Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Mickoski: Jam i tmerruar nga vendimi për vdekjen e Teodorës – Këshilli Gjyqësor të rishqyrtojë punën e gjyqtarit, drejtësinë do ta çojmë deri në fund 

08/04/2025
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Korrupsioni vret shpresën. I detyron të rinjtë të largohen. I dekurajon të ndershmit. E rrënon shoqërinë. Dua të theksoj se korrupsioni është pengesa më e madhe për rritjen, zhvillimin dhe të ardhmen e një shteti. Nuk guxojmë të veprojmë si të painteresuar dhe të mos flasim për rastet të cilat godasin fuqishëm drejtësinë, thotë kryeministri i Qeverisë, Hristijan Mickoski.

Kryeministri Mickoski theksoi se është i tmerruar nga aktgjykimi për rastin në Tetovë, ku e reja Teodora u shtyp për vdekje, ndërsa autori që mori një jetë të re njerëzore u dënua me vetëm 2 vite burg. Sipas tij, kjo nuk është drejtësi, por një dështim i plotë i sistemit dhe ai kërkoi publikisht nga Këshilli Gjyqësor të rishqyrtojë punën e gjyqtarit.

Dje, opinioni përsëri u trondit nga rasti në Tetovë. Pas një aksidenti trafiku në gusht të vitit 2022, në seancën e parë gjyqësore në nëntor të vitit 2023, pas pranimit të fajit, autori që mori një jetë të re u dënua me tre vjet e gjashtë muaj burg. Pas ankesës, Gjykata e Apelit e uli dënimin, po e përsëris, Gjykata e Apelit e uli dënimin në dy vjet burg, që më pas Gjykata Supreme të anulojë të dy aktgjykimet dhe ta kthejë lëndën në rigjykim. Gjykata në Tetovë dje e dënoi me dy vjet burg autorin që vrau një jetë të pafajshme, Teodora Ristevska 22-vjeçare. Përsëris, Gjykata në Tetovë e dënoi me dy vjet burg autorin që e shtypi për vdekje 22-vjeçaren Teodora Ristevska. Dua publikisht të pyes, a ka dikush në këtë shtet që mendon se drejtësia është vënë në vend?!

Unë jo vetëm që nuk konsideroj se drejtësia është e kënaqur, por si kryeministër, si njeri dhe si prind i dy fëmijëve jam thellësisht i zhgënjyer. Kjo nuk është drejtësi, edhe këtu kemi të bëjmë me dështim total të sistemit në të gjitha bazat. E di që dikush do të më hidhërohet, do të ketë edhe “mendjemëdhenj” të cilët do të më kritikojnë pas kësaj që do e them, por publikisht kërkoj nga Këshilli Gjyqësor të rishqyrtojë punën e këtij gjyqtari dhe të rishqyrtohet kjo çështje.

Kjo nuk është luftë partiake, kjo është betejë për të vërtetën, për përgjegjësinë, për drejtësinë. Sepse kjo është betejë mes njerëzve dhe jo-njerëzve. Dhe njerëzit duhet të fitojnë. Vetëm në këtë mënyrë mund të fitojmë së bashku. Nëse ky sistem nuk “resetohet” tani, nëse nuk ndërmerren masa tani, atëherë gjithçka është e kotë.

Kjo nuk është çështje politike, kjo është çështje e së ardhmes. Kush ka qenë pjesë e kësaj, kush ka lejuar, kush ka mbyllur sytë – do të bartë përgjegjësi.

Si institucionet, ashtu edhe personat përgjegjës dhe të gjithë ata që në çfarëdo mënyre kanë kontribuar që kjo tragjedi të ndodhë. Çdokush që ka keqpërdorur autoritetin e vetë, që ka vënë interesin personal para sigurisë së qytetarëve – do të përballet me drejtësinë.

Ky nuk do të jetë edhe një rast tjetër që do të mbyllet pa përgjegjësi. Unë personalisht do ta ndjek dhe ju premtoj se drejtësinë do ta çojmë deri në fund. Ky është momenti kur patjetër e kemi të demonstrojmë se ligjet vlejnë për të gjithë. Sepse viktima e radhës mund të jetë secili prej nesh. Çdo kush që e ka keqpërdorur autoritetin e tij, çdo kush që ka vënë interesin personal përpara sigurisë së qytetarëve – do të përballet me drejtësinë, është decid Mickoski.

Previous Post

Mexhiti: 3.7 milion euro për projekte mjedisore

Next Post

VLEN: Masat e ministrit Durmishi japin efekt, qytetarët ndjejnë lehtësim në xhep

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

17/05/2025
Next Post

VLEN: Masat e ministrit Durmishi japin efekt, qytetarët ndjejnë lehtësim në xhep

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk