Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Biznes

Mickoski: Masat dhanë rezultat, çmimet e ushqimeve u ulën madje edhe sipas shportës sindikale, nëse ka sjellje devijante pas 30 prillit do të ketë masa të reja

24/04/2025
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Qeverisë Hristijan Mickoski, në seancën e sotme parlamentare për pyetje të deputetëve, deklaroi se çmimet e ushqimeve janë ulur edhe sipas shportës së konsumit të njërit nga sindikatat dhe se qeveria është duke përgatitur një shportë të re që do të përfshijë produkte sezonale dhe çmime mesatare nga disa zinxhirë marketesh e jo vetëm ato më të shtrenjtat.

“Rreth shportës minimale konsumatore të cilën e publikonte një sindikatë mungoi muajin e kaluar, por tani i ngjitën të dyja njërën me tjetrën, por edhe kjo tregon se shporta konsumatore ka rënie prej 2147 denarësh, diçka më pak se 9%, në muajin prill krahasuar me shkurtin. Besoj se kjo është rezultat i masave të qeverisë që përfundojnë më 30 prill. Pres analizë të detajuar dhe monitorim të tregut që të mos ketë devijime nga tregtarët që duan të përfitojnë në mënyrë të pandershme”, tha Mickoski.

Kryeministri Mickoski theksoi se shporta e re e konsumit po përgatitet në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe institucione të tjera dhe do të jetë transparente për sindikatat dhe opinionin.

“Të gjithë e dimë që ka zinxhirë që janë me çmime më të ulëta dhe të tillë me çmime më të larta. Shporta nuk është gati ende, por kur të përfundojë do të jetë në dispozicion për shqyrtim dhe do të përfshijë vetëm produkte reale e të domosdoshme, jo artikuj për ta banalizuar këtë proces. Nuk themi se do të jetë e njëjtë me atë të sindikatave, por është mirë të ketë disa perspektiva – qytetarët le të gjykojnë vetë”, theksoi kryeministri Mickoski.

Lidhur me dialogun me sindikatat, kryeministri Mickoski theksoi se ka ndjenjën se një pjesë e mesazheve nga njëra prej sindikatave janë më shumë politike sesa sindikale.

 

“Por në rregull edhe kjo është legjitime. Këtë e thashë edhe në takim drejtpërdrejt. Nëse dikush ka vendosur që gjithë këtë ta reduktojë në politikë, s’ka problem, do të merremi me politikë, por gjatë rrugës të mos humbasim. Sepse është vështirë të jetohet, për fat të keq si të ishte shteti një deponi produktesh, e jo produkte me cilësi të vërtetë dhe kam ndjesinë se një pjesë e marketeve dhe tregtarëve kanë humbur ndjesinë në cilin shtet veprojnë dhe kanë marzhe jashtë normales. Jo rrallë ndodhin edhe indikacione për bashkëveprim në formë karteli të disa subjekteve që diktojnë çmimet dhe marzhet dhe duke pasur parasysh të gjitha këto, ne analizojmë dhe ndërmarrim masa. Tregojmë vullnet të mirë për të bërë mirë për qytetarët. Kemi sjellë dy masa, kufizimi i marzheve të shpërndarjes dhe tregtimit dhe publikimi i çmimeve”, theksoi Mickoski.

 

Duke folur për mënyrën si i publikuan çmimet marketet, kryeministri Mickoski theksoi se sjellja e disa tregtarëve është tronditëse dhe herën tjetër qeveria do të përgatisë një softuer për të mos pasur abuzime me atë masë.

 

“Ajo që pashë më tronditi dhe herën tjetër do të krijojmë një softuer, do ta financojmë ne dhe do të ketë ndryshime që do të jetë e domosdoshme të përdoret, sepse ka një zinxhir që ka publikuar 17.000 artikuj dhe thjesht ka ngjitur listën në uebfaqe. Mendonim se mund të merremi vesh në mënyrë të civilizuar, por duket se disa mendojnë se janë mbi të gjitha. Do të shkojmë edhe një hap më tej dhe do të krijojmë një aplikacion për qytetarët që të lokalizojnë marketet dhe të krahasojnë çmimet. Shporta minimale e konsumit po ulet edhe sipas metodologjisë së njërit prej sindikatave dhe ky trend do të vazhdojë ose do të stabilizohet, por nëse ka sjellje devijuese, sërish do të sjellim masa”, deklaroi kryeministri Mickoski.

Previous Post

Sulmet vdekjeprurëse ruse në Kiev, Trump i ‘soset’ durimi me liderin e Kremlinit: Vladimir, STOP!

Next Post

Mickoski: Në Koçan pashë tmerr dhe ferr, e kuptoj zemërimin e prindërve të viktimave, drejtësi do të ketë 

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

17/05/2025
Next Post

Mickoski: Në Koçan pashë tmerr dhe ferr, e kuptoj zemërimin e prindërve të viktimave, drejtësi do të ketë 

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk