Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Mickoski: Salla e sportit “Rasadnik” do të jetë shtëpi e shumë klubeve sportive

29/11/2024
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një përshëndetje e madhe për përfaqësuesit e nderuar të mediave, për qytetarët, për të ftuarit që janë sot bashkë me ne në këtë moment të veçantë, sepse diçka që është lënë të shembet me kohë për dekada të tëra, tani fillon të rinovohet, për të marrë një pamje të re bashkëkohore, moderne, që do të jetë shtëpi e shumë klubeve sportive. Ja dëgjuam edhe nga kryetari i Komunës se është e mundur që klubi i hendbollit “Vardar” të zhvendoset këtu dhe kjo të jetë vendi zyrtar i klubit të hendbollit “Vardar”.

Ajo që mund ta them unë, si Kryeministër, është se ne do të vazhdojmë të investojmë. Investimet kapitale dhe realizimi i investimeve kapitale janë prioritet për ne.

Nuk do të ndalemi këtu, në periudhën e ardhshme presim shumë investime të tjera, në të gjitha komunat në gjithë territorin e vendit. Në fillim të vitit të ardhshëm kemi një thirrje të re që komunat të aplikojnë me projekte të reja, projekte që do t’i japin vlerë cilësisë së jetës së qytetarëve.

Do të luftojmë me shumë punë, me shumë mund, me shumë energji kundër të gjithë atyre që duan të na tërheqin prapa në të kaluarën. Këtë presin qytetarët nga ne si Qeveri, ndërsa unë si personi i pari i Qeverisë do të vazhdoj të punoj në këtë drejtim.

Dua të shpreh falënderim të madh që sot këtu së bashku me kryetarin e Komunës dhe ministrin e Sportit janë edhe qytetarët që mund të dëshmojnë fillimin e punimeve, rindërtimin e këtij tempulli sportiv, i cili së shpejti duhet të realizohet. Ata janë dëshmitarë të të gjitha premtimeve në të kaluarën që fatkeqësisht nuk janë realizuar.

Më lejoni ta përshëndes punën e përkushtuar si të ministrit ashtu edhe të kryetarit të Komunës. Njëri në Ministrinë e Sportit, tjetri këtu në Komunë. Këshilltarëve që mbështesin punën e kryetarit të Komunës, administratës, deputetëve dhe të gjithë dashamirësve, sepse vërtet me vepra mund të tregojmë se sa shumë e duam atdheun tonë dhe mendoj se kështu duhet të sillemi si njerëz të cilët në një periudhë të caktuar të jetës së tyre në politikë kanë mundësi të lënë vlera të përhershme.

Edhe njëherë ju uroj punë të suksesshme. Urime edhe për projektin e filluar dhe uroj që shumë projekte të tilla të na presin në të ardhmen.

Previous Post

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Next Post

Pacolli: Kam dy vajza nga lidhjet jashtëmartesore

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

17/05/2025
Next Post

Pacolli: Kam dy vajza nga lidhjet jashtëmartesore

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk