Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Biznes

MF: Metodologji e re për pëllogaritjen e tatimit të automjeteve do të ndikojë te automjetet luksoze, me fuqi më të madhe motorike, për shkak të nivelit të lartë të ndotjes

17/10/2023
MF: Metodologji e re për pëllogaritjen e tatimit të automjeteve do të ndikojë te automjetet luksoze, me fuqi më të madhe motorike, për shkak të nivelit të lartë të ndotjes
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme miratoi ndryshimet në Rregulloren për mënyrën e përllogaritjes së tatimit të automjete dhe vlerave të nevojshme për përllogaritjen e tatimit për automjetet për shkak të nevojës së aplikimit të metodologjisë së re për përllogaritjen e sasisë së shkarkimit të gazrave nga automjetet, e cila është në drejtim të mbrojtjes së mjedisit jetësor, përmbushjes së detyrimeve nga Marrëveshja klimatike e nënshkruar në Paris për uljen e emetimit të gazeve serrë neto, si dhe harmonizimin me standardet e reja të BE-së.

Metodologjia e re, e cila bazohet në matjen e emetimit të gazrave të shkarkimit CO2 në mjedisin jetësor, përfaqëson procedurën e harmonizuar globale për testimin e nivelit të emetimit të dioksidit të karbonit nga automjetet, e cila është në zbatim të detyrueshëm në BE për të gjitha automjetet e sapoprodhuara nga viti 2022 dhe e njëjta mundëson lidhje të drejtpërdrejt midis tatimit të automjeteve dhe eksternaliteteve negative të shkaktuara nga emetimet e CO2 të automjeteve.

Me përshkrimin e kësaj metodologjie, në Republikën e Maqedonisë së Veriut, mundësohet që automjetet e reja të tatimohen në mënyrë adekuate, sipas vlerave të emetimit mesatar të CO2 të shprehura në certifikatën e konformitetit për miratimin e automjetit nga BE-ja (Certifikata e konformitetit-COC ) sipas metodës WLTP.

Me zbatimin e koeficientëve të përcaktuar për përllogaritjen e komponentit specifik për CO2 të tatimit mbi automjetet, mundësohet tatimimi i përforcuar përmes tatimit mbi automjetet për ndotësit e mëdhenj, të cilët bëjnë pjesë në kategorinë e automjeteve luksoze të udhëtarëve ose automjeteve shumë të vjetra që janë më pak ekologjike në aspektin e ndotjes së mjedisit. Qëllimi është të inkurajohen qytetarët dhe kompanitë që të investojnë në blerejen e automjeteve që plotësojnë standardet më të larta ekologjike, pavarësisht nëse bëhet fjalë për blerjen e automjeteve të reja apo tashmë të përdorura, me ç’rast në këtë mënyrë do të kontribuohet në dekarbonizimin e transportit në vend dhe në uljen e ndotjes së ajrit.

Sipas të dhënave të cilat i disponon Drejtoria Doganore për importin e automjeteve të udhëtarëve në vend, Rregullorja e re nuk do të ketë ndikim financiar negativ te blerësit e veturave të reja, përveç veturave që bien në kategorinë e veturave luksoze etj., automjetet premium. Përkundrazi, pritet që Rregullorja e re të kryej presion në rënie ndaj çmimit të shitjeve të veturave të reja të kategorive të ulëta ose të mesme.

Sa i përket automjeteve të përdorura të udhëtarëve, mund të ketë ndikime fiskale negative edhe te automjetet e kategorive luksoze, si dhe te automjetet shumë të vjetra. Në të dyja rastet – gjatë blerjes së automjeteve të reja ose të përdorura, Rregullorja do të zbatohet ndaj vlerës së tatimit të automjeteve për automjetet që i përkasin grupit të ndotësve më të mëdhenj, të emetimit të lartë të gazrave të shkarkimit CO2 që importohen në vend në numër më të vogla.

Procesi i përgatitjes së ndryshimeve dhe plotësimeve në Rregullore u zhvillua në mënyrë transparente dhe inkluzive, duke zhvilluar konsultime me përfaqësuesit e Odave Ekonomike në vend, nga të cilët u shpreh përkrahje për miratimin e Rregullores së re për mënyrën e përllogaritjes së tatimit mbi automjetet dhe mbi vlerat e nevojshme për përllogaritjen e tatimit të automjeteve.

Previous Post

Mot vjeshte: Reshje shiu dhe borë në viset malore!

Next Post

Mesazhi i Asanit: Dua t’ju përqafoj të gjithëve, pa dashurinë tuaj s’do të kisha shënuar asnjë gol!

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

17/05/2025
Next Post
Mesazhi i Asanit: Dua t’ju përqafoj të gjithëve, pa dashurinë tuaj s’do të kisha shënuar asnjë gol!

Mesazhi i Asanit: Dua t’ju përqafoj të gjithëve, pa dashurinë tuaj s’do të kisha shënuar asnjë gol!

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk