Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske lidhur me dënimin me kusht për doktoreshën që pranoi keqpërdorim në Klinikën e Onkologjisë, deklaroi:
Epo, e dini, qëndrimet e mia për Prokurorinë dhe Gjyqësorin janë thënë shumë herë, janë diskutuar shumë herë dhe sa herë që diskutohet pse vonohemi me procesin e miratimit të ligjeve që parashikojnë reforma në Gjyqësor dhe Prokurori, në thelb dua që opinioni të dijë se bëhet fjalë për gjashtë ligje, ku thelbi kryesor është rritja e buxhetit, ku drejtpërdrejt do të rezultonte me rritjen e pagave të prokurorëve dhe gjyqtarëve, të cilët kanë një rejting prej vetëm 2%, ndërkohë që kërkohet rritje të pagave, konkretisht, buxheti për gjyqtarët do të ishte 0,8% e PBB-së, ndërsa për prokurorët 0,5% e PBB-së, dhe unë gjithmonë ndiej një lloj neverie, sepse as pagat që marrin tani nuk i meritojnë, duke pasur parasysh vendime gjyqësore të tilla për të cilat ju po flisni tani.”
Pra, dua që qytetarët ta dinë se të gjithë ata të ashtuquajtur ekspertë, kur dalin publikisht dhe kritikojnë Qeverinë për ngecjen në reformat në Prokurori dhe Gjyqësor, kjo është reforma thelbësore. Si ta rrisim buxhetin e Gjykatave në 0.8% të PBB-së, dhe të prokurorëve në 0.5% të PBB-së, që është, le të themi, 2 deri në 3 herë më shumë se disa shtete anëtare të Bashkimit Evropian. Nuk është problem që do t’i rrisim 3 herë, por ti meritojnë. Unë kam dilemë, nëse i meritojnë edhe këto paga, të cilat po i marrin tani. Pra, ky është komenti im shkurt.”