Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Mickoski: Për Taravarin kam mendim pozitiv, me ose pa të Qeveria është stabile

05/05/2025
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i RMV-së Hristijan Mickoski, ka folur për takimin me Arben Taravarin i cili do të mbahet sot në ora 17:00. Mickoski tha se ka mendim pozitiv për Taravarin, dhe se ai duhet të vendos se në cilën anë do të jetë.

“Po, takimi do të jetë sot në orën 17:00 në Qeveri. Do të jetë takim ku do të diskutojmë me Taravarin për zhvillimet aktuale politike. Sa i përket aktiviteteve të tij aktuale si pjesë e Qeverisë, ne komunikojmë pothuajse çdo ditë. Sigurisht, kjo është një pjesë e pashmangshme. Por, në përgjithësi, do të doja të dëgjoja se si mendon ai për zhvillimet e fundit që janë të njohura për publikun. Sipas mendimit tim, ka dy mundësi për të zgjedhur. Njëra është ajo që ofron kjo Qeveri për reforma, ndryshime, ofrim për qytetarët. Dhe mesazhi i dytë është opsioni që për vite me radhë, do të thoja më shumë se 2 dekada, ka kriminalizuar shtetin, ka shkatërruar institucionet dhe praktikisht ka gjunjëzuar shtetin dhe qytetarët. Dhe kjo është zgjedhja. Nuk ka mundësi të tretë dhe do të doja të dëgjoja nga Taravari se çfarë mundësie ka, sepse nuk shoh një mundësi të tretë”, tha Mickoski.

Mickoski theksoi se si person ka mendim pozitiv për Taravarin.

“Sa i përket marrëdhënieve të mia personale me Taravarin, ne kemi komunikuar në politikë për një kohë të gjatë. Si person, kam mendim pozitiv për Taravarin, por në politikë, karakteri është diçka që ose e ke ose nuk e ke, nuk ka variante fluide këtu, ose e mban fjalën ose nuk e mban. Mendoj se konkretisht në rastin e tij, kam treguar të paktën tre herë se e mbaj fjalën time, dhe kur ka pasur momente kur ndoshta ka pasur dilemë brenda udhëheqjes së partisë”, tha Mickoski.

Ndryshe, sot Taravari tha se vendimi i vetëm i partisë së tij është që në zgjedhjet lokale të dalin me lista të veçanta për këshilltarë komunalë, ndërsa më vonë do të sjell vendim nëse do të jetë ose jo pjesë e Qeverisë./Telegrafi/

Previous Post

Ulen çmimet e derivateve të naftës

Next Post

Mickoski nga Shtipi: Vazhdojmë të realizojmë projekte për qytetarët për një jetë më të mirë

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

17/05/2025
Next Post

Mickoski nga Shtipi: Vazhdojmë të realizojmë projekte për qytetarët për një jetë më të mirë

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk