Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Biznes

MF: Për ballafaqimin me krizën mbi 250 milionë euro me kushte të favorshme nga BE-ja, KfV-ja, BB-ja dhe Fondi OPEC

13/12/2023
MF: Për ballafaqimin me krizën mbi 250 milionë euro me kushte të favorshme nga BE-ja, KfV-ja, BB-ja dhe Fondi OPEC
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Njëqind milionë euro përkrahje makrofinanciare nga BE-ja vihen në dispozicion për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Kuvendi votoi zgjidhjen ligjore me të cilën mundësohet nënshkrimi i marrëveshjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe BE-së, pas së cilës mjetet do të ndahen në dy transhe në periudhë prej dy vjetësh.

“Mjetet nga BE-ja do të na ndihmojnë t’i shfrytëzojmë ato për rezerva, për ndërhyrje në tregun valutor apo si përkrahje direkte për buxhetin për të përballuar rreziqet që janë si rezultat i krizës. Kjo është përkrahje e rëndësishme në kohë krize, aq më tepër që kushtet në të cilat sigurohen janë të favorshme dhe mundësojnë kursim për buxhetin tonë”, theksoi ministri i Financave Fatmir Besimi, i cili falënderoi BE-në dhe qytetarët e BE-së për solidaritetin e shprehur me vendin tonë.

Republika e Maqedonisë së Veriut në vitin 2020 dhe 2021 tashmë ka shfrytëzuar 160 milionë euro si përkrahje makrofinanciare nga BE-ja për ballafaqimin me pasojat e krizës COVID-19. Ky është instrumenti i BE-së që t’u ndihmohet vendeve për ta kthyer në gjendjen e qëndrueshme të jashtme financiare, duke stimuluar njëkohësisht rregullimet ekonomike dhe reformat strukturore.

Huaja e re në vlerë prej 100 milionë eurove do të tërhiqet në dy transhe, secila nga 50 milionë euro në periudhë prej dy viteve, përkatësisht në vitin 2024 dhe 2025.
Mundësia e shfrytëzimit të këtyre mjeteve është si plotësim i financimit të siguruar paraprakisht nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, i cili bazohet në politikëbërjen e mirëfilltë të zhvilluar nga vendi ynë. Mjetet janë konfirmim i përpjekjeve tona për realizimin e reformave, duke marrë parasysh se ndërlidhen me progresin e integrimit tonë evropian dhe me detyrimet ndaj FMN-së”, theksoi ministri Besimi.

Në Kuvend, krahas këtij Ligji të Huamarrjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut me hua nga Bashkimi Evropian mbi Marrëveshjen e Huasë për Përkrahje Makrofinanciare të Republikës së Maqedonisë së Veriut, janë miratuar edhe zgjidhje ligjore me të cilat sigurohen mjete të favorshme për ballafaqimin me pasojat e krizës nga Banka KFV, Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim – Banka Botërore dhe Fondi për Zhvillim Ndërkombëtar në kuadër të Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) sipas Marrëveshjes së Huasë për Programin e rezistencës dhe qëndrueshmërisë.

Nga Banka KfV sigurohen 90 milionë euro për tejkalimin e situatës së shkaktuar nga lufta në Ukrainë dhe kriza energjetike, për shkak të së cilës ka pasuar rritja e çmimeve të produkteve, si në botë ashtu edhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Fondi i Zhvillimit Ndërkombëtar në kuadër të OPEC-ut siguron 50 milionë euro mjete të favorshme të destinuara për përmirësimin e cilësisë së ofrimit të shërbimeve publike, vende pune më produktive në sektorin privat dhe rritjen e rezistencës klimatike.
Gjithashtu, 27.5 milionë euro janë siguruar nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim – Banka Botërore për vazhdimin e reformave të sistemit të mbrojtjes sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve.

Previous Post

Bexheti:Finalizohet edhe një projekt i shumëkërkuar

Next Post

Vrasja e Liridona Ademaj/Apeli lë në burg Naim Murselin, Granit Plavën dhe dy të dyshuarit e tjerë

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

17/05/2025
Next Post
Vrasja e Liridona Ademaj/Apeli lë në burg Naim Murselin, Granit Plavën dhe dy të dyshuarit e tjerë

Vrasja e Liridona Ademaj/Apeli lë në burg Naim Murselin, Granit Plavën dhe dy të dyshuarit e tjerë

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk