Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Mijëra fermerë e bllokojnë Berlinin, ministri i Financave u thotë se s’ka më para

15/01/2024
Mijëra fermerë e bllokojnë Berlinin, ministri i Financave u thotë se s’ka më para
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Financave i Gjermanisë, Christian Lindner, doli në rrugë të hënën përballë mijëra bujqve të zhurmshëm që po protestonin kundër rritjes së tatimit, dhe u tha atyre se nuk ka më të holla për subvencione shtesë në bujqësi.

Protesta e bujqve e ka bllokuar Berlinin, pothuajse, të cilët e mbushën me traktorë dhe kamionë njërin prej shesheve qendrore të kryeqytetit.

Rreth 10.000 bujq mbërritën në Berlin të hënën për ta shënuar ditën e shtatë të protestave kundër taksave, një çështje e cila ka nxitur zemërim ndaj Qeverisë gjermane.

“Nuk mund të premtoj më shumë ndihma shtetërore nga buxheti federal”, tha Lindner para bujqve protestues pranë Portës Brandenburg. “Por, ne mund të luftojmë së bashku që ju të gëzoni më shumë liri dhe respekt për punën tuaj”.

Protestat e kanë shtuar trysnin ndaj koalicionit të kancelarit Olaf Scholz, i cili po ka vështirësi t’i zgjidhë mosmarrëveshjen rreth buxhetit dhe t’i frenojë grupet e ekstremit të djathtë.

Bujqit i filluan protestat javën e kaluar pasi Qeveria vendosi për heqjen graduale të uljes tatimore për naftën e përdorur në bujqësi, sepse po përpiqet ta baraspeshojë buxhetin e vitit 2024, pasi Gjykata Kushtetuese mori vendim në nëntor për t’ia kthyer projektligjin e buxhetit për t’i përmirësuar planet e shpenzimeve.

E përballur me kritika të mëdha, Qeveria ka thënë tashmë se do ta mbajë në fuqi një ulje tatimore për automjetet e reja bujqësore dhe se subvencionet e naftës në bujqësi do t’i ndajë gjatë viteve në vijim.

Por, bujqit, të mbështetur zëshëm nga konservatorët në opozitë dhe ekstremi i djathtë, thonë se kjo nuk mjafton.

“Unë kam respekt për çdo politikan i cili është i gatshëm të vijë te ne”, tha Joachim Rukwied, kryetar i Shoqatës së Bujqve të Gjermanisë (DBV), i cili u detyruar t’ia kapë nga dora mikrofonin Lindnerit dhe ta lusë turmën të qetësohet në mënyrë që ta dëgjojnë ministrin.

“Ministri i Financave është këtu. Nuk ka kuptim ta fishkëllejmë atë”, tha ai.

Ministri tha se paratë e buxhetit nevojiten për investimet e lëna pas dore në shkolla dhe në rrugë, si dhe për subvencione në energjinë industriale.

Brohoritjet shpërthyen kur Lindner tha se paratë nevojitën edhe për luftën në Ukrainë.

Disa linja autobusësh dhe trenash u mbyllen gjatë protestës, për sigurisë e së cilës u angazhuan rreth 1.300 oficerë të policisë./ REL

Previous Post

DAP parandaloi mashtrim me kthim të TVSH-së nga tre tatimpagues dhe pesë furnizues të naftës

Next Post

Tre ushqime që pastrojnë rrënjësisht mushkëritë

Related Posts

Botë

Ndaluan 41 anije dhe arrestuan mbi 400 aktivist drejt Gazës, Netanyahu përgëzon marinën izraelite

03/10/2025
Botë

Shpërthim i fuqishëm në një rafineri nafte në Los Angeles

03/10/2025
Botë

Dronë mbi Gjermani, Aeroporti i Mynihut mbyllet për gati 7 orë gjatë natës

03/10/2025
Botë

Izraeli jep paralajmërimin e fundit për Gazën: Largohuni në jug të vendit

02/10/2025
Botë

Izraeli ndalon shumicën e anijeve me ndihma të cilat ishin nisur për në Gazë

02/10/2025
Botë

Incident në Manchester: Katër të plagosur, i dyshuari qëllohet nga policia

02/10/2025
Next Post
Tre ushqime që pastrojnë rrënjësisht mushkëritë

Tre ushqime që pastrojnë rrënjësisht mushkëritë

Bozhinovska: Dyert e Ministrisë janë të hapura për studentët – është nënshkruar memorandum me Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike

03/10/2025

Sabri Aziri: BDI të përgjigjet se ku përfunduan 1.4 milionë euro për pastrimin e qytetit

03/10/2025

Kasami prezanton projektin për kanalizim atmosferik në Tetovë, investim mbi 96 milionë denarë

03/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk