Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Ministri Bekteshi do të prezantojë Programin e Investimeve për Tranzicionin Energjetik të Maqedonisë së Veriut në COP28 e ardhshëm

17/11/2023
Ministri Bekteshi do të prezantojë Programin e Investimeve për Tranzicionin Energjetik të Maqedonisë së Veriut në COP28 e ardhshëm
0
SHARES
19
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Ekonomisë, si koordinatore e Qeverisë, është në fazën përfundimtare të zhvillimit të Platformës Investuese për Tranzicion të Energjisë (Just Energy Transition Investment Platform JETIP).
Programi (plani) i investimeve përpunon propozimet e Qeverisë, identifikon fushat potenciale për investime dhe asistencë teknike të Bankave Shumëpalëshe dhe përfshin potencialin për mobilizimin e bashkëfinancimit shtesë nga burime dypalëshe, shumëpalëshe dhe private.
Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi do të prezantojë Programin e Investimeve të Maqedonisë së Veriut në konferencën e ardhshme ndërkombëtare të 28-të të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike -COP28, e cila do të mbahet këtë vit nga 30 nëntori deri më 12 dhjetor 2023 në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe.
Për momentin, Plani është duke u zhvilluar dhe pritet që konsultimet publike për të të mbahen në mesin e dhjetorit. Të dhënat (nga aspekti financiar dhe projektet e investimeve) janë ende në një version pune dhe sipas aktiviteteve aktuale dhe afateve kohore, plani pritet të finalizohet dhe miratohet në fund të janarit 2024.
Plani i investimeve është plan biznesi i zhvilluar dhe dorëzuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me bankat shumëpalëshe që janë partnere të Fondit për Investime Klimatike, në këtë rast: Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH – udhëheqje), Grupi i Bankës Botërore – BB (Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD) dhe Korporata Ndërkombëtare Financiare (IFC)).
Plani i investimit është i strukturuar në tre pjesë:
(1) Projektet në shndërrimin e mundshëm të termocentraleve me qymyr me investime shtesë në
burimet e rinovueshme të energjisë,
(2) Rigjenerimi ekonomik i rajonit të Pellagonisë dhe Jugperëndimit dhe
(3) Programi i efikasitetit të energjisë, ngrohjes së pastër dhe prodhimit të decentralizuar.

Maqedonia e Veriut është lider në rajon në investimet në burimet e rinovueshme të energjisë dhe mbështetjen e tranzicionit të gjelbër.
Si vend, ne kemi vendosur një objektiv ambicioz për të reduktuar dhe përjashtuar plotësisht përdorimin e qymyrit për prodhimin e energjisë elektrike deri në vitin 2030.
Vitet e fundit, tranzicionin energjetik të vendit e zbatojmë me ritme të përshpejtuara, që është një sinjal i fortë për kreditorët ndërkombëtarë që të ofrojnë mbështetje për ristrukturimin e plotë të sistemit energjetik të Maqedonisë drejt energjisë së gjelbër.

Previous Post

Takimi i parë ministror rajonal për Planin e rritjes së BP-së – Pikënisja për realizimin e reformës së përshpejtimit të integrimit europian

Next Post

Kreu i NATO-s do të vizitojë Kosovën dhe rajonin javën e ardhshme

Related Posts

Maqedoni

Bujar Osmani: Kemi obligim ta rrëzojmë këtë qeveri monoetnike që na turpëroi

05/10/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Xhepçishti: Ne nuk pranojmë kontroll, ne udhëheqim!

06/10/2025
Maqedoni

Mexhiti në prezantimin e Master planit: Çairi do të ketë plan zhvillimi për dekadat e ardhshme

05/10/2025
Maqedoni

Rënia e temperaturave rrit numrin e pacientëve, mjekët: Të mos merren antibiotikë pa nevojë

05/10/2025
Maqedoni

Çmim special për aktorin e ndjerë, Luran Ahmeti – “Skupi Festival” ndau çmimet

05/10/2025
Maqedoni

Kuvendi heq gardhin rrethues, Gashi: Moment i veçantë në forcimin e lidhjes mes institucioneve dhe qytetarëve

05/10/2025
Next Post
Kreu i NATO-s do të vizitojë Kosovën dhe rajonin javën e ardhshme

Kreu i NATO-s do të vizitojë Kosovën dhe rajonin javën e ardhshme

Taylor Swift thyen rekord me albumin e ri

05/10/2025

Bujar Osmani: Kemi obligim ta rrëzojmë këtë qeveri monoetnike që na turpëroi

05/10/2025

Ahmeti nga Xhepçishti: Ne nuk pranojmë kontroll, ne udhëheqim!

06/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk