Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Mickoski: Ramë dakord për hapa konkretë të cilat do të kontribuojnë për përmirësimin e lidhjeve të transportit dhe energjetikës

18/11/2024
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Është një nder i madh për mua që sot ndodhem këtu në Prishtinë.

Takimi ynë ishte jashtëzakonisht produktiv dhe i mbushur me dialog të hapur dhe të sinqertë, gjë që është me domethënie kyçe për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve tona.

Diskutuam për një gamë të gjerë çështjesh me interes të përbashkët, duke përfshirë bashkëpunimin ekonomik, rritjen e shkëmbimit tregtar, projektet infrastrukturore dhe përpjekjet e përbashkëta për të siguruar stabilitetin dhe sigurinë rajonale.

Ramë dakord për hapa konkretë dhe iniciativa që do të kontribuojnë në përmirësimin e lidhjeve të transportit dhe energjetikës, të cilat do të kenë ndikim pozitiv mbi zhvillimin ekonomik dhe përparimin e vendeve të rajonit.

Gjithashtu, i kushtuam vëmendje arsimit, kulturës dhe të rinjve, me qëllim që të nxisim mirëkuptimin reciprok dhe të ndërtojmë lidhje më të forta midis popujve tanë.

Besojmë se investimi në këto fusha është një investim në të ardhmen tonë të përbashkët.

Diskutuam edhe për rëndësinë e integrimeve euroatlantike, angazhimin e përbashkët ndaj vlerave dhe standardeve evropiane. Jemi të bindur se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian dhe NATO, dhe se përmes përpjekjeve të përbashkëta mund t’i tejkalojmë sfidat dhe të sigurojmë prosperitet dhe stabilitet për qytetarët tanë.

Dua të theksoj diçka për të cilën ramë dakord me kolegun tim të dashur. Ballkani për një kohë të gjatë ishte vend që në mënyrë intenzive i mbushte kronikat e zeza në opinionin evropian dhe botëror. Për një kohë të gjatë, ky rajon harxhoi kohë për çështje politike, duke anashkaluar çështjet e jetës reale të qytetarëve. Edhe qytetarët e Prishtinës dhe ata të Shkupit, ose të çdo qyteti tjetër në të dyja vendet, janë të interesuar për një jetë më të mirë, standard më të lartë dhe kritere më të larta për arsim. Të theksojmë pikat të cilat na bashkojnë dhe për të cilat ia vlen të punojmë së bashku. Është koha të zgjidhim çështjet ekonomike. Ky takim është pikërisht i natyrës së tillë. Këtu jemi për një jetë më të mirë. Pikërisht ky ishte motivi ynë për t’i nënshkruar memorandumet dhe protokollet.

I pari për energjetikë, zhvillimin e bashkëpunimit për shkëmbimin e energjisë elektrike, gazit dhe potencialeve të tjera energjetike, i dyti, protokolli për kalimin e përbashkët kufitar që do të ulë kohën e kalimit në kufi dhe i treti është arsimi dhe bashkëpunimi në këtë fushë. Është koha të flasim për të ardhmen, në vend që të merremi me të kaluarën. Qytetarët kanë probleme të përbashkëta, prandaj do të sjellim zgjidhje të përbashkëta. Kemi vlera të përbashkëta që ndajmë dhe ndërtojmë marrëdhënie të hapura me fqinjët.

Në fund, dua t’i shpreh falënderimet e mia të sinqerta kolegut dhe mikut tim, Albin Kurti, për mikpritjen e ngrohtë dhe për takimin e suksesshëm dhe konstruktiv.

Jam i gëzuar për bashkëpunimin tonë të ardhshëm dhe për rezultatet konkrete që do të vijnë nga bisedimet e sotme.

Previous Post

MASH: Nënshkruhet Memorandum për bashkëpunim arsimor me Kosovën, me fokus arsimi profesional dhe arsimi i të rriturve

Next Post

Kryeparlamentari Gashi për vizitë pune në Parlamentin Evropian

Related Posts

Aktuale

Demiri: Zgjedhjet janë në fazën e realizimit, Kuvendi s’mund të ndryshoj Kodin Zgjedhor

18/09/2025
Maqedoni

Edhe një mashtrim tjetër me aksident të rremë, 74-vjeçarit i merren 14.000 euro!

18/09/2025
Maqedoni

Limani: Fillojnë punimet për 6 terrene sportive në Gostivar – investim për rininë dhe komunitetin

18/09/2025
Maqedoni

Ali Ahmeti uron Ramën: Na ke përkrah, në mbështetje të Shqipërisë europiane

18/09/2025
Maqedoni

Mexhiti: Është qesharake që BDI akuzon VLEN për “Botën Serbe”, kur vetë kanë takuar Vuçiçin, kanë qenë promotorë të Open Ballkanit dhe gjatë mandatit të tyre kanë nisur procedurat për bankën serbe

18/09/2025
Maqedoni

VLEN mbështet thirrjen e BE-së për debat urgjent mbi agresionin kundër Katarit

18/09/2025
Next Post

Kryeparlamentari Gashi për vizitë pune në Parlamentin Evropian

Lidija Dimova dënohet me dy vite burg

18/09/2025

Demiri: Zgjedhjet janë në fazën e realizimit, Kuvendi s’mund të ndryshoj Kodin Zgjedhor

18/09/2025

Edhe një mashtrim tjetër me aksident të rremë, 74-vjeçarit i merren 14.000 euro!

18/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk