Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Mijallkov shpëton nga burgu edhe nga një tjetër lëndë!

24/03/2023
Mijallkov shpëton nga burgu edhe nga një tjetër lëndë!
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Sasho Mijallkov, është dënuar me burgim me kusht për rastin “Parcelat në Vodno”, pasi Gjykata e Apelit sot njoftoi se e ka vërtetuar ankesën ndaj aktgjykimit me të cilin është dënuar me 1 vit e 3 muaj burg. Ndryshe nga ai, ish-kryeministri nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, nga Apeli është dënuar me dy vjet më shumë se sa ishte paraparë në aktgjykim, përkatësisht me gjithsej 9 vjet burgim për të njëjtin rast, përcjell Klan Macedonia.

Në rastin Parcelat në Vodno, Mijallkov u dënua për blerje të kundërligjshme të pronës në Vodno. Me atë rast, me aktgjykimin e shkallës së parë, Gruevski i arratisur në Hungari u dënua me 7 vjet burg. Përveç blerjes së paligjshme të parcelave në Vodno, Gruevski u dënua edhe për keqpërdorim të donacioneve partiake, njofton REL në gjuhën maqedonase.

Në njoftimin e Apelit thuhet se Gjykata i ka refuzuar ankesat e Gruevskit, ndërsa pjesërisht i pranon ato të Mijallkovit dhe Prokurorisë për ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Në dënimin alternativ të Mijalkovit – dënim me kusht – llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, përcjell KlanM.

“Përcaktohet se e njëjta nuk do të zbatohet nëse i akuzuari nuk kryen vepër të re në afat prej 4 vitesh pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit.

Në arsyetimin e dënimit me kusht, Apeli thotë se Mijalkov nuk ka ndërmarrë veprime reale në vepër, por vetëm verbale.

Previous Post

Rafiz Aliti koordinator i degës së Sarajit?

Next Post

Të hënën në Gjermani një nga grevat më të mëdha dekadat e fundit

Related Posts

Aktuale

Izet Mexhiti: Marrëveshja e Ohrit është themel i gjallë për shtet të drejtë dhe gjithëpërfshirës

13/08/2025
Maqedoni

Ahmeti: Marrëveshja e Ohrit, themeli i shtetit dhe stabilitetit tonë

13/08/2025
Aktuale

Mickoski: Mbetemi besnikë në rrugën e paqes

13/08/2025
Maqedoni

Vazhdon ndalesa për qarkullim në rrugën R1106 Makedonski Brod – Shkup për shkak të zjarrit në Jasen

13/08/2025
Aktuale

24 vjet nga marrëveshja e Ohrit

13/08/2025
Maqedoni

VLEN: Ringjallëm shpirtin e MO-së me ligjin për përfaqësim të drejtë!

13/08/2025
Next Post
Të hënën në Gjermani një nga grevat më të mëdha dekadat e fundit

Të hënën në Gjermani një nga grevat më të mëdha dekadat e fundit

Izet Mexhiti: Marrëveshja e Ohrit është themel i gjallë për shtet të drejtë dhe gjithëpërfshirës

13/08/2025

Ahmeti: Marrëveshja e Ohrit, themeli i shtetit dhe stabilitetit tonë

13/08/2025

Mickoski: Mbetemi besnikë në rrugën e paqes

13/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk