Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Mickoski akuzon BDI-në dhe LSDM-në se përgatisin skenarë të fshehtë për t’i minuar zgjedhjet lokale

23/08/2025
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Hristijan Mickoski akuzon BDI-në dhe LSDM-në se përgatisin skenarë të fshehtë për t’i minuar zgjedhjet lokale. Sipas tij, dy ish partnerët e pushtetit të kaluar planin përpiqen ta realizojnë përmes, siç thotë, “deep state” apo shtetit të nëntokës, me njerëzit e tyre të besueshëm në gjyqësor, komisionin zgjedhor dhe institucionet e tjera.

“Është më shumë se qartë se BDI dhe LSD kanë një plan të fshehtë, por jo për popullin, por kundër popullit. Ky është një skenar i menduar dhe i koordinuar mes këtyre dy partive, skenar për kaos, për të përhapur mjegull dhe për manipulim politik. Me inflacion të kandidaturave të pavarura dhe listave fantazmë duan qëllimisht ta rrënojnë procesin zgjedhor, ta ngatërrojnë votuesin, ta tallin demokracinë dhe ta turbullojnë pamjen e pastër të disfatës së tyre historike që po vjen. Por pas kësaj loje nuk qëndrojnë vetëm shtabet partiake, por “deep state” apo “shteti i nëntokës” i LSD dhe BDI, njerëzit e tyre të shpërndarë në gjyqësor, në komisionin zgjedhor, në institucione janë në koalicion”, deklaroi Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO DPMNE-së.

Mickoski gjithashtu hodhi poshtë zërat për mundësinë e përfshirjes së BDI-së në qeveri pas zgjedhjeve lokale të tetorit. Ai tha se integristët nuk kanë nxjerrë ende leksionet nga keqqeverisja mbi 20-vjeçare, prandaj siç tha ai, do të qëndrojnë për një kohë të gjatë në opozitë.

“Unë do të jem shumë i qartë dhe shumë preciz: këto zgjedhje nuk do të jenë dera e BDI-së për në qeveri, prandaj intrigat e lojërat nga Zajazi dhe Reçica e Vogël nuk do të kalojnë. Maqedonia do t’i thotë jo BDI-së dhe LSDM-së dhe nuk do të kthehemi në të kaluarën kur së bashku zhvatnin TEC-in, blinin qendra tregtare në mes të Shkupit, nipërit bëheshin milionerë të njohur, luanin futboll brenda institucioneve, rrihnin gjoks se sundojnë me Maqedoninë, e kur u ndërrua pushteti, nuk dinin nga t’ia mbathnin që të mos përgjigjeshin para ligjit”, tha Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO DPMNE-së.

Mickoski paralajmëroi ndryshime në parti dhe rekonstruim të qeverisë menjëherë pas zgjedhjeve.

“Prandaj menjëherë pas zgjedhjeve, do t’i hapim dyer e partisë për ndryshime të reja dhe njerëz të rinj, dhe në Qeveri do të ketë rikonstruim dhe përmirësim të kapaciteteve”, shtoi Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO DPMNE-së.

Previous Post

Ky është Qëndrim i BDI-së mbi deklaratën e Mickoskit

Next Post

Aliu: Kemi prezantuar një modul të ri elektronik për transparencë në donacione në shëndetësi

Related Posts

Maqedoni

Komandant Hoxha: Mos i quani tradhtarë ata që kanë sakrifikuar për këtë vend

04/11/2025
Maqedoni

Mickoski në Bruksel: Presim lajme pozitive

04/11/2025
Maqedoni

Urimi i Adnanit per Bilallin: Përtësisht rrugëtojmë bashkë!

04/11/2025
Maqedoni

Dialog rajonal për politikat arsimore: Reforma themelore për arsim më cilësor

04/11/2025
Maqedoni

Gashi në takim me ish-kryetarët e Kuvendit

04/11/2025
Maqedoni

Vega Group e Serbisë hyri në tregun farmaceutik në Maqedoninë e Veriut?

04/11/2025
Next Post

Aliu: Kemi prezantuar një modul të ri elektronik për transparencë në donacione në shëndetësi

Komandant Hoxha: Mos i quani tradhtarë ata që kanë sakrifikuar për këtë vend

04/11/2025

Mickoski në Bruksel: Presim lajme pozitive

04/11/2025

Urimi i Adnanit per Bilallin: Përtësisht rrugëtojmë bashkë!

04/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk