Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Biznes

Mickoski: Filloi ndërtimi marketit të ri të shitjes me pakicë të „Lidl“

03/09/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sot vendosim gurthemelin e një projekti që është i rëndësishëm për ekonominë maqedonase dhe qytetarët tanë. Me këtë investim, Maqedonia fiton energji të re, vende të reja pune dhe konfirmim të ri se jemi një destinacion i vërtetë për investitorët.

Objekti i ri i shitjes me pakicë i “Lidl” do të shtrihet në një sipërfaqe prej 3.438 metrash katrorë, me një sallë moderne shitjeje prej 1.200 metrash katrorë dhe me 57 vende parkimi për komoditetin dhe aksesin e konsumatorëve. Këto nuk janë vetëm numra, por një mesazh se kompania po hyn seriozisht në tregun maqedonas, me një vizion për rritje dhe zhvillim afatgjatë, gjë që, në fakt, kishit mundësi ta dëgjoni edhe vetë.

Ky investim po zvarritej dhe kishte ngecur, por pikërisht pas zgjedhjes së kësaj Qeverie, para pak më pak se 15 muajsh, menjëherë u përfshimë në punë për ta zhbllokuar dhe për ta vendosur atë midis prioriteteve kryesore. Kjo është arsyeja se pse jam veçanërisht krenar që sot po shohim një ide të bëhet realitet. Duke vepruar kështu, ne konfirmojmë vendosmërinë tonë për të qenë një Qeveri që zgjidh problemet, largon pengesat dhe hap mundësi të reja.

Veçanërisht më gëzon që menaxhmenti i „Lidl“ pranoi sugjerimin tonë për të rritur përfaqësimin e prodhimeve vendore dhe të produkteve maqedonase në raftet e „Lidl“. Kjo ka një rëndësi jashtëzakonshme – sepse me këtë jo vetëm që mbështetet ekonomia lokale, por edhe ndërtohet besimi tek konsumatorët se prodhimet maqedonase janë më të mirat.

Dhe një lajm i dytë i mirë që dua ta ndaj është se jo vetëm që në raftet e „Lidl“ në Maqedoni do të gjenden produkte maqedonase, por mund të them se produkte maqedonase gjenden edhe në raftet e „Lidl“-it në vendet përreth. Në vitin 2024, eksporti ishte rreth 5 milionë euro. Presim që këtë vit, në një bisedë joformale me menaxhmentin e “Lidl”, kjo shifër të arrijë në 10 milionë euro dhe kjo shifër të rritet me kalimin e kohës. Kjo duhet të jetë një frymëzim, nxitje dhe motiv për sipërmarrësit maqedonas që të përmbushin standardet e “Lidl”, të prodhojnë sipas standardeve të “Lidl”, dhe “Lidl” sigurisht që do të ofrojë mundësinë dhe shansin që produktet maqedonase të jenë në raftet e “Lidl” në vendet përreth dhe kudo që “Lidl” ka nevojë për produkte cilësore maqedonase.

Në të njëjtën kohë, po promovojmë fushatën “Më e mira Maqedonase” dhe sot kemi një partner që është i gatshëm të ndajë të njëjtën filozofi. Besoj se pikërisht kjo do të bëjë diferencën – në cilësi, në qasje dhe në respekt ndaj prodhimeve vendore.
Ky projekt nuk është thjesht fillimi i ndërtimit të një objekti të zakonshëm. Ky është fillimi i një kapitulli të ri në shitjen me pakicë, me standarde të reja, me konkurrencë më të madhe dhe me kushte më të mira për qytetarët. Investime të tilla sjellin më shumë zgjedhje, çmime më të ulëta dhe cilësi më të lartë, dhe ky është përfitimi më i madh për qytetarët, për çdo konsumator.

Sot dërgojmë një mesazh të fortë se jemi një vend ku puna vlerësohet, ku investimet respektohen dhe ku perspektiva është realiste. Ne do të vazhdojmë me politika të tilla, sepse qëllimi ynë është i qartë – të ndërtojmë një ekonomi që rritet, që punëson, që krijon mundësi dhe që përmirëson jetën e përditshme të qytetarëve.

Të dashur miq,

Sot po ndërtojmë një gjë që është më shumë se vetëm një objekt – po ndërtojmë një urë besimi, partneriteti dhe zhvillimi. Jam i sigurt se kjo është vetëm një nga disa dhjetëra, qindra, mijëra hapa në historinë e gjatë dhe të suksesshme të „Lidl“ në Maqedoni.

Previous Post

Bujar Osmani: Çairi nuk do të jetojë më në errësirë!

Next Post

ChatGpt del jashtë funksionit për mijëra përdorues

Related Posts

Maqedoni

Mexhiti së bashku me rininë prezantoi platformën “Rinia për Çairin”

03/09/2025
Aktuale

Fetai: Me mendimin e Komisionit të Venecias, përfaqësimi i drejtë bëhet ligj i fortë

03/09/2025
Maqedoni

Siljanovska-Davkova: Nuk ka nevojë për deklaratë të re për vijat e kuqe të shtetit mbi eurointegrimet

03/09/2025
Maqedoni

Ja kush do të jetë bartës i listës së këshilltarëve të VLEN në Komunën e Zhelinës

03/09/2025
Maqedoni

Bujar Osmani: Çairi nuk do të jetojë më në errësirë!

03/09/2025
Maqedoni

Sot nis aplikimi për shujtën studentore, studentët kërkojnë rritje për 10 denar të subvencionit

03/09/2025
Next Post

ChatGpt del jashtë funksionit për mijëra përdorues

Trump reagon i revoltuar për lajmet se “ka ndërruar jetë”

03/09/2025

Mexhiti së bashku me rininë prezantoi platformën “Rinia për Çairin”

03/09/2025

Fetai: Me mendimin e Komisionit të Venecias, përfaqësimi i drejtë bëhet ligj i fortë

03/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk