Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

MF: Vazhdon trendi i uljes së borxhit publik

31/10/2023
MF: Vazhdon trendi i uljes së borxhit publik
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Borxhi publik vazhdon trendin e uljes. Të dhënat më të fundit të publikuara sot në lidhje me tremujorin e tretë të vitit 2023 evidentuan ulje prej 2.1 p.p krahasuar me tremujorin paraprak dhe 3.9% krahasuar me fundin e vitit 2022. Me nivel të regjistruar të borxhit publik prej 55.8% të PBB-së, borxhi publik u rikthye në nivelin e para vitit 2020, përkatësisht është për 3.9% më i ulët se niveli i borxhit publik në vitin 2020.

“Ruajtja e borxhit publik në nivel stabil dhe në kuadër të kornizave të kritereve të Mastrihtit, si dhe sipas rregullave të reja fiskale të Ligjit të Buxhetit është dhe mbetet përcaktimi ynë themelor sa i përket menaxhimit të borxhit publik. Treguesi më i mirë janë të dhënat që Ministria e Financave i publikon me dinamikën e përcaktuar dhe të dhënat që tregojnë uljen e nivelit të borxhit publik nga 59.7% e PBB-së në vitin 2020 në 55.8% në fund të tremujorit të tretë të këtij viti” theksoi ministri i Financave, Fatmir Besimi.

Ai shtoi se është e rëndësishme që e gjithë kjo u realizua në rrethana kur kishim nevojë për më shumë përkrahje fiskale për t’u ballafaquar me krizën e Kovidit, më pas me atë energjetike dhe të çmimeve, për të cilat u ndanë 2 miliardë euro, njëkohësisht u servisuan të gjitha detyrimet duke përfshirë edhe huamarrjet e vjetra. Në këtë mënyrë, krahas detyrimeve të tjera u paguan edhe euroobligacionet në vlerë prej 1.220 miliardë eurove.

Në tremujorin e tretë të vitit 2023 është kryer pagesa euroobligacionit të emetuar në vitin 2016 në vlerë prej 450 milionë eurove, përkatësisht janë paguar detyrimet në bazë të borxhit të jashtëm në vlerë prej rreth 540 milionë eurove.

Përveç borxhit publik, ulje është evidentuar edhe në borxhin shtetëror prej 2.2 p.p. në fund të tremujorit të tretë, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2023, ku është pozicionuar në nivelin e 48.2 të PBB-së.

Si Qeveri dhe Ministri, mbetemi të përkushtuar për menaxhimin prudent të borxhit publik dhe ruajtjen e tij në nivel të qëndrueshëm. Për ruajtjen e këtij përkushtimi dhe për vazhdimin e trendit të uljes së borxhit, po zbatohet Plani i konsolidimit gradual fiskal dhe i sigurimit të mjeteve në buxhet vetëm për projektet zhvillimore dhe shlyerjen e borxheve të vjetra me kosto sa më të ulët.

Previous Post

Çmimi i ngrohjes në Shkup rritet për 4.51%

Next Post

Albin Kurti:Tetova do të jetë edhe më afër

Related Posts

Maqedoni

Bujar Osmani: Programin për Çairin e formësojmë së bashku me qytetarët

16/08/2025
Maqedoni

VLEN: Fronti Europian i BDI-së po shpërbëhet

16/08/2025
Maqedoni

Alarm i rremë për bombë në Aeroportin e Shkupit

16/08/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

16/08/2025
Aktuale

Sërish zjarr në Jazhincë! (VIDEO)

15/08/2025
Maqedoni

Kuvendi thërret seancë të jashtëzakonshme për ndryshimin e Kodit zgjedhor

15/08/2025
Next Post
Albin Kurti:Tetova do të jetë edhe më afër

Albin Kurti:Tetova do të jetë edhe më afër

Evropianët dalin me deklaratë të përbashkët për samitin Trump-Putin

16/08/2025

Bujar Osmani: Programin për Çairin e formësojmë së bashku me qytetarët

16/08/2025

VLEN: Fronti Europian i BDI-së po shpërbëhet

16/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk