Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Mickoski: Pagat e mësuesve dhe profesorëve rriten për 5 për qind me pagën e tetorit, deri në fund të mandatit do të rriten për 46 për qind

12/10/2024
0
SHARES
26
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

„Falënderoj kryetarin e SASHK-ut. Për mua është jashtëzakonisht e rëndësishme ajo që tha folësi i mëparshëm, që pas disa javësh negociata dhe analizash, por edhe duke u bazuar në atë që kemi si informacion, se si po mbushet buxheti dhe çfarë dhe si po projektojmë për vitet në vijim, ne deshëm të arrijmë një marrëveshje që do të jetë afatgjatë që të mos duhet tani çdo vit ose çdo muaj të debatojmë vazhdimisht në opinion që të ketë kriza, e më pas të vijojnë kërcënime, të bëjmë greva, të mos bëjmë greva dhe kështu me radhë. Prandaj ishte shumë e rëndësishme që arritëm një marrëveshje, jam jashtëzakonisht i kënaqur; së bashku me Ministrinë e Arsimit dhe Ministrinë e Financave jam përfshirë personalisht në këto negociata, bisedime me Sindikatat e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës. Pra, mendoj se është arritur një marrëveshje e cila është historike në drejtim të përmirësimit të gjendjes financiare të mësuesve dhe profesorëve në arsimin fillor dhe të mesëm.

Ajo që është rënë dakord pjesërisht, e përmendi edhe kryetari i SASHK-ut, e ajo është se nga paga e tetorit, e cila do të paguhet në nëntor, deri në pagën e shkurtit, e cila do të paguhet në mars të vitit 2025, do të kemi rritje të pagave prej 5%. Pastaj në mars 2025 do të kemi një rritje prej 7%, në mars 2026 në varësi të gjendjes së buxhetit do të kemi një rritje ndërmjet 7 e gjysmë dhe 10%. Gjithashtu në varësi të gjendjes së buxhetit në mars të vitit 2027 do të kemi ndërmjet 7 e gjysmë dhe 10% dhe gjithashtu varësisht nga gjendja e mbushjes së buxhetit në mars zë vitit 2028 do të kemi ndërmjet 10 dhe 12% e gjysmë rritje pagash, e cila do të thotë se në këtë gamë për të cilën po flasim tani në mars të vitit 2028, mësuesit dhe profesorët në arsimin fillor dhe të mesëm duhet të marrin përafërsisht një minimum prej 46% pagë më të lartë se sa marrin sot, dhe mund të jenë më shumë në varësi të shkallës që do të aplikohet, dhe kjo do të varet nga ana e të hyrave të vetë Buxhetit.

Dhe ne gjithashtu ramë dakord që më së voni deri në shkurt të plotësohej, të nënshkruhej marrëveshja kolektive dhe tashmë do të kishim një bazë të qartë se si do të mund të zhvillojmë më tej dhe cilët do të jenë koeficientët e kompleksitetit të punës, sepse tani kemi, do të thosha me kusht, paqartësi në atë pjesë. Kështu që edhe një herë dëshiroj të shpreh kënaqësinë time të madhe, të falënderoj Ministrinë e Arsimit dhe Ministrinë e Financave dhe SASHK-un, Kryetarin për një debat konstruktiv, diskutim, dialog, do të thoja që u zhvillua në javët e kaluara. Prandaj kërkuam pak kohë për të ditur se çfarë të disponojmë, që të shohim se cilat janë të ardhurat, ku mund të shtrëngojmë, çfarë mund të bëjmë. Ministria e Financave planifikon që, nëse gjithçka shkon ashtu siç duhet, të fillojë përdorimin e faturave elektronike deri në fund të këtij viti. Këtu presim një nxitje shtesë për ekonominë gri, pra një rritje të të ardhurave.

Në fund të muajit shtator, nëse marrim muajt korrik, gusht dhe shtator, kemi rreth 85 miliardë të ardhura. 6 muajt e mëparshëm, pra gjysma e parë, janë diku rreth 125 miliardë të ardhura, që do të thotë shumë më tepër kur punon me nikoqitllëk, kur di se si ndodhin të ardhurat në thesarin e shtetit.

Ne vazhdojmë të flasim, filloi me Këshillin Ekonomik Social, do të ketë një dialog edhe në fushën e të drejtave të punëdhënësve, por edhe në fushën e punëtorëve, këtu si Qeveri jemi një palë e tretë, pikërisht këtu kemi një dialog partneriteti midis punëdhënësve dhe punëtorëve.

Edhe një herë, le të jetë me fat dhe le të shtohen historitë e suksesit dhe marrëveshjet si kjo.“

Previous Post

Zëvendëskryeministri i Parë Mexhiti mori pjesë në ‘Worlds Changers Balkan Summit’ që po zhvillon punimet në Shkup

Next Post

Dafina nuse me tradita, nis ta ‘marr dhe dorën’

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

Xabi Alonso ka vendosur për largimin e parë nga Real Madridi

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Next Post

Dafina nuse me tradita, nis ta ‘marr dhe dorën’

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk