Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Mickoski për sindikatat: Qeveria e mëparshme e ka rritur në mënyrë artificiale pagën minimale dhe nuk e ka paguar

04/04/2025
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Mickoski tha se Qeveria nuk mund të jetë e mirë për të gjithë, por është e mirë për shumicën dërrmuese. Sipas tij, përgjigja më e mirë për ata që nuk e mbështesin punën e kësaj qeverie është që ajo të punojë pa afera dhe skandale dhe të japë rezultate.

“Nëse vazhdojmë të punojmë shumë pa afera, pa skandale, pa korrupsion, do të japim rezultate, siç janë për shembull 1 miliardë dhe 255 milionë euro investime të huaja, që janë një rekord historik, 400 milionë vetëm në katërmujorin e katërt, rritje e BPV-së në tremujorin e tretë prej 3%, në të katërtin 3.2%, nuk do të isha i habitur nëse do të ishte mes 3.5 dhe 4% në tremujorin e parë. Eksporti po rritet në tremujorin e parë prej 5%, imagjinoni në këtë krizë, pensionet u rritën për 5.000 denarë në mënyrë lineare, diçka për të cilën thonin se është e pamundur, u nënshkruan marrëveshjet kolektive, tashmë ka filluar pagimi i pagave më të larta për punonjësit shëndetësorë dhe ata të arsimit, MPB-ja mori rritje prej 10%,” tha Mickoski në emisionin “Pro ose Kundër” në televizionin Alfa.

Kryeministri rikujtoi se në periudhën e kaluar është shlyer eurobondi prej gjysmë miliardë eurosh, janë dhënë 250 milionë euro si mbështetje për ekonominë dhe po aq për komunat, ndërsa llogaria e qeverisë nga minus 12 miliardë denarë tani është në plus ndërmjet 3 dhe 4 miliardë dhe e gjithë kjo është rezultat i angazhimit të madh dhe përpjekjeve të shumta. Mickoski theksoi se tani një grup sindikatash me të cilat ka pasur takime kanë vërejtje se nuk ka pasur dialog ekonomik-social gjatë përcaktimit të pagës minimale.

“Nuk kemi sindikatë përfaqësuese sepse përfaqësueshmëria ka skaduar. Kemi emëruar një komision me përfaqësues nga 3 institucione – nga Ministria për Punë Sociale, Demografi dhe të Rinj, nga Ministria e Drejtësisë dhe nga Ministria e Ekonomisë dhe Punës. E kemi miratuar në mbledhje qeveritare, ai komision do të mblidhet dhe do të përcaktojë sindikatën përfaqësuese. Çfarë duhet të bëjmë ne si qeveri? E dimë se sipas ligjit duhet të marrim vendim për pagën minimale. Ne si qeveri duhet të veprojmë sipas ligjit, aty ka metodologji dhe ne e kemi marrë vendimin sipas ligjit. Por themi – çdo vendim, çdo marrëveshje që do ta arrijnë punëtorët dhe punëdhënësit në çfarëdo periudhe të vitit – ne do ta mbështesim”, tha Mickoski.

Kryeministri Mickoski theksoi se për qeverinë do të ishte më e lehtë të thotë se paga minimale do të jetë 30.000 ose 60.000 denarë sepse kjo do të thotë më shumë të ardhura nga kontributet për sigurim shëndetësor dhe tatim personal.

“Ne kemi arritur në këtë gjendje përmes ndërhyrjes së tillë siç ishte në vitet e kaluara. Përndryshe për ne është më e lehtë. Për pagë prej 25.000 denarë, kontributet janë teorikisht 12.000 denarë, për 30.000 janë 15.000 denarë. Dallimi është 3.000 denarë. Ai përfundon në buxhet. Çfarë ka bërë qeveria e mëparshme? E ka rritur artificialisht pagën minimale, por nuk e ka respektuar atë për të punësuarit në administratën publike. Dhe prandaj tani Ministria e mbrojtjes dhe MPB-ja po paguajnë padi në miliona euro,” – theksoi Mickoski dhe shtoi se, për shembull, në periudhën e kaluar, sindikatës AOJSH i është ofruar prej 7-5-5-7%, përveç rritjes ligjore, edhe rritje për 4 vite me kusht që të hiqet marrëveshja kolektive për të cilën të dyja palët kanë vlerësuar se është e keqe, por bisedimet u ndalën dhe nisën protestat.

Previous Post

Latifi: Tarifat e reja doganore të SHBA nuk kanë lidhje me politikë

Next Post

Izraeli njofton për një ofensivë të re tokësore në Qytetin e Gazës

Related Posts

Aktuale

Qytetarët e RMV të cilët shfrytëzojnë aeroportin e Tiranës, më 15 dhe 16 maj duhet të arrijnë 3 orë para fluturimit

14/05/2025
Maqedoni

BDI: Në vend që ta afrojë, Mickoski po e largon Maqedoninë e Veriut nga Bashkimi Evropian

14/05/2025
Aktuale

Moti me diell, temperatura deri në 24 gradë

14/05/2025
Maqedoni

Arrestohet Driton Ibishi në Prishtinë, pjesëtar i grupit “Gërçeci”

13/05/2025
Maqedoni

DPHM: Gjatë fundjavës moti do të jetë me shi dhe temperatura nën mesataren për muajin maj

13/05/2025
Maqedoni

“Dikush del, dikush hyn”, Sejdiu: Qeveria është stabile, do të ketë zhvillime të reja

13/05/2025
Next Post

Izraeli njofton për një ofensivë të re tokësore në Qytetin e Gazës

Qytetarët e RMV të cilët shfrytëzojnë aeroportin e Tiranës, më 15 dhe 16 maj duhet të arrijnë 3 orë para fluturimit

14/05/2025

BDI: Në vend që ta afrojë, Mickoski po e largon Maqedoninë e Veriut nga Bashkimi Evropian

14/05/2025

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

14/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk