Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

MF: U nënshkruan marrëveshjet me Bankën Zhvillimore për plasimin e 250 milionë eurove për sektorin privat

31/01/2025
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Procedura për plasimin e 250 milionë eurove nga huaja hungareze për kompanitë u mbyll me sukses. Marrëveshjet që i miratoi Qeveria në seancën e fundit të qeverisë tashmë janë nënshkruar nga Ministria e Financave dhe Banka Zhvillimore e Maqedonisë së Veriut, ndërsa është në zhvillim e sipër procedura për nënshkrimin e marrëveshjeve të Bankës Zhvillimore me bankat afariste përmes të cilave do të plasohen mjetet ndaj shfrytëzuesve të fundit, përkatësisht kompanive.

Bëhet fjalë për 250 milionë euro që i siguroi Qeveria për ta përkrahur sektorin privat, të cilat do t’u plasohen shfrytëzuesve të fundit me kushte jashtëzakonisht të favorshme. Përkatësisht me periudhë shlyerjeje deri në 15 vjet, duke përfshirë periudhën grejs deri në 3 vjet, interesi do të jetë vetëm 1.95% dhe pa kompensim aprovimi dhe menaxhimi.

Mjetet, sipas kushteve të aprovuara nga Qeveria dhe marrëveshjet e nënshkruara, mund të shfrytëzohen si mjete fikse nga të gjitha kompanitë në të gjithë sektorët, me përjashtim të sektorit të prodhimtarisë ose tregtisë së pijeve alkoolike, përveç birrës dhe verës, prodhimtarisë ose tregtisë së duhanit, si dhe aktivitetet që lidhen me lojërat e fatit, kazinotë dhe ndërmarrjet ekuivalente. Gjithashtu, mjetet nuk do të mund të shfrytëzohen për rifinancimin e huave paraprake.

Me këtë fillon cikli i investimeve në sektorin privat prej mbi 250 milionë euro, duke marrë parasysh që shfrytëzuesit e kredisë duhet të jenë pjesëmarrës me 20% të mjeteve vetanake në realizimin e investimit. Mjetet do të aprovohen dhe paguhen nga bankat në bazë të dokumentacionit të dorëzuar, në procedurë transparente, e cila do të mundësojë edhe kontrollin e duhur të shfrytëzimit të mjeteve.

Qëllimi i Qeverisë me këtë masë është përkrahja e sa më shumë investimeve që do të kontribuojnë në përshpejtimin e rritjes ekonomike.

Previous Post

Kosova ndan gjysmë milioni euro për palestinezët në Gazë

Next Post

Ekspertët: Si të dalloni nëse e ftohura ka kaluar poshtë në mushkëri

Related Posts

Maqedoni

AKI: Këto janë listat e kandidatëve për kryetar komune dhe bartësve të listave për këshilla komunal

14/09/2025
Maqedoni

Murtezi: Me këtë ekip sjellim fitoren e madhe në Çair

14/09/2025
Maqedoni

Ministria e ekologjisë me komunikatë Lidhur me zjarrin në depozitën e mbeturinave elektronike “F-grupacija” në Trubarevë

14/09/2025
Maqedoni

Ja lista e VLEN në Tetovë

14/09/2025
Maqedoni

Osmani: Lista e këshilltarëve e AKI, simbol i ndryshimit dhe fillimi i një politike të re që u shërben qytetarëve të Çairit

14/09/2025
Aktuale

Arrestohen menaxheri dhe pronari i fabrikës pas zjarrit në Trubarevë

14/09/2025
Next Post

Ekspertët: Si të dalloni nëse e ftohura ka kaluar poshtë në mushkëri

Policia pengon shqiptarët t’i afrohen Gjykatës Speciale, ngre helikopterë mbi Hagë

14/09/2025

Starmer reagon pas protestave masive: Britania nuk ua dorëzon flamurin atyre që e përdorin si simbol të dhunës e përçarjes

14/09/2025

AKI: Këto janë listat e kandidatëve për kryetar komune dhe bartësve të listave për këshilla komunal

14/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk