Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Mickoski: Fillojmë me projektin për fazën e tretë të hekurudhës drejt Bullgarisë

29/08/2025
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Kjo do të ketë rëndësi të madhe për ne si shtet, për Maqedoninë në tërësi, sepse në këtë mënyrë do ta konfirmojmë atë synimin tonë, e ai është të jemi nyje lidhëse e dy korridoreve panevropiane shumë të rëndësishme, Korridorit 10 dhe Korridorit 8”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske se deri ku janë përgatitjet procesuale për fazën e tretë të ndërtimit të hekurudhës.

“Faza e tretë është në proces zhvillimi, do të thoja. Me rëndësi është që të gjitha ato pengesa që ndodhnin në të kaluarën janë tejkaluar. Është arritur marrëveshje me fqinjin tonë lindor. Pjesa jonë do të thoja, me vendimin e Qeverisë për aktivizimin e grantit, që nënkupton mbështetje teknike nga Banka Evropiane e Investimeve, do të thotë se edhe ne po fillojmë me këtë projekt. Mbështetja teknike nënkupton rishikimin e projektit themelor, rishikimin e të gjithë dokumentacionit dhe më pas shpalljen e thirrjes publike për ndërtimin e fazës së tretë, me çka praktikisht do ta përmbyllim të gjithë segmentin i cili është pjesë e Korridorit 8, nga Kumanova deri në kufi me Bullgarinë”, deklaroi kryeministri Mickoski.

Nga ana tjetër, gjithashtu, procesi përparon mirë, kështu që me këtë Korridori 8 do të jetë plotësisht i realizuar.

“Korridori 10, siç e dini, është pjesë e projektit që e kemi me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar dhe aty jemi në fazë të avancuar. Prandaj lajme të mira, momente të mira do të ketë për Maqedoninë dhe qytetarët në periudhën që vijon,” theksoi Mickoski.

Previous Post

Osmani: Më 19 tetor, populli i Çairit do të dalë masivisht dhe do ta mposhtë sistemin e blerjes së vullnetit të qytetarëve

Next Post

Dhuna në ndeshjen e futbollit në Shtip, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj një personi

Related Posts

Maqedoni

Blerim Bexheti s’do të jetë më koordinator i GP të BDI-së: U tërhoqëm, nuk na shkarkuan! Do të jem aktiv në BDI

04/11/2025
Maqedoni

Çka pas zgjedhjeve?

04/11/2025
Maqedoni

Ibrahimi sfidon Ali Ahmetin: Kur të duash shkojmë në zgjedhje të parakoshhme parlamentare!

04/11/2025
Maqedoni

Aksident tragjik në Maqedoni! Dy të vdekur, tre të lënduar

04/11/2025
Maqedoni

Kryeministri Mickoski: E ardhmja e vendit tim është brenda BE-së

04/11/2025
Maqedoni

BDI shkarkon Blerim Bexhetin dhe emëron Rina Ajdarin si kordinatore të grupit parlamentar

04/11/2025
Next Post

Dhuna në ndeshjen e futbollit në Shtip, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj një personi

Publikohet “ilegalisht” dueti i Dafina Zeqirit me Feron

04/11/2025

Gratë me inteligjencë më të lartë kanë më pak dëshirë për të pasur fëmijë

04/11/2025

Kënga e Rita Orës dhe Yll Limanit do të publikohet këtë të premte

04/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk