancës se më 27 korrik të vitit të kaluar, derisa ishte në një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ishte thirrur nga drejtori i policisë sekrete, Boris Mil, dhe i kishte thënë që të mos lëvizte shumë dhe se për shkak të kërcënime serioze do të kishte një shoqërim policor të shtuar në Kosovë e Shqipëri, deri në kthimin në Mal të Zi.

Camgoz u arrestua në Podgoricë, më 6 korrik 2022 dhe policia malazeze njoftoi në atë kohë se ai kishte një pasaportë të falsifikuar me emrin Mehmet Ali Bayhan.

Bashkë me të u ndaluan edhe pesë shtetas të tjerë turq, ndërsa mediat turke më pas njoftuan se edhe ata ishin në kërkim nga autoritetet e tyre.

Camgoz dyshohet se është lider i një grupi të organizuar kriminal, i përfshirë në vrasje, plagosje, rrëmbim, ndalim, zhvatje dhe tortura të kryera në Izmir dhe rrethinat e qytetit.

“Binal Camgoz i tha një anëtari të lartë të klanit të Kavaçit se nuk e mbajta premtimin ndaj tij, prandaj duhet të më dërgonte një mesazh të fortë.

Camgozin nuk e kam takuar asnjëherë, as nuk kam pasur kontakte me të, por e di që aktualisht ndodhet në Drejtorinë e Ekzekutimit të Sanksioneve Penale me dënim me burg, dhe se kundër tij është nisur procedura e ekstradimit në Turqi.

Dyshohet se ka një përfshirje të mundshme të Camgoz në vrasjen e liderit të klanit Skaljar, Jovan Vukotiç”, thuhet në deklaratën e tij.

Dukaj pranoi se katër apo pesë muaj më parë, një shok nga Prishtina e kishte kontaktuar dhe i kishte kërkuar që të takohej me të.

Ai nuk e tha emrin e shokut nga Kosova, por zbuloi emrin e personit që ai i kërkoi të takonte.

Sipas Dukaj, ai u takua me shtetasin Indrit Kolleshi, i dënuar më parë për mashtrim në Shqipëri.

Ministri Dukaj, tha se ishte Indrit Kolleshi që i kërkoi ndihmë për dhënien e azilit për mafiozin turk, por që ai personalisht nuk premtoi asgjë konkret, thjesht interesim mbi rastin sipas procedurave dhe ligjeve të azilit.

Previous Post

Gjykata Supreme: Objekti i LSM-së, në pronësi të RMV-së

Next Post

Policia konfiskon 59 makina për kriptovaluta në Mitrovicë të Veriut

Related Posts

Rajon

Liderët e ballkanit perëndimor të hënën takohen në Durrës

04/10/2025
Rajon

Vuçiq: E dimë tashmë se do të ketë luftë, dhe do të ketë, po jua them unë, askush nuk po përgatitet për bisedimet

03/10/2025
Rajon

Federata Serbe e Futbollit: Ndeshja me Shqipërinë shumë e rrezikshme, nuk do të shitet asnjë biletë!

03/10/2025
Rajon

Kroacia e tërheqë nga tregu bakllavanë e njohur

02/10/2025
Rajon

Alarme për bomba nëpër shkolla pothuajse në gjithë Serbinë

02/10/2025
Maqedoni

Nga 12 tetori hyjnë në fuqi rregullat e reja për hyrje-dalje në BE, ja çfarë duhet të dini

01/10/2025
Next Post
Policia konfiskon 59 makina për kriptovaluta në Mitrovicë të Veriut

Policia konfiskon 59 makina për kriptovaluta në Mitrovicë të Veriut

VLEN: “Skaneri” që kërkon Ali Ahmeti e ka emrin Artan non grata Grubi!

05/10/2025

Parashikimi i motit për sot

05/10/2025

Shtyhet data e nisjes së ‘Big Brother VIP Kosova 4!Arsyeja do t’ju çudisë

04/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk