Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Mickoski: Ka dyshime të bazuara për frymëzuesit e zjarreve, ka edhe të arrestuar, përgjegjësi do të ketë, qytetarët të jenë të qetë, shteti është stabil dhe përparon

18/09/2025
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Hristijan Mickoski në intervistë për TV Alsat, duke folur për ngjarjet e fundit me zjarret, theksoi se ka indicie se kush mund të jetë frymëzues për gjithë këtë, tashmë ka një grup më të madh të të dyshuarve dhe theksoi se institucionet shpejt u përballën me sfidën, situata është normalizuar dhe do të ketë përgjegjësi për të gjithë ata që nuk duan të kemi një shtet stabil dhe që përparon.

“Ka indicie, kemi dyshime të bazuara se kush mund të jetë frymëzues për gjithçka që ndodhi, por mund të them se jam jashtëzakonisht i kënaqur që për një kohë shumë të shkurtër institucionet, me veprim të koordinuar, arritën ta tejkalojnë sfidën dhe sot mund të them se gjendja në Drisllë, në Vardarishte dhe në Trubarevë është normalizuar dhe nuk ka as tym”, theksoi kryeministri Mickoski.

Kryeministri Mickoski theksoi se gjithçka që thotë bazohet në informacionet me të cilat disponon, por ajo që është më e rëndësishme është se gjendja është nën kontroll, qytetarët të jenë të qetë dhe të sigurt dhe institucionet, kur qëndrojnë përballë sfidës, organizohen dhe reagojnë jashtëzakonisht shpejt.

“Veçse kemi një grup prej rreth njëzet personash që janë nën vëzhgim, për të cilët ka dyshime të bazuara se janë sjellë në mënyrë devijuse gjatë kësaj periudhe por e lë që organet e ndjekjes ta përfundojnë punën e tyre. Shumë lehtë mund të kuptoni se cilat janë ato qendra pushteti, janë ata që nuk duan që Maqedonia të jetë një vend i suksesshëm, që nuk duan të kemi një Maqedoni stabile që do të përparohë, do të korrë suksese, do të rritet, do të sundojë ligji, pa korrupsion e krim; ata duan ta shohin atë Maqedoninë e shtatë viteve të poshtëruar në të kaluarën, të grabitur, të turpëruar, me politikanë me shtylla kurrizore të përkulura. Shumë lehtë qytetarët do të arrijnë deri te përgjigjja”, deklaroi kryeministri Mickoski.

Kryeministri Mickoski theksoi se që nga fillimi i sezonit të zjarreve deri më sot ka më shumë se 30 persona të arrestuar, për të cilët ka dyshime të bazuara, por edhe prova se kanë marrë pjesë në ndezjen e zjarreve.

“Do të kujtoni ngjarjen në qershor kur papritmas në rrethinën e Shkupit, në disa lokacione, ndodhën disa zjarre, disa persona u arrestuan, për disa prej tyre kishte dyshime të bazuara se kishin marrë pjesë në ndezje, gjatë verës gjithashtu dhe tani në Vardarishte pati aksion, MPB-ja arrestoi disa persona dhe u caktua masë paraburgimi, po ashtu edhe në Trubarevë dhe në Drisllë. Të gjitha këto zjarre që shkaktohen, ndoshta ka edhe që nuk janë nga faktori njerëzor, por pjesa më e madhe e tyre janë shkaktuar nga faktori njerëzor”, shtoi kryeministri Mickoski.

Kryeministri Mickoski theksoi se fakti që qeveria e kaluar e shkatërroi sistemin për shtatë vjet, e gjunjëzoi institucionet dhe kreu grabitjen më të madhe në histori dhe kjo nuk mund të rregullohet për 15 muaj, por kjo qeveri deri tani ka arritur të përmirësojë shumë gjëra, ndërsa ende mbetet shumë për t’u bërë.

“A mundemi ne për 15 muaj të rregullojmë gjithçka që është shkatërruar ato shtatë vite, jo. Ne kemi bërë shumë, por edhe më shumë mbetet për t’u bërë. Ne jemi e vetmja qeveri që ka arrestuar një ministër nga radhët e veta, kjo nuk i ka ndodhur askujt dhe e dimë se ka pasur shumë ministra që kanë marrë pjesë në sjellje të tilla devijante në të kaluarën”, deklaroi kryeministri Mickoski.

Previous Post

Mexhiti diskuton shtëpi më shtëpi investimet dhe zgjidhjen e problemit të parkingjeve në Serovë

Next Post

Azizi nga Vrapçishti: BDI nuk kthehet më në pushtet, është parti e korrupsionit dhe non grata

Related Posts

Aktuale

Rashford shkëlqen me dy gola, Barcelona triumfon në St. James’ Park ndaj Newcastle

18/09/2025
Maqedoni

Zeqirija Ibraimi: VLEN e ka dëshmuar veten jo vetëm në pushtetin qendror, por edhe në atë lokal

18/09/2025
Aktuale

Izet Mexhiti, viziton klubin e hendbollit për femra WHC Çair: “Do të investojmë në sport dhe rini”

18/09/2025
Maqedoni

Azizi nga Vrapçishti: BDI nuk kthehet më në pushtet, është parti e korrupsionit dhe non grata

18/09/2025
Maqedoni

Mexhiti diskuton shtëpi më shtëpi investimet dhe zgjidhjen e problemit të parkingjeve në Serovë

18/09/2025
Maqedoni

Gashi uron Ramën për mandatin e katërt: Të forcojmë raportet fqinjësore dhe projektet e përbashkëta

18/09/2025
Next Post

Azizi nga Vrapçishti: BDI nuk kthehet më në pushtet, është parti e korrupsionit dhe non grata

Rashford shkëlqen me dy gola, Barcelona triumfon në St. James’ Park ndaj Newcastle

18/09/2025

Zeqirija Ibraimi: VLEN e ka dëshmuar veten jo vetëm në pushtetin qendror, por edhe në atë lokal

18/09/2025

Izet Mexhiti, viziton klubin e hendbollit për femra WHC Çair: “Do të investojmë në sport dhe rini”

18/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk