Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

MF: Mbrojmë interesin e qytetarëve, u përcaktuan kostot maksimale për kreditë e shoqërive financiare

19/07/2023
MF: Mbrojmë interesin e qytetarëve, u përcaktuan kostot maksimale për kreditë e shoqërive financiare
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zgjidhja ligjore, që Ministria e Financave ka hartuar, synon mbrojtje më të madhe të qytetarëve që shfrytëzojnë shërbimet e shoqërive financiare dhe ka marrë dritë jeshile në Kuvendin e RMV-së.

Me këtë ligj, sigurohet mbrojtje më e madhe e qytetarëve shfrytëzues të shërbimeve të shoqërive financiare dhe rritje të besimit në shoqëritë financiare përmes përcaktimit të vlerës maksimale të të gjitha kostove lidhur me kredinë, shfyqëzimin e mundësisë për marrjen e kredisë për mbylljen e kredisë së maturuar paraprakisht në të njëjtën shoqëri financiare, shfyqëzimin e mundësisë ku shoqëritë tregtare që posedojnë lejen ose licencën sipas Ligjit të Lojërave të Fatit dhe Lojërave Argëtuese, të kenë mundësi të jenë ndërmjetësues kreditorë të shoqërisë financiare, përkatësisht të ofrojnë produkte kreditore.

Gjithashtu, sipas ndryshimeve ligjore, në të ardhmen shoqëria financiare nuk do të mund të lidhë marrëveshje për kredi konsumatore, nëse shpenzimet që nuk përfshihen në normën vjetore të kostove të përgjithshme kalojnë 60% të vlerës së kredisë së miratuar. Konkretisht, kompensimet i referohen të gjitha shpenzimeve që konsumatori i paguan ose ka detyrim t’i paguajë gjatë gjithë periudhës së vlefshmërisë së marrëveshjes, të cilat janë si rezultat ose janë në ndonjë mënyrë të lidhura me marrëveshjen e kredisë së konsumatorit ose shërbimet e lidhura me to, ndërsa ato nuk mund të jenë më shumë se principali i kredisë.

Shoqëritë financiare do të kenë detyrimin të krijojnë sistem të menaxhimit të rriskut të kredisë, që i referohet vlerësimit të aftësisë kreditore të klientit për të shlyer kredinë, si dhe vlerësimit të humbjes së shoqërisë financiare për shkak të pamundësisë së klientit për të shlyer detyrimet e tij në vlerën ose kushtet e dakorduara.

Ligji përforcon edhe mbikëqyrjen ndaj punës së shoqërive financiare, në shembullin e rregullatorëve të tjerë, për të cilat do të përshkruhet dhe miratohet rregullore e veçantë. Po ashtu, për mosrespektim të dispozitave ligjore janë paraparë edhe gjoba nga 8 mijë deri në 10 mijë euro.

Gjithashtu, ndryshimet përforcojnë kornizën rregullatore për punën e shoqërive financiare në tregun e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me qëllim që ato të përfaqësojnë institucione serioze financiare që ofrojnë alternativë ndaj bankave dhe jo vetëm shoqëritë që ofrojnë kredi afatshkurtëra për popullatën.

Ndryshimi më i rëndësishëm i referohet rritjes së vlerës së principalit bazë të themelimit të Shoqërisë financiare prej 100.000 euro në 500.000 euro, me ç’rast ai nuk mund të sigurohet nëpërmjet huasë apo kredisë. Ndryshimet ligjore përcaktojnë gjithashtu se, shoqërisë financiare do t’i merret licenca nëse në afat prej një viti i shqiptohen dy masa, përkatësisht gjobë ose ndalesë e përkohshme për kryerje e aktivitetit.

Ndryshimet në ligj lindën si nevojë për të përforcuar kërkesat dhe standardet rregullatore që duhet të plotësojnë shoqëritë financiare, numri i të cilave është rritur ndjeshëm, si dhe është rritur numri i shfrytëzuesve të kredive konsumatore që ato i japin.

Previous Post

Komuna e Gostivarit investoi mbi 100.000 euro në asete të reja të NP “Komunalec”

Next Post

Inteligjenca artificiale po kthen “në jetë” aktorët e famshëm që kanë vdekur

Related Posts

Maqedoni

Nënshkruhet Memorandum për bashkëpunim mes Ministrisë për Çështje Evropiane dhe Institutit për Demokraci “Societas Civilis” (IDSCS)

04/08/2025
Maqedoni

Fillon prishja e objektit të vjetër të Shkollës së Mesme Tekstile – hapet rruga për dy shkolla moderne në Tetovë

04/08/2025
Maqedoni

Rruga drejt grupeve të Champions, Shkëndija me fat në short

04/08/2025
Kosovë

Krasniqi reagon ndaj thirrjeve raciste për shqiptarët në RMV: Gjuha e urrejtjes, kundër vlerave demokratike

04/08/2025
Maqedoni

ASh Taravari: Përderisa e sulmon VMRO, e dimë që kryetari Arben Taravari është në rrugë të drejtë!

04/08/2025
Biznes

Do të ketë edhe subvencione për kondicionerë inverter, nga 1.000 denarë në muaj për energji elektrike për konsumatorët e cenueshëm

04/08/2025
Next Post
Inteligjenca artificiale po kthen “në jetë” aktorët e famshëm që kanë vdekur

Inteligjenca artificiale po kthen “në jetë” aktorët e famshëm që kanë vdekur

Nënshkruhet Memorandum për bashkëpunim mes Ministrisë për Çështje Evropiane dhe Institutit për Demokraci “Societas Civilis” (IDSCS)

04/08/2025

Fillon prishja e objektit të vjetër të Shkollës së Mesme Tekstile – hapet rruga për dy shkolla moderne në Tetovë

04/08/2025

Rruga drejt grupeve të Champions, Shkëndija me fat në short

04/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk