Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Mickoski nga Tetova: Është ndërtuar një pjesë e re e bulevardit “Vidoe Smilevski-Bato” nga Fushanska deri në fshatin Poroj

06/04/2025
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mirëdita edhe nga unë. Për mua është një nder dhe kënaqësi që sot jemi së bashku me kryetarin e komunës dhe me përfaqësuesit e Qeverisë, së bashku me deputetët, këshilltarët dhe të gjithë ata që e mbështesin punën e kryetarit të komunës.

Për mua është kënaqësi sepse mund të marr pjesë në një ngjarje të re, të rëndësishme për këtë qytet, por jo vetëm për të, por edhe për të gjithë qytetarët e rajonit të Pollogut, të cilët do të përfitojnë nga ky projekt. Diçka që ndoshta më parë dukej e pamundur, me punën e palodhshme të kryetarit të komunës, këshilltarëve, administratës dhe deputetëve – ky projekt më në fund mori dimensionin dhe formën e vet.

Jam i bindur se ky projekt do t’i afrojë gjërat. Ajo që mund të them dhe ta theksoj sërish është se deri më tani janë paraqitur rreth 416 projekte nga 56 komuna në kuadër të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale për financimin e fazës së dytë.

Qeveria i ndan mjetet për projekte nëpër komuna në mënyrë jo selektive, pa marrë parasysh nëse ato komuna kanë kryetarë që janë pjesë e koalicionit qeveritar, siç ndodhte në të kaluarën. Kjo qeveri i rialokon mjetet nga buxheti drejt komunave — drejt të gjitha komunave — pa dallim nëse kryetari është nga radhët e kësaj qeverie, nga opozita apo është i pavarur.

15 miliardë denarë të reja, kur t’u shtohen 6 miliardëve të mëparshme nga thirrja e parë, do të thotë gjithsej 21 miliardë denarë. Siç tha edhe kryetari i komunës, këto janë mjete të parapara për financimin e projekteve në vlerë prej rreth 15 milionë euro — diçka që vërtet paraqet një shifër historike.

Nëse kësaj i shtohen edhe dy projekte shumë të rëndësishme për këtë rajon, e shfrytëzoj këtë rast për t’i falënderuar të gjithë këshilltarët që votuan për rikonstruksionin e gjimnazit “Kirili Pejçinoviq”, në vlerë prej rreth 50 milionë denarë, projekt i dhënë si donacion nga ana e një kompanie me përgjegjësi shoqërore.

Po ashtu, këtu është edhe drejtimi rrugor që duhet ta lidh Tetovën me Prizrenin. Një grup pune tashmë është formuar nga ana jonë, nga ana maqedonase dhe ajo kosovare, i cili do të punojë për këtë projekt.

Kështu që, është me rëndësi të ndërtohet. Është me rëndësi të ndërtohet Maqedonia.

Ndryshe nga mënyra se si funksiononte Qeveria në të kaluarën, kur Maqedonia vidhej, kjo Qeveri funksionon në drejtim të interesit të qytetarëve, pra – për ta ndërtuar Maqedoninë. Ky është qëllimi ynë dhe prioriteti ynë.

Edhe njëherë, më lejoni që në fund të shpreh falënderim të madh dhe urime për kryetarin e komunës, për këshilltarët, për administratën e Komunës së Tetovës, për anëtarët e Qeverisë, për deputetët që vijnë nga Tetova dhe rajoni i Pollogut, të cilët e bënë jo vetëm këtë projekt, por edhe të gjitha projektet e tjera që së shpejti do të bëhen realitet dhe që tetovarët dhe qytetarët e Pollogut do mund t’i shfrytëzojnë.

Previous Post

BDI: Kanë kaluar 21 ditë – Qeveria ende po fsheh faktet kyçe dhe përgjegjësit për tragjedinë më të madhe që ka përjetuar Koçana

Next Post

Mexhiti: Fillimi i epokës së re për Tetovën – përurohet bulevardi modern “Vidoe Smileski Bato”

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

17/05/2025
Next Post

Mexhiti: Fillimi i epokës së re për Tetovën – përurohet bulevardi modern “Vidoe Smileski Bato”

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk