Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Mickoski: Fushata për integrimin, plagjiaturë

02/09/2023
Mickoski: Fushata për integrimin, plagjiaturë
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Fushata e pushtetit për Integrimin në BE është plagjiaturë dhe nuk është fushatë e Qeverisë por e LSDM-së, vlerëson kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski. Sipas tij, fushata paguhet me paratë e qytetarëve ndërsa transmetohet në web portalin e LSDM-së. Duke iu përgjigjur akuzave të pushtetit, se opozita bllokon rrugën e integrimit evropiane të vendit, Mickovski tha se pushteti i LSDM-së dhe BDI-së nuk luftojnë aspak për të çuar vendin në BE, por vetëm për interesat e tyre duke manipuluar dhe duke mashtruar qytetarët.

“Nëse me të vërtetë duam që ta lëvizim Maqedoninë drejt Bashkimit Evropian, e para që duhet të bëjmë është që një orë e më parë ata të ikin. Sa më shpejtë që këto ikin, aq më shpejtë Maqedoninë do ta lëvizim drejtë BE-së. Ata luftojnë vetëm që të qëndrojnë në pushtet një ditë më tepër, ata luftojnë për një tender më tepër, ata luftojnë për më tepër para të vjedhura të qytetarëve, besomëni se ata nuk luftojnë dhe as nuk kanë interes që Maqedoninë ta shohin në kuadër të BE-së për shkak se atje mashtrues politik, dhe kriminel politik nën strehën e tyre nuk ka”, deklaroi Hristijan Mickoski, VMRO-DPMNE.

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski përsëriti qëndrimin se ndryshimet kushtetuese nuk do të ketë dhe theksoi se nëse pushteti nuk dëshiron që të shkojë në zgjedhje të parakohshme, koha për mbajtjen e tyre do të vijë pas disa muajve, kur kjo qeveri do të shkojë, ndërsa vendi do të ecë drejtë BE-së.

Kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka reaguar lidhur me kontrollet e policisë në klinikën e onkologjisë për shkak të dyshimeve për keqpërdorime të shumta. Mickoski tha se ata që dikur premtonin shëndetësi pa pagesë, tani janë përfshirë në krime të rënda dhe plaçkitjen madje edhe të pacientëve më sëmundje të rënda. Kreu i VMRO-së tha së shpejti do të ketë përgjegjësi nga të gjitha ata që përfituan në kurriz të pacientëve.

“Me të vërtet është shokuese kjo që ndodh. Përsëri do ta them, që për disa muaj nga sot të gjithë këta njerëz që janë pjesë e kësaj mafie shëndetësore e që fituan në kurriz të pacientëve që kanë humbur jetën e tyre përfituan, do të dalin para drejtësisë. Por këtu parashtrohet edhe përgjegjësia politike, nëse dikush para dy viteve paralajmëroi, dhe ju mediat para gjashtë muajve, pse duhej dikush të presë gjashtë muaj që të fillojë parahetimi e më pas hetimi. Pyetja është se sa jetë të njerëzve janë humbur dhe sa është dhimbja e familjarëve të njerëzve që po humbin jetët e tyre”, deklaroi Hristijan Mickoski.

Previous Post

Tre garues shqiptarë po marrin pjesë në garat e Kur’anit famëlartë në Mekë të Arabisë Saudite

Next Post

Ura “Bellasica” prej sot pjesërisht është e hapur për qarkullim N. S 02.09.23 16:51 Ura “Bellasica” prej sot do të jetë e hapur për qarkullim vetëm për automjete të lehta në dy korsitë e fundit, përderisa dy korsitë e mesme do të hapen në momentin kur të përfundojnë punët ndërtimore nga ana e EMV-së. “Sipas ekspertizës për gjendjen e urës në bulevardin ‘Belasica’, është konstatuar se nuk ka dëmtime konstruktive që cenojnë sigurinë e urës. Në raport është konstatuar se ka një çarje sipërfaqësore në shtresën e jashtme të betonit në pjesën qendrore të njërës anë të urës, e shkaktuar nga djegia e izolimit të tubave të ujit të ngrohtë të EMV, të cilat EMV do t’i riparojë për të vendosur gypa të rinjt për ujë të ngrohtë si obligim i tyre për të mundësuar furnizim të pandërprerë të qytetarëve të qytetit me energji për ngrohje”, njoftoi Sektori për Marrëdhënie me Publikun i Qytetit të Shkupit. Ura “Bellasica” është mbyllur për qarkullim katër muaj pasi më 12 maj shpërtheu zjarr.

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk