Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Mickoski: Nuk përkrahim ndryshimet kushtetuese

03/07/2023
Mickoski: Nuk përkrahim ndryshimet kushtetuese
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Përderisa përfaqësues të pushtetit paralajmërojnë takime të ndara me deputetët e VMRO – DPMNE-së, për t’i bindur ata që të votojnë ndryshimet kushtetuese, opozita maqedonase ende nuk ka ndryshuar qëndrim rreth kësaj teme, njofton KlanM.

Lideri i VMRO – DPMNE-së, Hristijan Mickoski deklaroi se, të gjithë deputetët e VMRO – DPMNE-së qëndrojnë pas vendimit se nuk do të ketë ndryshime kushtetuese nën diktatin bullgar dhe nën këto kushte.

“VMRO – DPMNE nuk do ta përkrahë këtë diktat bullgar, jo tani por as edhe në të ardhmen. Qeveria e ardhshme e VMRO – DPMNE-së, nëse me të vërtetë nuk do të jenë në tavolinë vlerat evropiane, nëse me të vërtetë nuk shohim ndryshime në sjellje, standarde të vërteta evropiane, garancë, ne nuk kemi për qëllim të mbështesim proces të tillë”, tha Mickoski.

Lideri i opozitës maqedonase, sic njofton KlanM, sërish ka sulmuar BDI-në dhe liderin e kësaj partie, Ali Ahmetin. Duke komentuar zhvillimet me nipin e liderit të BDI-së, Mickoski tha se, Ahmeti “do të përfundojë si një kriminel i thjeshtë”.

“Do ta këshilloja që ato pak këshilltarë rreth tij, të cilët e këshillojnë t’i dërgojë porosi opinionit në këtë mënyrë, t’ua ndryshojë pozicionet, ose të ndalojë që të përfshijë familjen në këtë mënyrë. Kishte shanse shumë të madhe, por me kalimin e kohës, ai jo vetëm që e lëshoi atë shans, por është edhe para përfundimit politik të tij si kriminel i thjeshtë”, deklaroi Hristijan Mickoski.

Dy javë më parë, mediat publikuan informacionet, se Drin Ahmeti, që është nipi i liderit të BDI-së, së bashku me një biznesmen nga Shqipëria, kanë blerë qendrën tregtare “Soravia”. Gjatë një konferencë për media, Drin Ahmeti tha se, kanë tërhequr linjë kreditore nga banka Credins me vlerë 6 milion euro me qëllim mbulimin e borxhit të kompanisë prej 20 milion euro. Megjithatë, ai nuk e tregoi shumën se sa para e kanë blerë qendrën tregtare.

Previous Post

Betohen 300 deputetët e Parlamentit grek

Next Post

S’ka marrëveshje për pagat në sektorin publik

Related Posts

Maqedoni

Situata në Trubarevë është nën kontroll të plotë

15/09/2025
Maqedoni

U mbyll deponia ilegale në Nikushtak – Premtimi i Izet Mexhitit u bë realitet!

15/09/2025
Maqedoni

Mexhiti: Pas punimeve nëntokësore, vijon asfaltimi dhe ndriçimi publik në rrugën 157

15/09/2025
Aktuale

“Sa libra janë kërkuar aq i kemi dorëzuar” – Ministria e Arsimit fajin e hedh te drejtorët e shkollave

15/09/2025
Maqedoni

Valbon Limani paralajmëron 16 kënde lojërash, e para vendoset në oborrin e Sh.F. “Liria” në Raven

15/09/2025
Maqedoni

Banorët e Gazi Babës e presin Izet Mexhitin me kafe dhe ngrohtësi

15/09/2025
Next Post
S’ka marrëveshje për pagat në sektorin publik

S’ka marrëveshje për pagat në sektorin publik

Situata në Trubarevë është nën kontroll të plotë

15/09/2025

U mbyll deponia ilegale në Nikushtak – Premtimi i Izet Mexhitit u bë realitet!

15/09/2025

Mexhiti: Pas punimeve nëntokësore, vijon asfaltimi dhe ndriçimi publik në rrugën 157

15/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk