Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Mickoski: Rruga drejt BE-së është më shumë se ligje, është ndërtimi i institucioneve evropiane

18/09/2025
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

‘Rruga jonë drejt Bashkimit Evropian është më shumë se thjesht harmonizim i ligjeve – është ndërtimi i institucioneve që funksionojnë sipas standardeve evropiane, theksoi kryeministri Hristijan Mickoski në hapjen e ngjarjes së sotme “Stërvitje gjenerike për nëpunës administrativë”, që po mbahet në Shkup.

“Investimi tek nëpunësit administrativë është investim në të ardhmen e sektorit publik. Sot jemi mbledhur për të konfirmuar se reformat nuk janë vetëm fjalë në një program, por realitet që shihet dhe ndihet. Nuk ka shtet modern pa administratë moderne, as ekonomi të përparuar pa sektor publik funksional. Nuk ka besim në institucione pa nëpunës profesionalë, përgjegjës dhe të motivuar. Ky nuk është vetëm një slogan, por vizioni dhe detyrimi ynë para qytetarëve”, tha Mickoski.

Ai nënvizoi se administrata publike është themeli i shtetit:

“Ajo jeni ju – njerëzit që çdo ditë mbani mbi supe institucionet. Puna juaj është fytyra e shtetit, ndërsa qëndrimi juaj është përshtypja që qytetarët krijojnë për institucionet.”

Sipas tij, ky është cikli i parë i trajnimeve të përgjithshme, me pjesëmarrjen e 600 nëpunësve nga niveli lokal dhe qendror, një sinjal i qartë se kjo Qeveri nuk i frikësohet ndryshimeve, por i sjell ato.

Mickoski kritikoi qeverisjen e mëparshme, duke thënë se administrata publike ishte kthyer në “gjah politik”:

“Në vend të zhvillimit – partizim. Në vend të motivimit – frikë dhe hakmarrje. Në vend të trajnimit – klientelizëm. Administrata ishte lënë e demotivuar, me besim të thyer dhe me njerëz që ndiheshin të lënë pas dore. Kemi pritur me vite për sisteme normale trajnimi, por rezultatet ishin stagnim dhe gjenerata të humbura nëpunësish.”

Ai shtoi se “ajo kohë ka mbaruar” dhe se administrata publike nuk do të jetë më objekt i interesave partiake: “Do të jetë profesionale, efikase dhe në shërbim të qytetarëve.”

Mickoski përmendi edhe përvojat e Estonisë dhe Sllovenisë si shembuj të vendeve të vogla që arritën përparim përmes inovacionit dhe një administrate efikase.

Ai u bëri apel ministrave, drejtorëve dhe kryetarëve të komunave që të mbështesin programe të tilla:

“Sigurohuni që çdo i punësuar në institucionet tuaja të ketë qasje në trajnime, mentorim dhe mundësi për zhvillim profesional. Ky nuk është shpenzim, por investimi më i vlefshëm për shtetin.”

Kryeministri përfundoi se ky është vetëm fillimi:

“Besoj se secili prej jush do të jetë ambasador i ndryshimit në institucionin ku punon. Do ta bartni këtë energji dhe do ta shndërroni në rezultate që qytetarët do t’i ndjejnë. Ne jemi gjenerata që duhet ta nxjerrë shtetin nga errësira e partizimit dhe ta çojë drejt së ardhmes evropiane. Së bashku do të ndërtojmë një sektor publik modern, efikas dhe të nderuar – një motor zhvillimi, partner i qytetarëve dhe garanci për integrimin evropian të vendit tonë.”

Previous Post

MMJPH: Koncentrimet mesatare të grimcave PM10 janë në kufijtë e lajuar

Next Post

“Së shpejti”, Rita Ora bën paralajmërimin e madh

Related Posts

Maqedoni

Durmishi: BDI po jep shqelmat e fundit – në panik total, kapet pas Levicës

18/09/2025
Maqedoni

Mexhiti: Kandidaturat e Levicës në komunat shqiptare janë të koordinuara me BDI-në

18/09/2025
Maqedoni

Bujar Osmani: Akuzat për koalicion me Levicën janë të dëshpëruara, VLEN tashmë po e përgatit arsyetimin për humbjen

18/09/2025
Maqedoni

Mickoski: Të krijojmë një sektor publik që do të jetë nxitës i zhvillimit, partner i qytetarëve dhe garantues i së ardhmes evropiane të vendit

18/09/2025
Aktuale

Mexhiti prezanton projektin jetik për qytetarët: Në zemër të Çairit do të ketë Stacion Territorial të Zjarrfikësve

18/09/2025
Maqedoni

MMJPH: Koncentrimet mesatare të grimcave PM10 janë në kufijtë e lajuar

18/09/2025
Next Post

“Së shpejti”, Rita Ora bën paralajmërimin e madh

Durmishi: BDI po jep shqelmat e fundit – në panik total, kapet pas Levicës

18/09/2025

Mexhiti: Kandidaturat e Levicës në komunat shqiptare janë të koordinuara me BDI-në

18/09/2025

Bujar Osmani: Akuzat për koalicion me Levicën janë të dëshpëruara, VLEN tashmë po e përgatit arsyetimin për humbjen

18/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk