Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Mickoski në takime të rëndësishme në Uashington, lobojmë për interesat maqedonase

20/01/2025
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjatë vizitës së SHBA-ve, në Uashington, Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, zhvilloi më shumë aktivitete dhe takime me personalitete të shquara nga jeta politike, shoqërore dhe ekonomike amerikane.

Kryetari i Qeverisë Mickoski pati një darkë me Devin Nunes, kryetar i trupit këshillues për inteligjencë të presidentit Donald Trump dhe drejtorin ekzekutiv të korporatës mediatike Trump, John Bitove – biznesmen amerikan me prejardhje maqedonase, pronar i disa kompanive multimilionëshe, Marko Galina – biznesmen dhe përgjegjës për MAGA në Portugali, dhe Chris Pavlovski pronarin e grupit “Rumble”.

Gjatë takimit u diskutua për projekte konkrete në fushën e ekonomisë, mundësitë për investime dhe bashkëpunimin e thelluar midis dy shteteve.

“Diskutuam për mundësitë për investime në Maqedoni, për projekte konkrete që do të jenë në dobi të qytetarëve. Ndër të tjera, theksova përpjekjet e Qeverisë për të stabilizuar ekonominë, rekordin që kemi arritur në tërheqjen e investimeve në shtet dhe lehtësirat që ofrohen. Gjithashtu shfrytëzova rastin për të lobuar për interesat dhe pozicionet maqedonase në lidhje me çështjet kyçe për ne. Bëhet fjalë për njerëz të pozicionuar lart në shoqërinë amerikane, me mundësi për të ndikuar në çështje të rëndësishme për ne”, theksoi kryeministri Hristijan Mickoski.

Ndër të tjera, Kryetari i Qeverisë Hristijan Mickoski mori pjesë edhe në ceremoninë e parapërurimit MAGA-Ball, e cila organizohet nga mbështetësit e presidentit amerikan Donald Trump.

Atje, Kryetari i Qeverisë Hristijan Mickoski zhvilloi biseda me disa aktivistë dhe mbështetës të njohur të presidentit amerikan, si gazetarët dhe personalitetet mediatike Tucker Carlson, Megyn Kelly dhe Patrick Bet-David, biznesmen dhe pronar i klubit legjendar të bejsbollit amerikan New York Yankees.

Për takimin me njërin nga gazetarët më me ndikim amerikan, Tucker Carlson, Mickoski theksoi se ishte një mundësi për shkëmbimin e mendimeve dhe qëndrimeve për shtetin dhe rajonin.

Gjithashtu, për takimin me gjigantin sportiv Patrick Bet-David, kryeministri Mickoski theksoi se sporti ka fuqinë të bashkojë. Një mundësi e mirë për shkëmbimin e qëndrimeve për sportin dhe atë që përfaqëson pasioni për shumë njerëz.

Sot, Kryetari i Qeverisë Hristijan Mickoski zhvilloi takim edhe me Richard Grenell, deputeti i ri presidencial për misione speciale dhe politika.

Për takimin, Mickoski theksoi:

“Diskutuam për zhvillimet aktuale, për sfidat me të cilat përballemi si shtet dhe për realizimin e interesave tona strategjike që lidhen me anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Gjithashtu, kërkova angazhim më të madh nga partnerët tanë strategjikë në këtë drejtim, si dhe shfrytëzimin e potencialeve në planin ekonomik. Po luftojmë për çdo interes të shtetit”, theksoi Mickoski.

Previous Post

Trump përjashton Europën nga festa! Meloni, e vetmja lidere e ftuar në ceremoni

Next Post

“Derisa të çohet dikush ta vrasi…”, deklarata skandaloze e Laertit për Gjestin

Related Posts

Maqedoni

Reagon komuna e Kumanovës: Në terrenet sportive nuk ka dhe nuk guxon të ketë vend për përhapjen e nacionalizmit

03/08/2025
Maqedoni

Ibrahimi: Thirrjet raciste dhe anti-shqiptare në Kumanovë janë kthim i gjendjes në Maqedoninë e Veriut para luftës së 2001

03/08/2025
Maqedoni

Iseni reagon ndaj thirrjeve ksenofobike në Kumanovë: Provokatorët do të përgjigjen, BDI le të heshtë, e ka humbur të drejtën morale

03/08/2025
Maqedoni

Bujar Osmani dënon thirrjet raciste në Kumanovë: “Mungesa e reagimit të Qeverisë është skandaloze”

03/08/2025
Maqedoni

VLEN dënon ashpër gjuhën e urrejtjes dhe thirrjet fyese ndaj shqiptarëve, të dëgjuara gjatë ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës në Basketboll 2027, mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë.

03/08/2025
Maqedoni

Izet Mexhiti: Fillon transformimi i Çairit të Vjetër, investim prej 37 milionë denarësh

03/08/2025
Next Post

“Derisa të çohet dikush ta vrasi…”, deklarata skandaloze e Laertit për Gjestin

Reagon komuna e Kumanovës: Në terrenet sportive nuk ka dhe nuk guxon të ketë vend për përhapjen e nacionalizmit

03/08/2025

Ibrahimi: Thirrjet raciste dhe anti-shqiptare në Kumanovë janë kthim i gjendjes në Maqedoninë e Veriut para luftës së 2001

03/08/2025

Iseni reagon ndaj thirrjeve ksenofobike në Kumanovë: Provokatorët do të përgjigjen, BDI le të heshtë, e ka humbur të drejtën morale

03/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk