Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Mickoski: Nuk ka garanci se ky do të jetë ndryshimi i fundit i kushtetutës

28/08/2023
Mickoski: Nuk ka garanci se ky do të jetë ndryshimi i fundit i kushtetutës
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Lideri i VMRO – DPMNE-së, Hristijan Mickoski thotë se, nuk ka garanci se ndryshimet kushtetuese do të jetë ndryshimi i fundit i Kushtetutës. Në një intervistë të dhënë për mediumin serb “Politika”, ai tha se, garancitë institucionale nga ana e BE-së janë një hap i vogël për to, por inkurajim i madh për vendin se, rruga evropiane nuk është një objektiv lëvizës, por diçka që është e realizueshme. Ai po ashtu, akuzoi diplomacinë e vendit që nuk ka luftuar për pozicione më të mira dhe garanci se, nuk do të ketë pengesa të reja për rrugën eurointegruese të vendit.

“Cila është garanca që ky ndryshim i kushtetutës i cili kërkohet tani nga Maqedonia, do të jetë i fundit? Se nesër nuk do të kërkohet ndryshim i Kushtetutës në të cilin do të ridefinohet çështje që janë të karakterit të identitetit apo nuk do të kërkohet minimizim i ri dhe fshirje e KAÇKM-së si themel i shtetformimit maqedonas? Nga Bullgaria vijnë disa sinjale të cilat tashmë mohojnë hapur Kryengritjen e Ilindenit dhe karakterin e saj dhe për këtë sërish nuk kishte asnjë reagim nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtme”, ka thënë Mickoski.

Ndërkohë, nëpërmjet reagimi me shkrim nga LSDM janë përgjigjur se, nuk ka garanci më të mëdha për cilësi më të mirë të jetës për të gjitha kategoritë e qytetarëve nga anëtarësimi në BE dhe akuzuan Mickoskin se bllokon përpjekjet e shtetit në sigurimin e ardhmërisë më të mirë për qytetarët.

“Anëtarësimi i plotë në BE do të thotë qasje e lirë drejt tregut prej 500 milionë konsumatorë, qasje drejt fondeve të reja të rritura dhe mundësi për hyrje të investimeve të reja, teknologjive dhe njohurive të reja. Pikërisht Mickoski bllokon gjithë këtë, së pasi sepse nuk shqetësohet për qytetarëve, ndërsa së dyti sepse është i përkushtuar në bllokada dhe destruksione dhe vepron në dëm të interesave shtetërore dhe nacionale”, thonë nga LSDM.

Kujtojmë se, ndryshimet kushtetuese, që janë kusht për hapjen e kapitujve të negociatave me BE-në, veç më janë në procedurë parlamentare. Seanca e parë për këto ndryshime u mbajt më 18 gusht, kur edhe përfundoi diskutimi dhe tani pritet që kryetari i Kuvendit të thirr vazhdimin e seancës për votimin e tyre.

Previous Post

Francë, qeveria e sheh veshjen islamike në shkolla si “sulm politik”

Next Post

A ka hatërmbetje mes Kurtit e Ramës?

Related Posts

Maqedoni

Mexhiti: Nis ndërtimi i sallës së sportit dhe klasave të reja në shkollën ‘Jashar Bej Shkupi’ në Çair

24/08/2025
Maqedoni

Temat kombëtare po i mbytin zgjedhjet lokale

24/08/2025
Maqedoni

Filloi rrënimi i objektit të dëmtuar në Shkollën Fillore “Jashar Bej Shkupi”, pritet ndërtimi i klasave të reja dhe sallës sportive (FOTO)

24/08/2025
Aktuale

Mexhiti për MIA-n: Pres fitore absolute në zgjedhjet e tetorit

24/08/2025
Maqedoni

Bujar Osmani: Çairi meriton disiplinë dhe përkushtim të përditshëm

24/08/2025
Maqedoni

Lëvizja në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, në kushte të mira atmosferike

24/08/2025
Next Post
A ka hatërmbetje mes Kurtit e Ramës?

A ka hatërmbetje mes Kurtit e Ramës?

Mexhiti: Nis ndërtimi i sallës së sportit dhe klasave të reja në shkollën ‘Jashar Bej Shkupi’ në Çair

24/08/2025

Asnjë përgjigje zyrtare! Pse Komuna e Likovës po bllokon dëmshpërblimet për bujqit, mbi një vit pas përmbytjeve?

24/08/2025

Temat kombëtare po i mbytin zgjedhjet lokale

24/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk