Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Mickoski: VMRO-DPMNE-ja do ta bllokojë ligjin për amnisti

27/09/2023
Mickoski: VMRO-DPMNE-ja do ta bllokojë ligjin për amnisti
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski paralajmëroi se do ta bllokojnë me amendamente ligjin për amnisti të dorëzuar në Kuvend, sepse qëllimi i pushtetit me këtë ligj, siç thotë, është që të lirohen kriminelët që vuajnë dënim me burg.

“Dhe shikoni qeverinë e LSDM-BDI-së, gjegjësisht BDI-LSDM-në, siç e keni më të lehtë, po përgatitet për një opozitë serioze. Po, do ta bllokojmë, këtu nuk duhet të ketë dilema, ky nuk është një ligj me flamur evropian siç ishin ndryshimet në kodin penal dhe ne do ta bllokojmë në kuadër të procedurës kuvendore, sepse ky ligj ka një qëllim të dyfishtë. I pari është të lirohen kriminelët që vuajnë dënim me burg, sepse ashtu u kanë premtuar, këtu nuk mendoj vetëm për LSDM-në dhe BDI-në, por edhe për partnerin më të vogël të koalicionit, Aleancën për Shqiptarët, nëse në përgjithësi ekziston, nëse është nuk është shkrirë në BDI apo të paktën në atë pjesë që identifikohet si Aleanca për Shqiptarët, do të thotë këto janë obligime të ndërmarra ndaj kriminelëve që janë në vuajtje të dënimit me burg, një pjesë e tyre të marrin ulje, amnisti të pjesshme, një pjesë amnisti të plotë dhe më pas po ata kriminelë të njëjtë të gjenden në rrugë dhe t’i bëjnë probleme qeverisë së ardhshme të VMRO-DPMNE-së, duke menduar se në atë mënyrë do të fitojnë”, tha Mickoski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve gjatë vizitës së sotme në Komunën e Ilindenit.

Ai shtoi se qeveria e ardhshme e VMRO-DPMNE-së ka për qëllim të merret me krimin të çfarëdo forme.

“Mund t’i zhgënjej se qeveria e ardhshme e VMRO-DPMNE-së ka qëllim të qartë që të merret me krimin të çfarëdo forme, a janë kriminelë të tillë që merren me zhvatje, grabitje, shtantazh, dhunë etj. apo kriminelë politikë që sot janë pjesë e pushtetit”, thotë Mickoski.

Ai u përqendrua edhe në aferën e re të pretenduar lidhur me klinikën për hematologji, drejtoresha e së cilës Panovska ka ndal tender të veledrogerisë së babait të saj.

Previous Post

Për çka po akuzohet Shakira?

Next Post

Ermalit dhe Elvanës i ndodh e papritura në xhirimet e filmit

Related Posts

Maqedoni

DPHM: Nesër pritet të mbajë mot jostabil, me shi dhe breshër

17/08/2025
Maqedoni

Muhamed Elmazi: Në Kopanicë ndjeva ngrohtësinë e vërtetë të njerëzve të mi – së bashku për fitore më 19 tetor!

17/08/2025
Maqedoni

Çmimi i arit është rritur me shifër të pabesueshme prej 40 përqind gjatë vitit të kaluar

17/08/2025
Maqedoni

Mexhiti nga Gazi Baba: po ndërtojmë një të ardhme më të mirë, për çdo lagje dhe çdo qytetar!

17/08/2025
Maqedoni

Ganiu i përgjigjet Osmanit: Çairi nuk ka vota për karrieristë të dalldisur

17/08/2025
Maqedoni

Vdiq mjeku i luftës dhe i paqes, Aliriza Osmani – Alushi

17/08/2025
Next Post
Ermalit dhe Elvanës i ndodh e papritura në xhirimet e filmit

Ermalit dhe Elvanës i ndodh e papritura në xhirimet e filmit

Dashurohet Xhuli? Ish-banorja befasohet me trëndafila

17/08/2025

Macron: Nëse tregojmë dobësi sot përballë Rusisë, hapim rrugë për konflikte të ardhshme

17/08/2025

DPHM: Nesër pritet të mbajë mot jostabil, me shi dhe breshër

17/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk