Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Mickoski në disa takime dypalëshe në Uashington: E ardhmja e rajonit është në luftën për një ekonomi më të fortë, bashkëpunim dhe krijimin e një të ardhmeje

12/07/2024
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në margjinat e Samitit të NATO-s në Uashington, Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, zhvilloi disa takime dhe biseda dypalëshe.

Mickoski u takua me nënsekretarin e Departamentit të Shtetit për Çështjet Politike, Xhon Bas. Bashkëbiseduesit biseduan për interesat strategjike të shtetit, për përpjekjet e Maqedonisë që synojnë përmbushjen e tyre, si dhe për integrimin dhe përparimin e rajonit.
Kryeministri Mickoski theksoi se lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe sundimi i së drejtës janë prioritete të Qeverisë së re.

“Për një kohë të gjatë, ka depërtuar korrupsioni në çdo pore të institucioneve dhe e ka bërë të pamundur përparimin. Kjo ndryshohet përmes aktivitetit sistemor që nënkupton paanshmëri në zbatimin e ligjeve dhe mbështetje të profesionistëve që janë të ngarkuar për zbatimin e ligjeve. Duhen ndryshime që do të ngjallin shpresë te institucionet”, tha Mickoski.

Ai shtoi se e ardhmja e rajonit qëndron në bashkëpunimin e ngushtë të shteteve, dhe fokusimin në punët që na bashkojnë, si dhe në krijimin e një të ardhmeje që do të sjellë prosperitet për të gjithë.

Kryeministri Mickoski zhvilloi takim edhe me Presidentin e Republikës së Çekisë, Petr Pavel. Bashkëbiseduesit biseduan për shfrytëzimin e potencialeve për bashkëpunim ekonomik dhe politik.

Kryetari i Qeverisë maqedonase, Mickoski, theksoi se e ardhmja e rajonit qëndron në anëtarësimin e plotfuqishëm në Bashkimin Evropian dhe se në këtë drejtim janë bërë shumë lëshime dhe anulime, të cilat nuk janë vlerësuar plotësisht dhe se frenimi përmes kontesteve të paarsyeshme duhet ndalur. Qytetarët me të drejtë kërkojnë një jetë më të mirë dhe se Qeveria është plotësisht e përkushtuar për një standard më të mirë dhe përmbushje të kritereve të larta për integrim.

Mickoski ka biseduar edhe me Kryeministren e Estonisë, Kaja Kalas, me të cilën ka biseduar për intensifikimin e bashkëpunimit dhe mbështetjen e integrimeve maqedonase në BE.

Previous Post

Nepal, dy autobusë me 60 pasagjerë bien në një lumë

Next Post

MPB: Fushatë e rrejshme për tregti me kriptovaluta, qytetarët të mos hapin linqe të dyshimta

Related Posts

Aktuale

Mickoski priti në takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen

15/10/2025
Maqedoni

Kasami mesazh të rinjve: Duhet ta trasoni vetë rrugëtimin tuaj, bëhuni shembull për gjeneratat

15/10/2025
Maqedoni

Nisi ndërtimi i rrugës së re që lidh Çajlën, Forinën dhe Çegranin me Gostivarin – Kryetari Limani: Investim historik për zhvillimin e zonës

15/10/2025
Maqedoni

Qyra: Do t’i ndihmojë bizneset e vogla dhe të mesme

15/10/2025
Maqedoni

Ursula von der Leyen mbërriti në Shkup, u prit nga ministri Mucunski

15/10/2025
Maqedoni

KShZ: 9.000 të sëmurë do të votojnë në shtëpi

15/10/2025
Next Post

MPB: Fushatë e rrejshme për tregti me kriptovaluta, qytetarët të mos hapin linqe të dyshimta

Mickoski priti në takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen

15/10/2025

Kasami mesazh të rinjve: Duhet ta trasoni vetë rrugëtimin tuaj, bëhuni shembull për gjeneratat

15/10/2025

Nisi ndërtimi i rrugës së re që lidh Çajlën, Forinën dhe Çegranin me Gostivarin – Kryetari Limani: Investim historik për zhvillimin e zonës

15/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk