Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Mickoski: Dita e Alfabetit Shqip është një kujtesë sesi shkrim-leximi dhe arsimi mund të jenë ura lidhëse mes njerëzve

22/11/2024
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Të nderuar miq,

Sot mblidhemi me respekt së bashku për të festuar Ditën e Alfabetit Shqip – simbol i arsimit, pasurisë kulturore dhe përparimit të popullit shqiptar.

Kjo ditë, 22 Nëntori, na kujton Kongresin në Manastir, të mbajtur në vitin 1908. Aty, me mençuri dhe unitet, intelektualët morën një vendim që do t’i hapë rrugën gjuhës shqipe në të ardhmen – krijimin e një alfabeti unik dhe të standardizuar. Ky vendim nuk ishte vetëm gjuhësor; ishte një akt i krijimit të një të ardhmeje dhe një pikë referimi kulturore.

Ne jetojmë në një kohë të diversifikimit të fortë të diversiteteve. Komuniteti shqiptar është pjesë e kësaj tabloje mozaiku. Detyrimi ynë i përbashkët është të vazhdojmë ndërtimin e një shoqërie në të cilën çdo qytetar, pavarësisht përkatësisë etnike apo gjuhësore, do të ndihet i barabartë dhe do të ketë mundësinë të kontribuojë për të mirën e përbashkët.

Në këtë frymë, Dita e Alfabetit Shqip është një kujtesë sesi shkrim-leximi dhe arsimi mund të jenë ura lidhëse mes njerëzve. Jo temat që na ndajnë, jo kërkesat politike të individëve që shumë vite më parë fshiheshin pas popullit të cilin e vidhnin. Fokusimi i qartë drejt prioriteteve, nevojave reale për arsim, ekonomi dhe progres na ndihmon të tejkalojmë dallimet, të ndajmë vlerat tona dhe të ndërtojmë një komunitet më të fortë e më të bashkuar.

Njëkohësisht ditën e sotme do ta përdor për të folur për dy vlerat themelore të cilat e formësojnë çdo shoqëri- shkrim-leximin dhe arsimin. Këto janë baza e zhvillimit tonë individual dhe kolektiv, mjetet që na mundësojnë të arrijmë qëllimet tona dhe të ndërtojmë një të ardhme më të mirë.

Shkrim-leximi është hapi i parë drejt lirisë. Ai na lejon të komunikojmë, kuptojmë dhe shprehim potencialin tonë. Është një mjet për përfitimin e njohurive, zhvillimin e të menduarit kritik dhe navigimin në botë. Por, shkrim-leximi nuk është vetëm mësimi i shkronjave dhe numrave – ai është një urë që na lidh me kulturën, historinë dhe botën që na rrethon. Arsimimi, nga ana tjetër, mbindërton shkrim-leximin dhe na mundëson të zbulojmë gamën e plotë të mundësive që kemi në dispozicion. Nëpërmjet arsimit, mësojmë vlerat themelore të njerëzimit – tolerancën, respektin dhe ndjeshmërinë. Zhvillojmë aftësitë tona, hapim dyert për ide të reja dhe marrim mjete për të zgjidhur sfidat.

Në shtetin tonë, arsimi dhe shkrim-leximi nuk janë vetëm nevoja individuale, por edhe përgjegjësi kolektive. Ato janë vendimtare për zhvillimin ekonomik, për ndërtimin e një shoqërie të drejtë dhe gjithëpërfshirëse dhe për forcimin e demokracisë. Vetëm qytetarët e arsimuar mund të marrin pjesë në mënyrë aktive në jetën shoqërore, të marrin vendime të informuara dhe të kontribuojnë në prosperitetin e kombit.

Duhet të kuptojmë se arsimi nuk përfundon në bankat e shkollës. Është një proces që zgjatë tërë jetën. Si shoqëri, ne duhet të krijojmë kushte për arsimim të vazhdueshëm, për ngritjen e aftësive dhe për inkurajimin e kreativitetit. Por për ta arritur këtë, ne kemi nevojë për një angazhim të përbashkët. Qeveria ka përgjegjësinë për të ofruar arsim cilësor për të gjithë – pavarësisht nga përkatësia etnike, gjinia, vendndodhja gjeografike apo statusi social. Familjet kanë përgjegjësinë për të mbështetur fëmijët e tyre në procesin arsimor ndërsa komuniteti – të krijojë një mjedis në të cilin njohuritë do të vlerësohen dhe inkurajohen.

Të nderuar bashkëqytetarë,

Shkrim-leximi dhe arsimi nuk janë luks – ato janë të drejta themelore dhe instrumentet më të fuqishme për transformimin e shoqërisë sonë. Rëndësia e tyre nuk mund të matet me numra, por ndikimi i tyre shihet në jetën më të mirë të çdo individi dhe në përparimin e të gjithë komunitetit.

Le të investojmë në shkrim-lexim. Le të hapim dyert e arsimit për të gjithë. Të krijohet një shoqëri në të cilën dija do të jetë monedha më e fortë. Vetëm kështu mund të ndërtojmë një shtet që do të jetë i përgatitur për të ardhmen.

Kjo ditë le të na frymëzojë për të punuar së bashku, me dashuri për dijen, me respekt për historinë dhe me një shikim kah e ardhmja.

Urime Ditën e Alfabetit Shqip.”

Previous Post

Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos

Next Post

Izet Mexhiti: Alfabeti i gjuhës shqipe identiteti i çdo shqiptari

Related Posts

Aktuale

Mexhiti: Puna vazhdon/ Me qytetarët e mi, për Çairin tonë

03/08/2025
Maqedoni

Jasin Demiri largohet nga ASH: Nuk dua të jem pjesë e një organizate ku hahet haku

03/08/2025
Maqedoni

Pas një aksidenti me motoçikletë, ndërroi jetë biznesmeni Dushko Çifliganec

03/08/2025
Maqedoni

Azizi: Hipokrizia ka kufij, Kumanova e di mirë që ishte BDI ajo që heshti kur duhej të fliste!

03/08/2025
Maqedoni

VMRO: Dënojmë çdo lloj shpërthimi nacionalist dhe gjuhë urrejtjeje, pa marrë parasysh se nga cila anë vijnë

03/08/2025
Maqedoni

Elisa Spiropali për incidentin në Kumanovë: Thirrjet fyese dhe përjashtuese ndaj shqiptarëve janë të papranueshme

03/08/2025
Next Post

Izet Mexhiti: Alfabeti i gjuhës shqipe identiteti i çdo shqiptari

Mexhiti: Puna vazhdon/ Me qytetarët e mi, për Çairin tonë

03/08/2025

Ryva Kajtazi në ‘Big Brother VIP’?

03/08/2025

G-Bani në lidhje dashurie? Publikon foton e nxehtë

03/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk