Kryeministri Hristijan Mickoski ka reaguar me keqardhje për deklaratat e kundërkandidatit të VMRO-së në komunën e Bërvenicës, duke i cilësuar ato si një gabim të madh politik. Ai tha para mediave:
“E po të them e dëgjova me keqardhje gjithçka që tha kundërkandidati i Jovicës në një gjendje të ngazëllyer, nuk e di nëse ishte një moment specifik për të, por mendoj se ka bërë një gabim të madh. Ai ka bërë një gabim të madh para se gjithash për kandidatët për kryetar të komunave tjera nga koalicioni që i përket vet atij. Paramendoni se çka do të ndodhë tani në Tetovë, Strugë, Dibër dhe në disa komuna tjera.”
Mickoski e konsideroi veprimin e kundërkandidatit si egoist dhe të paprecedent:
“Kështu që një veprim kaq egoist nga një politikan, në historinë e re të Maqedonisë, nuk është parë. Të hyjë dhe të mendojë vetëm për vete dhe për interesin personal dhe të shkurtës, duke lënë pas dore të gjithë të tjerët të cilët njësoj luftojnë në raundin e dytë për mandatin e kryetarit të komunës.”
Ai shtoi se ditët e fundit është takuar me një numër të madh përfaqësuesish ndërkombëtarë me ndikim, dhe se ata gjithashtu shohin me keqardhje dhe mosbesim këtë situatë:
“Me të vërtetë me keqardhje mund të them se ditët e kaluara jam takuar me një numër të madh të përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare dhe atë shumë me ndikim, kemi folur shumë seriozisht, sepse kjo ka arritur deri tek ata, kështu që edhe ata shohin me shumë keqardhje dhe me mosbesim atë që po ndodh që dikush në shekullin e 21 të përdor një fjalor të tillë.”










