Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Mickoski: Pres që pas votimit të interpelancës, anëtarët e Këshillit gjyqësor të jenë të virtytshëm dhe të tërhiqen vetë

06/02/2025
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mickoski: Pres që pas votimit të interpelancës, anëtarët e Këshillit gjyqësor të jenë të virtytshëm dhe të tërhiqen vet

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, deklaroi se nuk është sekret që qytetarët nuk janë të kënaqur me mënyrën se si funksionon sistemi gjyqësor dhe i prokurorisë në vendin tonë, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me shpalljen e procedurës për interpelancë të anëtarëve të Këshillit gjyqësor.

“Në muajt e kaluar, duhet të pranoj, jam njohur në detaje me mënyrën e funksionimit, mënyrën e zgjedhjes, kujtesën institucionale dhe gjithçka që lidhet me sistemin gjyqësor dhe të të prokurorisë në shtet. Kur nuk di diçka, përpiqem të ulem dhe të mësoj të gjitha. Dhe natyrshëm, bashkë me ministrin, me të gjithë njerëzit që punojnë në Ministrinë e Drejtësisë, me zëvendësin, me sekretarin e shtetëror, së bashku me deputetët dhe grupet parlamentare, analizojmë dhe ndajmë përvojat, kërkojmë zgjidhje etj. Dhe nuk është sekret që qytetarët nuk janë të kënaqur me mënyrën se si funksionon sistemi gjyqësor dhe i prokurorisë në vendin tonë, se është një moçal plot me polemika dhe skandale”, tha ai.

Mickoski konsideron se ne mund të zgjedhim një Këshill gjyqësor i cili objektivisht, pa presione partiake, pa interesa, do të mund ta zbardhë këtë moçal politik.

“Ne nuk mund të bëjmë një shpërbërje të tërësishme dhe as nuk mund të zbulojmë anomali në një kohë kaq të shkurtër. Por mund të zgjedhim një Këshill gjyqësor që në mënyrë objektive, pa presione partiake, pa interesa, do të jetë në gjendje ta qartësojë këtë moçal politik dhe të jetë një lloj monitoruesi se si sillen gjyqtarët, çfarë vendimesh marrin dhe pse marrin vendime të tilla”, theksoi ai dhe shtoi:

“Dhe e vlerësojmë që duhet goditur në ballë. Të mos përpiqemi të improvizojmë, të bëjmë implante etj. Goditja në ballë nënkupton që gjithçka që është në kompetencën e Kuvendit, në këtë rast, që është zgjedhja e atyre anëtarëve të Këshillit gjyqësor, ku ata zgjidhen, aty duhet votuar interpelanca. Është e vërtetë që edhe nëse votohet interpelanca, ata mund të mbeten dhe të vazhdojnë të jenë pjesë e Këshillit gjyqësor. Nuk po them se nuk është e vërtetë. Por në kushtet kur ai që të zgjodhi të voton sërish mosbesim dhe ti vazhdon të jesh kokëfortë, kjo nuk është mirë. Dhe atëherë kemi mekanizma të tjerë dhe mjete të tjera”.

Kryetari i Qeverisë Mickoski shprehu shpresën se nëse deputetët votojnë mosbesim apo interpelancë të anëtarëve të Këshillit gjyqësor, ata vetë do të jenë të virtytshëm dhe do të tërhiqen.

Previous Post

Durmishi: Raporti i Revizionit ka konstatuar një sërë shkeljesh të udhëheqësisë paraprake

Next Post

Murtezani për vizitë pune në Athinë

Related Posts

Maqedoni

Ish trajneri i FC Shkupit ndërron jetë në mes të ndeshjes në Serbi!

03/11/2025
Maqedoni

Gripi sezonal, interesim i madh për vaksinim

03/11/2025
Maqedoni

Duke filluar nga nesër, ankesat për raundin e dytë të zgjedhjeve do të mund të paraqiten brenda 48 orëve të ardhshme

03/11/2025
Maqedoni

Adem Avziu: Nuk ka vend për të pamoralshmit në BDI

03/11/2025
Maqedoni

Arbër Ademi: BDI nuk ka përgjegjësi për humbjet në Kërçovë dhe Bërvenicë

03/11/2025
Maqedoni

Zgjedhjet lokale/ OSBE: Presionet ndaj votuesve janë shqetësuese

03/11/2025
Next Post

Murtezani për vizitë pune në Athinë

OpenAI marrëveshje 38 miliardë dollarëshe me Amazon për akses në cloud

04/11/2025

Skandal në ushtrinë izraelite/ Arrestohet avokatja, publikoi videon e dhunës ndaj një palestinezi

03/11/2025

Rusia nis sulme të reja me dronë dhe raketa, Moska përparon në Pokrovsk

03/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk