Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Mickoski me apel deri te partitë parlamentare: Të sigurojmë konsensus shoqëror për ndryshimet në Këshillin Gjyqësor, përfshihuni në ndryshime

07/02/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Unë prisja që LSDM të ishte më racional në deklaratat. Dhe tani ajo që e lexova ishte vërtetë e papritur për mua, mendova se do të qëndronim së bashku për të siguruar një konsensus nacional dhe për të punuar së bashku për ndryshimet, të mos jetë njëanshëm, të mos akuzohemi ne se po bëjmë diçka që është pjesë e koalicionit që është në Qeveri”, thotë kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për mënyrën si i komenton akuzat e Venko Filipçes për partizimin e Këshillit Gjyqësor.

Kryeministri Mickoski drejtoi një apel për të gjitha partitë parlamentare që të përfshihen dhe të punojnë së bashku për ndryshimet, me qëllim që të sigurohet një konsensus shoqëror.

“Unë ftoj të gjitha partitë parlamentare që të punojmë së bashku në këtë proces, të jetë inkluziv, të mos jetë diçka që bëjmë vetëm. Le të krijojmë një praktikë të re, të sigurojmë një konsensus shoqëror që na duhen ndryshime dhe të punojmë së bashku për t’i realizuar këto ndryshime. Por, asnjëherë nuk mund asnjëher që arsyeja të bëhet zgjidhje. Tani arsyeja për këtë gjendje në drejtësi është Qeveria e cila ka qenë aty për 7 vjet dhe pas vendimeve të së cilës ka shumë polemika dhe skandale, sidomos në gjyqësor, nuk dua t’ju rikujtoj për Kodin Penal të miratuar në mënyrë të dyshimtë me flamurin evropian, tani ata nga njëra anë po paraqiten si një zgjidhje. Procesi duhet të jetë inkluziv, të kemi një konsensus shoqëror”, thotë ai dhe shtoi:

“Ja, nuk duam të kemi të drejta ekskluzive vetëm ne për t’i bërë këto ndryshime. I ftoj të gjithë deputetët në Parlament, nëse janë dakord që ky Këshill Gjyqësor që ata e kanë votuar, të shpërbëhet, i ftoj kur të vijë pika në rendin e ditës të votojnë, në drejtim që këta anëtarë të Këshillit Gjyqësor të shkarkohen. Dhe pastaj, së bashku në një proces inkluziv, të gjejmë njerëz që do të monitorojnë dhe do të jenë ata që do të identifikojnë gjyqtarët që abuzojnë me atë që janë gjyqtarë dhe që janë shkaktarë, do të thosha, për shkak të vendimeve të tyre kontoverse në disa procese që nuk duhet të na ndodhin”.

Previous Post

Mexhiti: Bashkëpunimi me SHBA-në garanci për të sotmen dhe të nesërmen e sigurt të qytetarëve tanë

Next Post

Murtezani në takim në Parlamentin grek: Thellimi i partneritetit përmes qasjes konstruktive

Related Posts

Maqedoni

VLEN: “Referendumi i rrejshëm” po i kthehet në bumerang BDI-së

13/10/2025
Aktuale

Mexhiti në Saraj: Me VLEN-in fitojnë shqiptarët, në krye me Muhamed Elmazin fitorja në Saraj është e vulosur

13/10/2025
Aktuale

Zekolli: Për 20 vite keni përfituar pushtet, ndërsa Luboteni mbeti pa ujë, kanalizim e rrugë

13/10/2025
Lajme

Moti me vranësira dhe diell, temperatura deri në 22 gradë

13/10/2025
Maqedoni

Muhamet Elmazi: Saraji sonte tregoi fuqinë e vërtetë!

12/10/2025
Maqedoni

Mexhiti nga Kumanova: VLEN vendosi konkurrencë, vizion dhe zgjidhje për qytetarët

12/10/2025
Next Post

Murtezani në takim në Parlamentin grek: Thellimi i partneritetit përmes qasjes konstruktive

Tirana pret Forumin e parë të Investimeve “Bashkimi Europian-Ballkani Perëndimor”

13/10/2025

Të gjithë sytë në Gotenburg, Kosova synon suksesin e radhës ndaj Suedisë

13/10/2025

VLEN: “Referendumi i rrejshëm” po i kthehet në bumerang BDI-së

13/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk