Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Biznes

Ministri Besimi – anëtar i ri i Koalicionit të ministrave të financave për aksione klimatike

15/08/2023
Ministri Besimi – anëtar i ri i Koalicionit të ministrave të financave për aksione klimatike
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sot, ministri i Financave, dr. Fatmir Besimi, u përzgjodh anëtar me të drejta të plota në Koalicionin global të ministrave të Financave për aksione klimatike. Koalicioni është nismë globale, në të cilën si anëtarë janë ministrat e Financave të 90 vendeve dhe përfaqësues të 26 partnerëve institucionalë.

Koalicioni u themelua në muajin prill të vitit 2019 për koordinimin e aktiviteteve të ministrave të Financave, sa i përket respektimit të detyrimeve të ndërmarra nga Marrëveshja klimatike e Parisit, si dhe parimeve të Helsinkit për aksione klimatike. Misioni i koalicionit në tërësi është kompatibile me Planin e përshpejtimit të rritjes 2022-2026, ku një prej fushave prioritare është mbrojtja e mjedisit jetësor, së bashku me aksionet klimatike, Strategjinë fiskale 2023-2025 me perspektivë deri në vitin 2027, Programin e reformave ekonomike 2023-2025 dhe dokumentet e tjera strategjike të Qeverisë dhe Ministrisë së Financave.

Ndryshimet klimatike janë realitet, ndërsa përmbytjet, thatësira, zjarret dhe fatkeqësitë e tjera natyrore kërkojnë sisteme funksionale për parandalim dhe menaxhim, të cilat duhet të përfshihen në procesin buxhetor në kontinuitet. Gjithashtu, koalicioni ka për qëllim ta inkurajojë tranzicionin e gjelbër, ndër të tjera, edhe përmes shfrytëzimit më të madh të burimeve të ripërtëritshme të energjisë dhe mbrojtjes më të madhe të kategorive të qytetarëve dhe kompanive të prekura. Njëkohësisht, koalicioni është përgjegjës për të reaguar nga ana e ministrave të Financave në mënyrë të koordinuar, përmes investimeve më të mëdha publike dhe mobilizimit të kapitalit të konsiderueshëm privat për të rritur adaptimin dhe rezistencën ndaj ndryshimeve klimatike. Shtetet anëtare të koalicionit marrin pjesë me 40% në emetimin global të gazrave serrë dhe me 66% në prodhimin e brendshëm bruto botëror.

Previous Post

Ganiu në polici, kallëzime për himnin dhe flamurin

Next Post

Pas Kuvajtit edhe Algjeria ndalon shfaqjen e filmit “Barbie” nëpër kinema

Related Posts

Aktuale

Moti me vranësira të ndryshueshme, temperatura deri në 29 gradë

17/09/2025
Maqedoni

Mexhiti: BDI e ka dorëzuar luftën ende pa i’a filluar

16/09/2025
Maqedoni

Arben Fetai: BDI ka bërë shumë dëm, kanë lënë shumë punë të pakryera

16/09/2025
Maqedoni

Bilall Kasami: Vota për Blerim Sejdiun është votë për çdo banorë të Zhelinës

16/09/2025
Maqedoni

Mexhiti: Decentralizimi fiskal po ndodh në komunat shqiptare, Çairi po urbanizohet

16/09/2025
Maqedoni

Bujar Osmani: Ju prej sot do të jeni Brukseli im, ministria ime, detyra ime e vetme!

16/09/2025
Next Post
Pas Kuvajtit edhe Algjeria ndalon shfaqjen e filmit “Barbie” nëpër kinema

Pas Kuvajtit edhe Algjeria ndalon shfaqjen e filmit “Barbie” nëpër kinema

Forcat izraelite përparojnë drejt qytetit të Gazës

17/09/2025

James Rubin dëshmon edhe sot në Hagë

17/09/2025

Moti me vranësira të ndryshueshme, temperatura deri në 29 gradë

17/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk