Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Mickoski nga Shtipi: Vazhdojmë të realizojmë projekte për qytetarët për një jetë më të mirë

05/05/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Unë nuk kam çfarë të shtoj mbi atë që tashmë e thanë folësit e mëparshëm. Mendoj se ju informuan mjaft hollësisht dhe në mënyrë të plotë edhe ju, përfaqësuesit e mediave, por edhe qytetarët.

Mua më mbetet vetëm t’i uroj kryetarët e komunave për punën dhe rezultatet që po i ofrojnë qytetarëve në komunat që i udhëheqin, si në Shtip ashtu edhe në Karbinc. Jam i bindur se edhe në vitet që vijnë do të vazhdojnë me të njëjtën dinamikë.

Njëkohësisht, i uroj edhe këshillat dhe administratën që e ndjekin punën e kryetarëve të komunave, dhe jam i bindur se në vitet që vijnë do të arrijmë edhe shumë rezultate në gjithë territorin e Maqedonisë, në të gjitha komunat, sepse prioriteti ynë është cilësia e jetës së qytetarëve tanë. Dhe pavarësisht nëse bëhet fjalë për komuna që drejtohen nga kryetarë të zgjedhur nga shumica qeverisëse, nga opozita apo nga kryetarë të pavarur, kjo Qeveri është plotësisht e përkushtuar që në këto afro 26.000 kilometra katrorë të investojë në çdo cep.

Dua të falënderoj edhe kolegët e Qeverisë për punën e palodhshme, për energjinë, për entuziazmin, për frymëzimi që e kanë dhe projektet që i realizojnë. Jo vetëm në nivel qendror, por duke i ndihmuar komunat, në nivel lokal.

E di që edhe në periudhën që vjen do të kemi shumë gjëra të bukura për të shpallur së bashku për qytetarët, veçanërisht për Shtipin dhe komunat përreth tij. Prandaj, do të vazhdojmë me të njëjtën dinamikë të realizojmë.

Falënderim i madh edhe për deputetët në Kuvendin maqedonas, të cilët me punën e tyre gjithashtu frymëzojnë, punojnë dhe që me punën e tyre frymëzojnë, punojnë dhe luftojnë për komunat e tyre, për një projekt më shumë.

Dhe jam i bindur se një harmoni e tillë, si në nivel lokal, ashtu edhe në nivel qendror dhe në kuadër të Kuvendit, me shumicën që e ka kjo Qeveri, do të vazhdojë edhe në të ardhmen dhe do të sjellim rezultate për të mirën e të gjithë qytetarëve, për një jetë më të mirë.

Në fakt, ky ka qenë edhe qëllimi ynë, tani gati një vit pas zgjedhjeve, që Maqedonia të jetë përsëri e qytetarëve. Dhe mendoj se deri tani kemi arritur ta kthejmë.

Previous Post

Mickoski: Për Taravarin kam mendim pozitiv, me ose pa të Qeveria është stabile

Next Post

Presidentja Osmani u prit me nderime mbretërore nga Sulltani i Bruneit Darussalam (VIDEO)

Related Posts

Maqedoni

VLEN: Faqja që pretendon të përfaqësojë organizatën “Diversitet Tetovë” është i pavërtetë

31/10/2025
Maqedoni

Rexhepi: Tetova ka nevojë për një fillim të ri pas katër viteve keqmenaxhim

31/10/2025
Maqedoni

Arsim Dalipi: Votoni për një Strugë të lirë

31/10/2025
Maqedoni

Ibrahimi: Të hënën kryetar i ardhshëm i Tetovës do jetë Bilall Kasami

31/10/2025
Maqedoni

Mexhiti: Çairi dhe Tetova dy flamuj të kësaj fitore, AKI nuk është më sfidë për ne

31/10/2025
__kateg

Bilall Kasami nga Tetova: E ardhmja e qytetarëve të Maqedonisë është VLEN

31/10/2025
Next Post

Presidentja Osmani u prit me nderime mbretërore nga Sulltani i Bruneit Darussalam (VIDEO)

VLEN: Faqja që pretendon të përfaqësojë organizatën “Diversitet Tetovë” është i pavërtetë

31/10/2025

Rexhepi: Tetova ka nevojë për një fillim të ri pas katër viteve keqmenaxhim

31/10/2025

Burri biznesmen i Genta Ismajlit në krizë financiare

31/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk