Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Mickoski: Të punësohen sa më shumë shqiptarë në administratë, por nuk po vijnë për 25 mijë denarë!

27/02/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Hristijan Mickoski bën thirrje të ketë sa më shumë shqiptarë cilësor në administratën publike, por tha, problem është sot të gjenden të tillë, pa dallim të përkatësisë së tyre etnike, që do të punojnë për pagë prej 25 mijë denarë.

“Publikisht bëj thirrje të aplikojnë sa më shumë shqiptarë, sa më shumë turq, romë, vllehë, serb, boshnjakë, të punësohen në administratën publike. Dhe unë nuk jam i robëruar në përqindje. Vetëm të kemi njerëz cilësorë që janë të motivuar për të punuar, për të filluar punën menjëherë, nesër. Nuk aplikojnë, nuk ka interes. Askush nuk do të vijë për rrogë 25 mijë denarë… Kemi konkurse të hapura dhe i kërkojmë njerëzve të punësohen, nuk duan sepse kanë punë më të mira dhe më të paguara. Shiko, do të doja që të gjithë të vijnë në zyrën time për rrogën që kam dhe të gjithë të jenë shqiptarë. Nuk ka asnjë. Ata nuk janë të interesuar”, tha kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur deputetes Rina Ajdari nga BDI, e cila pyeti nëse partnerët qeveritarë janë pajtuar për punësim me bazë etnike në administratën publike.

Mickoski tha se shtetit i duhen njerëz profesionistë dhe cilësorë, por ata të mos jenë të punësuar që nuk kanë shkuar në punë por kanë marrë rrogë, si në Lotari, drejtori i së cilës, tha ai, është në arrati.

“Askush nuk do të vijë për 25 mijë denarë dhe e dini pse? Sepse një i arratisur tjetër, që është në listën e zezë, mendoi se ky vend ishte pronë e tij dhe luante futboll, pastaj punoi pak në Lotari, pastaj mori me qira lokale për pak, duke paguar dhjetë herë më shumë se çmimi i tregut, pastaj bleu objekte në qendër të Shkupit, agjenci udhëtimesh për familjen etj. etj. Dhe kështu u zbraz dhe u thith buxheti i shtetit, i cili tani nuk mund të përballojë paga më të larta dhe të ardhura më të larta që ne të jemi atraktiv si sektor dhe të kemi më shumë shqiptarë që do të vijnë në punë, që do të motivohen dhe do të duan të punojnë dhe që do të kontribuojnë për shtetin tonë të përbashkët unitar. Por jo në parimin e Lotarisë ku ishin me dhjetëra, në mos them me qindra, që merrnin rrogë, por nuk shkonin në punë, ndaj u larguan vetë. Dhe mund t’ju jap mijëra shembuj të tillë”, tha Mickoski duke iu përgjigjur deputetes së BDI-së.

Ai bëri të ditur se korniza e ligjit të ardhshëm “që do të sigurojë përfaqësim vërtet të drejtë në administratë” është gati para Vitit të Ri dhe se zgjidhja do të jetë kushtetuese dhe nuk do të jetë objekt debati politik dhe pikëvënie politike. Që të mos jetë si ligji i mëparshëm, tha Mickoski, të cilin Gjykata Kushtetuese e shfuqizoi, “por të jetë në përputhje me Kushtetutën që të jetë i zbatueshëm”. Ai bëri të ditur se ligji do të jetë gati së shpejti dhe do t’i dërgohet për mendim Komisionit të Venecias para se të hyjë në procedurë parlamentare.

Por, shtoi Mickoski, kam frikë se edhe nëse e “miratojmë ligjin më brilant, nuk do të gjejmë një shqiptar që do të punojë për 25 mijë denarë, kur në tregun e lirë mund të fitojë së paku dyfishin”.

Mickoski tha se që vendi të ecë përpara, “duhet t’i shikojmë gjërat nga një perspektivë shtetërore”, sepse “nëse çdo etnitet kthehet nga vetvetja dhe i sheh gjërat sipas objektivit të vet, atëherë një ditë mund të mos flasim më për shtet unitar”.

Previous Post

Gjykata Kushtetuese fillon procedurë për Medresenë, reagojnë nga BFI

Next Post

VLEN:Kush e shpëtoi Bujar Osmanin? Është koha të jepet përgjigje!

Related Posts

Maqedoni

Taravari: Organet partiake do të vendosin për daljen nga Qeveria

12/05/2025
Maqedoni

Filipçe ia uroi fitoren Edi Ramës

12/05/2025
Maqedoni

Ndërroi jetë kardiologu Agim Zeqiri

12/05/2025
Maqedoni

BDI: Me largimin e edhe një partneri shqiptar, kjo shumicë politike është shndërruar në një qeveri monoetnike

12/05/2025
Aktuale

Sot thuhen fjalët përfundimtare në rigjykimin për zjarrin në spitalin modular ku u dogjën 14 pacientë

12/05/2025
Maqedoni

VLEN: Investojmë në kujdesin dhe arsimimin e fëmijëve që nga çerdhet

12/05/2025
Next Post

VLEN:Kush e shpëtoi Bujar Osmanin? Është koha të jepet përgjigje!

Edi Rama triumfon në zgjedhjet e 11 majit, PS-ja e tij fiton 83 deputetë

12/05/2025

Taravari: Organet partiake do të vendosin për daljen nga Qeveria

12/05/2025

Filipçe ia uroi fitoren Edi Ramës

12/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk