Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

MF: Në kohën e reformave më të mëdha në financat publike, ndërmarrim masat e nevojshme për ruajtjen dhe përforcimin e kapaciteteve kuadrovike në administratën publike

01/02/2023
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në kushtet e zbatimit të reformave më të rëndësishme në financat publike, të cilat janë parakusht për përshpejtimin e rritjes ekonomike, por edhe pjesë e rrugës sonë drejt Bashkimit Evropian, nevojitet që t’i përforcojmë kuadrot profesionale në Ministrinë e Financave që është institucion udhëheqës në sferën financiare.

Ne do t’i ndërmarrim të gjitha masat që përgjegjësia e lartë e të punësuarve të cilët menaxhojnë me miliarda euro të qytetarëve, si dhe me profesionalizëm, të vlerësohet siç duhet, theksoi ministri i Financave, Fatmir Besimi.

Besimi thekson se paga mesatare në Ministrinë e Financave është edhe dy herë më e ulët se paga mesatare në tërë sektorin e financave 49.800, ku në ministri është 26.000 denarë, ndërsa kur bëhet fjalë për pozitat drejtuese në sektorin e financave dhe në Ministrinë e Financave, ky proporcion është shumëherë më i lartë.

“Financat janë kruciale për çdo shoqëri, ndërsa Ministria e Financave është institucion qendror, që mundëson funksionimin normal të të gjitha institucioneve të tjera. Megjithatë, pavarësisht përgjegjësisë së madhe që rezulton nga kompetencat e Ministrisë së Financave, pagat e të punësuarve në Ministrinë e Financave janë më të ulëta se pagat e disa organeve të caktuara në përbërje të ministrisë, ndërsa paga mesatare në Ministrinë e Finacave është dy herë më e ulët në krahasim me pagën mesatare në tërë sektorin e financave dhe është në vlerë prej 26.000 denarëve.

Kur bëhet fjalë për pozicionet drejtuese në sektorin e financave dhe në Ministrinë e Financave, ky proporcion është disa herë më i lartë. Në kohën e reformave të mëdha në financat publike dhe harmnizimit me acquis të Bashkimit Evropian është e nevojshme që kuadri profesional të qëndrojë në institucion dhe të parandalohet largimi i tij, siç ka ndodhur gjatë viteve të fundit”, thotë Besimi.

Ministri i Financave theksoi se në këtë drejtim, me amendament në sistemin e ri të Ligjit të Buxheteve, të propozuar dhe të përkrahur nga deputetët e Kuvendit, synimi ishte që çështja të zgjidhet në drejtim të sigurimit të kushteve të përshtatshme dhe të drejta sipas përgjegjësive.

Por, për shkak se me këtë dispozitë të ligjit nuk mund të arrihet vetë qëllimi i ligjit, përkatësisht shpërblimi i të gjithë atyre që janë të përfshirë në përgatitjen dhe realizimin e buxhetit shtetëror, për shkak të pamundësisë së përcaktimit të specifikës së detyrave të punës dhe përgjegjësisë së veçantë, që janë si rezultat i vendit të punës, zbatimin do ta rregullojmë duke precizuar dispozitën e Ligjit të Buxheteve ose me vetë Ligjin e Sistemit të Pagave në Sektorin Publik, i cili është në fazën përfundimtare të përgatitjes, si zgjidhje sistematike në kuadër të sektorit publik.

Previous Post

Dokumentet e klasifikuara, FBI kontroll në shtëpinë e Biden

Next Post

Pse dëbimet nga Gjermania janë të vështira?

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

17/05/2025
Next Post

Pse dëbimet nga Gjermania janë të vështira?

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk